Mero Baze: Gjithë strategjia e Kurtit paska qenë shpresa që Vuçiqi të mos e pranonte marrëveshjen...

Mero Baze: Gjithë strategjia e Kurtit paska qenë shpresa që Vuçiqi të mos e pranonte marrëveshjen...

Albin Kurti

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka informuar Këshillin Evropian në Bruksel se Kosova dhe Serbia janë pajtuar me atë që është publikuar si Marrëveshja e Ohrit dhe se të dy palët kanë rënë dakord se marrëveshja quhet e miratuar me deklaratën time.

Kjo është e vërteta zyrtare e Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja është e Bashkimit Evropian dhe SHBA dhe të zotët e marrëveshjes thonë që ajo quhet e pranuar nga të dy palët. Tani të dy palët duhet të zbatojnë anekset e saj, ku kryesore është që Kosova të formojë asosacionin, ndërsa Serbia të njohë dokumentet identifikuese të shtetit të Kosovës si pasaportat, ID, targat e veturave etj.

Marrëveshja vazhdon më tej me të gjithë problematikën mes dy vendeve.

Në fakt, ky është lajmi më i mirë për Kosovën këto kohë, pasi e nxjerr problemin e saj nga këneta ku ishte zhytur dialogu për vite të tëra pa asnjë rezultat.

Kryeministri Albin Kurti në fillim u duk i gëzuar që kishte pranuar marrëveshjen dhe vazhdon të thotë që e ka pranuar marrëveshjen, por këmbëngul që BE të dënojë Serbinë që nuk e ka pranuar.

Ndërkohë vet BE dhe SHBA thonë që po ashtu si Kurti, edhe Vuciqi e ka pranuar marrëveshjen dhe nuk ka kontestim për të, ndaj të dy palët duhet të fillojnë ta zbatojnë.

Në vend që Kurti të fillojë të zbatojë detyrimet e veta për marrëveshjen dhe të jetë në rregull me axhendën perëndimore për Kosovën, po kërkon anulimin e saj dhe dënimin e Vuciqit, që sipas tij nuk e ka firmosur.

Ky nervozizëm i tij pas beteje, tregon se ai ka shpresuar që marrëveshja nuk do të quhet e nënshkruar, dhe ka pranuar gjithçka nën shpresën që ajo nuk do të zbatohet.

Tani që BE e SHAB garanton se marrëveshja është pranuar nga të dy palët, nga Kosova dhe Serbia, dhe si garanci shërben deklarata e zotit Borrell për këtë gjë, Kurti është kujtuar se duhet të zbatojë realisht ato për të cilët është betuar se nuk do t’i bëjë kurrë dhe kërkon të anulohet procesi i konsiderimit të marrëveshjes si i miratuar.

Gjithë strategjia e Albin Kurtit paska qenë e mbështetur tek shpresa, se Serbia nuk do ta pranojë marrveshjen. 

Është miratuar apo jo marrëveshja, nuk është më as punë e Kurtit, as e Vuciqit, por e atyre që kanë bërë marrëveshjen. Për ta është miratuar. Tani pritet zbatimi i saj. 

Dhe Albin Kurti është i dënuar të bëjë detyrat e veta dhe jo të ankohet për detyrat e të tjerëve. Do të ishte fat për Kosovën që Vuciqi të mos e pranonte marrëveshjen, pasi do t’ia lehtësonte shumë punën Kosovës dhe do t'ia shpejtonte mbështetjen ndërkombëtare. Ndaj Kurti nuk ka pse bëhet nervoz duke bërë sikur Serbia nuk e pranon. 

Le të shpresojmë se Serbia nuk do ta zbatojë dhe do të ndëshkohet. Por që ajo të ndëshkohet, duhet që pala shqiptare të bëjë detyrat e veta dhe jo të shpikë gënjeshtrat e veta.

Kurti mund ta mundë Vuçiqin vetëm nëse vet është në rregull me Perëndimin, por jo ende pa nisur loja. Nxitimi i tij për ta konsideruar marrëveshjen të pamiratuar dhe këmbëngulja që para se të fillojë zbatimi, të dënohet Serbia, tregon se ai ka shpresuar që nuk do arrijë kurrë ai momenti kur do t’i duhet ta zbatojë. Në fakt ai ka arritur. Ai duhet ta zbatojë, ose të ndëshkohet. Vuçiqi po ashtu. 

Mund të gënjejnë lehtët dy popujt e tyre për t’u dukur patriotë, por marrëveshjen e kanë bërë me Bashkimin Evropian dhe SHBA. Ata nuk i gënjejnë dot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jotiii: 21/03/2023 20:26

    O mero gelbaza , e sheh qe sta rras kush askun hahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut