Mero Baze: Faktet pse Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Gjicit

Mero Baze: Faktet pse Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Gjicit

Sali Berisha

Sali Berisha është në qendër të inskenimit dhe provokimit të skandalit seksual të Safet Gjicit. Kam parë personalisht fakte që tani janë në duart e grupit hetimor, të cilat implikojnë rëndë Sali Berishën qysh nga data 3 qershor, kur ka vendosur së bashku me vajzën e viktimizuar po prej tij, Alma Kaçi, fillimin e operacionit për inskenimin dhe provokimin e skandalit seksual.

Në datën 3 qershor Alma Kaçi ka qenë në zyrën e Sali Berishës vetëm për vetëm me të, për rreth gjysmë ore, dhe ka marrë përsipër realizmin e inskenimit dhe provokimit të skenës seksuale me Gjicin.

Sali Berisha i ka ngarkuar bashkëpunëtorit të tij në Kukës, që të marrë persiper financiarisht operacionin, por dhe të qenit tutor i vajzës në fjalë, pas operacionit.

Në datën 6 qershor Alma Kaçi ka shkuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, dhe ka realizuar sipas projektit paraprak gjithë skenën e provokimit, skenat seksuale dhe më pas ka bërë kërkesën banale për mundësinë e një tenderi, duke ju prezantuar nënkryetarit të Bashkisë me mbiemër tjetër.

Është interesante se si vajza me mbiemrin Kaçi i prezantohet atij me mbiemër tjetër. Kjo tregon se ajo nuk kishte shkuar për tender, por për provokimin e skenës seksuale.

Sapo del nga zyra vajza i raporton bashkëpunëtorit të Berishës dhe një prej njerëzve të SHISH në Kukës, i cili ka qenë tutori i saj kur ka qenë kryetar i SHISH në Durrës, në kohën e Visho Ajazit.

Regjistrimi nuk është bërë me çantë, siç pretendon vajza, por me një gotë të cilën e ka lënë në tavolinë në fund të sallës. Në një nga skenat pas aktit seksual, ajo shkon të pijë ujë me gotë dhe ka trazim figure.

Bashkëpunëtori i Berishës ka marrë menjëherë materialin e filmuar prej saj, pasi ka komunikuar me vajzën në fjalë. I ka thënë asaj që nuk të besoj që e ke regjistruar pa ma treguar. Vajza ja ka çuar materialin me USB dhe ai e ka filmuar atë nga ekrani, në pamundësi për ta kopjuar. I ka dhëne fillimisht vetëm 50 mijë lekë të vjetra për naftën deri në Kukës, me premtimin se të tjerat do t’i marrë më pas.

Pas kësaj, në datën 9 qershor vajza është rikthyer në zyrën e Sali Berishës. Bashkëpunëtori i Berishës i ka kërkuar asaj të shkojë tek Berisha dhe të dorëzojë materialin, pasi vetëm ai mund ta shpërndajë.

Berisha e ka marrë materialin dhe i ka kërkuar asaj t'ia çojë një emisioni invesitigativ me të cilin ajo bashkëpunonte, por edhe ka shprehur dyshimet e veta se ata mund të mos e transmetojnë, pasi janë shumë të afërt me Partinë Socialiste.

Ata i vendosën një afat vajzës deri të enjte, më 15 qershor. Në rast se emisioni nuk transmetohej, atëherë do të bëhej publike skena e seksit.

E gjendur në kushtet e marrjes peng prej Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Kukës, vajza është dorëzuar. Përpjekja për t’i nxjerrë gështenjat me duart e emisionit investigativ dështoi.

Të premte paradite, Berisha publikoi materialin ne grupe whatsapp-i dhe ne rrjete sociale, duke ua dhënë paraprakisht mediave te tij.

E vërteta është se kërkesa për tenderin është një inskenim banal, me emër të rremë, që nuk ka qenë prioritet i vajzës, por truku i saj. Prioritet ka qenë akti seksual, ku Safet Gjiçi është peshkuar dhe ka rënë në kurth.

Tani SPAK i ka të gjitha provat në tavolinë. Mund të kontrollojë mesazhet e Alma Kaçit me Sali Berishën dhe takimet e saj më 3 dhe 9 qershor në zyren e Sali Berishës, se shpjegojnë gjithçka. Nëse nuk i ka, mund të kërkojë burime të tjera se janë te ruajtura. Po ashtu mund të vërtetojë lehtësisht bashkëpunimin e Berishës me njerëzit e tij në Kukës, pasi të dy kanë qenë tutorë të vajzës në këtë histori. SHISH po ashtu duhet te nisë hetimin ndaj degës së Kukësit për përfshirje në këtë skandal.

Ky skandal nuk e shfajëson aspak Safet Gjicin, por tregon një lidhje të fortë të Sali Berishës me vajzën në fjalë. Madje në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 26/06/2023 13:37

    PA KANCERIN E SHQIPERISE ME EMRIN E BANDIT BERISHES KUSHEDI SI DO TE ISHTE VENDI JONE SOT...SHUME PERPARA NE TE GJITHA PIKAT

    Përgjigju
  • Per para: 21/06/2023 00:09

    O ymer. Vajza ngado qe ti kete marre udhezimet, e coi safetin tend ne burg jo sepse safeti e q...iu por sepse safeti i dha de facto tenderin e qenve dhe kushdo ta kete inskenuar nuk perben me shkelje per sa kohe peshku ka gelltit karremin.

    Përgjigju
  • valter: 20/06/2023 20:25

    Te perdor termin inskenim ne kete raste eshte tentim mashtrimi nga mercenari e Edi Rames,i njoftur per shkrime bajate te porositura kunder Berishes,ne video asnjehere nuk shikohet qe porno-star Safeti kundershton punen e vete,madje por tu ndier sa me mire kishte leshuer dhe muziken,dhe eshte genjeshter e legenit qe flet per inskenim kurkjo skena e porno filmave eshte e organizuar nga partia socjaliste dhe shoku Safet ne rradhe te pare.

    Përgjigju
  • 3D: 20/06/2023 19:17

    Sa ma shumë procese gjyqi aq ma largë dosja Berisha

    Përgjigju
    • Geri: 20/06/2023 22:04

      Pisllekun e karakterit te Berishes e verteton dhe montimi e shperndarje e nje video tjeter me abe te sherbetorit te tij B. Kasmi...nuk i ka mbetur gje tjeter veç te beje lufte me video porno.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë