Mero Baze: 'Grushti' i vërtetë mbi Sali Berishën!

Mero Baze: 'Grushti' i vërtetë mbi Sali Berishën!

Sali Berisha

Sulmi fizik mbi Sali Berishën ishte ngjarja më e shëmtuar e ditës, e cila bëhet dhe më e dhimbshme kur mendon se është dhunë mbi një të moshuar në një aktivitet politik. Gjithçka tjetër përfshi emocionet politike rreth kësaj shëmtie nuk kanë të bëjnë me ndëshkimin e kulturës së dhunës, por me historinë e Sali Berishës dhe kulturën e dhunës së tij mbi kundërshtarët për të cilën nuk është sot dita për tu gjykuar.

Në karrierën e tij politike, Sali Berisha ka pasur ngjarje dhe më të rënda. Ndaj tij janë hedhur dy herë bomba në mitingje elektorale, dhe ai po ashtu ka kërcënuar me vdekje njerëz në mitingje elektorale si ai i Tropojës vetëm se i kanë prishur mitingun. Por kurrë nuk ka dashur të duket viktimë si sot. Arsyeja është se sot grushti i vërtet mbi të, nuk ishte ai gjesti i shëmtuar.

Sot Sali Berisha në të vërtet nuk është dëmtuar fizikisht nga grushti i një qytetari me çrregullime mendore, i fiksuar pas tij , por nga grushti që ka marrë përpjekja e tij e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga Samiti i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Grushti i parë i erdhi nga vet demokratët. Edhe pse polica u tregua shumë bujare me të, duke ja lënë Bulevardin të protestonte, ai nuk bëri dot bashkë as 1 mijë vetë, për ti bërë karshillëk Evropës. 

Së paku të kishte nxjerr në Bulevard 4 mijë votuesit e Belindit, do të ishte më i nderuar. 

Braktisja që Partia Demokratike i ka bërë sot Sali Berishës, tregon se atij ja kanë lexuar vet demokratët dëshirën për ti përdorur si mish për top përballë Perëndimit. Edhe pse thirrjet e tij egzaltuese për një javë të tërë bënin thirrje për miting madhështor, edhe pse gjithë shtypi sic e pohoi dhe vet u në dispozicion të protestës së tij, vetëm sa e zvogëloi atë, duke e katandisur si protestën më të vogël të historisë së PD ndonjëherë, madje dhe kur dilnin pas vitit 1997 çdo natë në bulevard. 

Dhe ky është një grusht që i dhemb shumë Sali Berishës.

Grushtin e dytë e mori nga vet liderët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Edhe pse qëllimi kryesor i protestës së tij ishte të tërhiqte vëmendjen e tyre dhe të kishte mundësinë të tregonte se ishte faktor, ai u shpërfill prej tyre dhe shtypit perëndimor në mënyrë shembullore, sikur të mos ekzistonte. 

Edhe pas aktit të shëmtuar të sulmit fizik mbi të, e cila nuk pse e lumturoi pa masë Ilir Metën, ndoshta se ju duk një rast për revansh, askush prej tyre nuk u emocionua të jepte një sinjal ngushëllues për të. Ai nuk arriti të tërheq vëmendjen e Samiti dhe as ta eklipsoj atë as me pjesëmarrjen skandaloze dhe as me sulmin skandaloz mbi të. Në fakt ai bëri gjithçka çfarë mund të bëj një njeri i dëshpëruar që të thyente murin e akullt që ata kanë ngritur për të, por nuk ja doli.

Dhe kjo i dhemb qindra herë më shumë se sulmi i shëmtuar fizik në surratin e tij.

Grushti i tret në opinion publik e mori pas sulmit të shëmtuar, kur ai u përpoq të manipulonte pistën e sulmit dhe bënte hetuesin e vetvetes duke shpifur, duke spekuluar me raportet mjekësore të agresorit dhe mbi të gjitha duke u përpjekur të vërë në qendër të sulmit Edi Ramën.

Në të vërtet kultura e tij e dhunës fliste para fakteve dhe logjikës me të cilën duhet të fliste ai si viktimë. Kur ia ka qenë në pushtet i ka bërë të gjitha këto. Duke filluar nga rrahja e Gramoz Pashkos dhe përdhunimi i familjarëve të tij më 1991, vetëm se ishte kritik i tij, e me radhë gjithë politikanët kundërshtarë me të në Partinë Demokratike, përfshi Eduard Selamin, Genc Pollon Bashkim Koplikun Dashamir Shehin, Prec Zogaj, Neritan Cekën, Arben Imamin, Edi Ramën, Bledi Gonxhen Skënder Gjinushin, Kastriot Islamin e parë, Ndre Legisin e deri tek dhuna e 8 janarit, mbi një grup kundërshtarësh në selinë e PD, ai e ka kthyer kulturën e dhunës politike në këtë vend si mjet lufte. Akoma më e rënd ka qenë kjo kur e ka përdorur dhe ndaj medias kritike me të, duke djegur redaksi, duke rrahur gazetarë dhe duke justifikuar dhunën, pa kërkuar kurrë ndjesë. 

Kur rrihte Nikoll Lesin thoshte ai nuk ka kërkuar hetim, kur rrihte Edi Ramën thoshte e kanë rrahur komshinjtë, kur më qëllonte mua shoqëruesi i gruas tij, thoshte “goja llap, kurrizi dap” pa kërkuar ndjesë. Thjesht ishte i gëzuar nga dhuna.

Është i vetmi politikan shqiptar që ka justifikuar dhunën pasi e ka ushtruar direkt me njerëzit e tij. Është i vetmi politikan që gjithmonë ka gjetur arsye për të qenë me dhunuesin dhe jo me të dhunuarit në 30 vite pluralizëm në Shqipëri. 

Ndaj dhe sot kur i ndodhi ajo ngjarje e shëmtuar, ai nuk kishte se si të mendonte ndryshe përveçse si Sali Berisha rrahës. Për këtë arsye ai akuzon Edi Ramën dhe Ardi Veliun(? Jo Rrumbullakun!) edhe pse thotë vet që “nuk kam asnjë fakt”. Por me logjikën e tij prej dhunuesi, natyrisht ata dalin fajtor.

Duke manipuluar faktet dhe duke mos e marrë aktin e shëmtuar ndaj tij ashtu siç është , si një sulm nga një i sëmure me të meta mendore, që gruan e dajës e ka pasur pastruese në shtëpi të tij, dhe që është i fiksuar që djali i saj mund të vdiste në Gërdec në biznesin e djalit Berishës, ai në të vërtet më shumë se sa bind qytetarët si viktimë, zgjon dyshime tek ata si manipulator, madje dhe inskenues. 

Dhe kjo jo se është e vërtet, por se një njeri që e pranon dhunën si mjet politik siç është Sali Berisha, nuk mund të pranoj dhe as ta dënoj dot dhunën dhe kur ajo vjen vërtet nga faktorë jo politik të shoqërisë, siç është një i sëmur mendor.

Vija ndarëse në këtë shoqëri është mes atyre që e pranojnë dhunën si mjet politik dhe që në krye të kësaj shkolle politike është Sali Berisha dhe gjithë të tjerëve që e dënojnë ata pa asnjë hezitim, dhe kur ndodh mbi Sali Berishën. Sot gjithë shoqëria dhe ata që e urrejnë Sali Berishën e dënojnë dhunën mbi të, jo se u dhimbset ai, por se  nuk e pranojnë dhunën si kulturë politike. Madje është kjo arsyeja pse kjo shoqëri e neverit Sali Berishën, si kultivues dhe ushtrues të dhunës politike.

Në gjithë fjalorin e tij politik ndaj kundërshtarëve apo kritikëve rrahja është institucioni më i lart poshtërues për të. E keni dëgjuar kur thotë, “do sulmojnë, ta marrim zvarrë”, “Do ti thyejmë brinjët”, “Do t'ia mbath nga sytë këmbët” etj. Në përfytyrimin e tij më egzaltues, është pamja e kundërshtarit që rrihet prej turmave të tij. 

Kurrë nuk kamë parë ndonjë mbështetës të tij që të mos lumturohet nga thirrjet për dhunë. Dhe sidomos nga dhuna në emër të pushtetit. Kërcënimet e tyre më të zjarrta janë se kur “të vijmë në pushtet do të rrahim”. 

Grushti i vërtet mbi fytyrën e tij sot nuk u dha nga ai i sëmuri mendor, por nga mendjet e shëndosha të demokratëve që e braktisën , nga liderët perëndimor që zbukuruan Tiranën dhe e bën atë për 24 orë kryeqytet të Evropës. Dhe mbi të gjitha nga dështimi për ta prishur imazhin këtij Samiti, me një ngjarje të shëmtuar.

Jetë të gjatë Sali Berisha, se askush nuk ka nevojë të të marrë jetën që të ndjehen të qetë politikisht. U mjafton historia jote të ndjejnë neveri për dhunën politike. Më së shumti ata duan të të shikojnë kështu rrugëve, të braktisur, të neveritur dhe mbi të gjitha të shfytyruar nga ideja që kundërshtarët e tu, nuk mendojnë si ty për dhunën fizike mbi politikanët. Pasi siç e thotë një proverb biblik, “kush sundon me shpatë, nga shpata do ta gjej”!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 07/12/2022 09:36

    Dhuna nuk eshte e pranueshme ne demokraci ndaj askujt,as ndaj Salihut qe vet e perdori disa here. Ajo ndodh dje,ka ndodhur disa here ne Shqqiperi, e kane perdorur lideret pozitare dhe opozitare si 21 Janari ne Tirane kur u vrane 4 demonatrues paqesor,Dje deshtoi sigurimi i Salihut! Ai nuk i9shte fare ne nivel,Doli i "nivelit" vetem te rrah banalisht,rrugaqerisht e te sulmoje si hijenat sulmuesin e Salihut, te turren e meshojne kush me cka kishte e sa mundte,Per te "mbuluar" deshtimin.Kjo ishte vertet shemti e neveritshme,Kjo iashte dhuna me banale qe mund te jete.

    Përgjigju
  • nena: 07/12/2022 05:51

    sa me shume grushta te tille popullor per saliun dhe ilirin o mero....hallall e pacin qumeshtin e nenes.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut