Mero Baze: Dy dëmet e verifikueshme të 'revolucionit' ndaj opozitës

Mero Baze: Dy dëmet e verifikueshme të 'revolucionit' ndaj opozitës

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Sondazhi i fundit i Euronews për garën e Tiranës tregojnë realisht dëmin që i ka bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta/j me revolucionin e tyre, opozitës. Shifrat 54 me 27 në favor të Veliaj, tregojnë se Sali Berisha ka përgjysmuar opozitën dhe ka dëmtuar kandidatin e tij Belind Këlliçi, i cili si për nga profili që ka natyrisht që duhet të kishte më shumë mbështetje.

Të dyja këto janë produktet më të dukshme të revolucionit të itj. Partia Demokratike ka një bazë elektorale të sigurt në Tiranë tek 40 deri 43 për qind, nëse i referohemi historisë së saj 30 vjeçare. Çuarja e kësaj shifre në 27 nga Sali Berisha dhe Ilir Meta/j, nuk tregon shkatërrimin e opozitës, por shkatërrimin e Berishës si lider opozita.  Kjo shifër tregon se kundërshtarët e Berishës kanë një hapësirë nga 15 deri në 20 për qind në Tiranë për të mbushur boshllëkun opozitar të prodhuar nga dyshja Berisha Meta/j

Pra nëse do të flasim për bilancin e parë dhe më të hidhur të revolucionit të Berishës, ai është ndarja e opozitës dhe përçarja e thellë e saj kundrejt Berishës. Një udhëheqës që ju turr partisë së tij si bishë, “në emër të bashkimit”, tani në prag të betejës së parë reale elektorale, provon se e ka përgjysmuar atë. Dhe do të mjaftonte vetëm ky fakt për ta konsideruar armik të egër të opozitës dhe aleat të madh të Edi Ramës.

Produkti i dytë i këtij revolucioni është dëmtimi i figurave që kandidojnë nën siglën e tij. Belind Këlliçi pa diskutim që do të kishte një rezultat tjetër dhe një perceptim tjetër në kryeqytet, nëse nuk do të ishte nën siglën e Sali Berishës. Shkuarja pas Berishës, me shpresë se do ti krijoj biografi të mirë për të ardhmen në fakt i dëmton të tashmen dhe të ardhmen . E njëjta gjë ndodh dhe me Carën në Durrës dhe Luçiano Boçin në Elbasan. Ata i janë bashkuar Berishës me arsyetimin banal se është më i forti, por në fakt, ai është më pak i mbështetur se vet ata brenda opozitës, sikur të mos ishte konteksti i konfliktit mes dy palëve.

Dhe mirë që i kanë dëmtuar, por tani dalin shpikin dhe sondazhe në faqet e tyre për ti vënë dhe në gjumë, që të vdesin të qetë. Si përfundim i gjithë revolucioni i Berishës dhe Metës/aj, deri më sot ka forcuar elektoratin abstenues të opozitës duke rritur potencialin e mbështetjes për kundërshtarët e tyre në opozitë dhe ka dëmtuar kandidatët e tyre që në kushte të tjera do të ishin shumë më të mbështetur. Nuk di se kush mund ti bëj më shumë dëm opozitës se sa kaq. Edi Rama ngjan dembel fare, para këtyre të dyve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit