Mero Baze: Kontradikta e akuzës për katër ish drejtuesit e UÇK lidhur me 'Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’'

Mero Baze: Kontradikta e akuzës për katër ish drejtuesit e UÇK lidhur me 'Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’'

Foto nga seanca në Hagë

Ka një kontradiktë në formulimin e akuzës që Gjykata speciale ka lexuar sot ndaj katër drejtuesve madhorë të UÇK, një organizatë që mori përsipër rezistencën e armatosur të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998 1999.  
Në aktakuzë krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte – duke i cilësuar ata si një “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale’’, ndërsa gjatë gjithë ligjërimit të tij Prokurori i çështjes përpiqej të theksonte se katër drejtuesit e UÇK, akuzohen për veprimtarinë e tyre individuale kundër atyre që ata i kanë konsideruar bashkëpunëtorë të Serbisë në Kosovë dhe nuk kanë asgjë me UÇK. 

Konsiderimi “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale’’ është një ndëshkim i qartë për UÇK dhe historinë e saj, një ndëshkim i cili nuk qëndron as për shkak të historisë së UÇK as për faktet që mungojnë për ta ilustruar atë. 
UÇK nuk ka një ditë të caktuar të formimit të saj. Ende askush nuk kujton dot ndonjë datë, që këta të katërt, janë mbledhur e kanë krijuar UÇK, pasi në të vërtet nuk ka ndodhur. UÇK më shumë se sa organizatë, ishte një projekt për ti rezistuar terrorit serb, kur shpresat për ta zgjidhur çështjen e Kosovës në rrugë paqësore pas Daytonit u shuan.  

Katër ish drejtuesit e UÇK, kanë qenë veprimtarë politikë të një organizate politike të majt, LPK, e cila mbështeste luftën e armatosur dhe kur ajo ja nisi, ata ishin njerëz popullor, por jo autoritete ushtarake që drejtonin rezistencën. UÇK ishte një lëvizje e decentralizuar, që lindte e forcohej në çdo fshat, në çdo shtëpi në krahinë apo qytet ku Serbia bënte krime. Ajo ishte një akronim, me të cilën shqiptarët shpresonin dhe besonin se do të merrnin hak ndaj krimeve serbe mbi ta. I vetmi organizim shtetëror i Kosovës që ishte bërë gati të përdorej në rast lufte ishin Forcat e Armatsoura të Kosovës, financuar nga qeveria e Kosovës në egzil, ku ishte vetëm një bërthamë oficerësh shqiptarë të ish Jugosllavisë, por dhe ata ju bashkuan siglës së UCK dhe hyn në Kosovë me uniformat e tyre, pasi thjesht UCK nuk ishte një organizatë që nuk kishte dikush monopol mbi të.  

Shumica e shtabeve zonale u financua nga qeveria Bukoshi edhe pse shpesh ishte në armiqësi me ta, dhe nuk arritën të bien dakord për tu bashkuar nën një emblemë për shkak të ndarjeve politike. Pra protagonizmi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e të tjerëve mbi UÇK, ishte autoritet politik dhe jo ushtarak.  Ka pas plot projekte për të vendosur një kontroll politik mbi UCK nga ndërkombëtarët. Fillimisht SHBA u përpoq të bindte UCK të vendosej nën urdhrat e presidentit Rugova por dështoi.  

Pastaj në verën e vitit 1998,  Kristofer Hill, ambasadori i tanishëm i SHBA në Beograd, u përpoq të formote një qeveri të re në Kosovë me bazë të gjerë, madje propozuan dhe Mehmet Hajrizin si kryeministër, me shpresë se do ta pranonte dhe UCK, por dhe ai plan dështoi.  Më pas Adem Demaçi u shpall përfaqësues politik i UCK me seli në Prishtinë dhe ai filloi të fliste në emër të tyre. Por autoriteti i ti ra dhe gati u bë qesharak kur ai bashkë me Albin Kurtin si zëdhënës i tij, dolën më 2 Shkurt 1999, në një konferencë për shtyp dhe kundërshtuan nisjen e delegacionit në Rambuje, si tradhti ndaj Kosovës. Por nuk i pyeti askush nga UÇK dhe delegacioni shkoi në bisedime. Kjo tregoi se dhe ai ishte një përfaqësues fals i UÇK.  

Të vetmit njerëz që UÇK i pranoi për përfaqësues politik janë këta që sot janë në Hagë. Ata u bën njerëz popullor të saj por nuk ishin njerëz autoritarë që diktonin në terren. Shtabet ishin të decentralizuara dhe UÇK ishte një rezistencë e decentralizuar e cila ndihmohej nga të gjitha palët, nga qeveria Bukoshi, nga fondi “Vendlindja thërret” dhe fonde të tjera private mbare Evropës dhe ne SHBA, dhe në fund dhe nga NATO e SHBA. 

Konsideromi “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, është krejt i pabazë, pasi në të vërtet aty askush nuk ishte bashkë me dikë, por ishin të gjithë viktima të një terrori etnik dhe po rezistonin. Nga ana tjetër, prokuroria edhe ngre akuz për “Ndërmarrje të përbashkët kriminale”, edhe thotë që ndaj katër të akuzuarve ka akuza personale për eliminime kundërshtarësh politik. Akuzat për akte personale, mund të hetohen dhe të ballafaqohen në gjykatë. Çdo fakt që ekziston për krime për qëllime politike mund të hetohet. Por kjo nuk shkon në një gjatësi vale me akuzën për “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Ajo nuk mund të qëndroj bazuar në dyshimet se të katër këta ish drejtues politik të UÇK janë të përfshirë në akte personale që dyshohen se janë krime të orientuara politikisht. 

Është jo logjike të thuhet siç thotë prokurori, që akuza ndaj tyre nuk është akuzë ndaj UÇK dhe të lësh në fuqi vlerësimin për UÇK si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.  Së paku tek paragrafi 35 ky vlerësim duhet të bjerë. Pastaj akuzat personale është lehtë të hetohen, sidomos kur mendon se në zanafillë kanë shpikjen për trafikim organesh në një katund të Burrelit dhe Fushë Krujë, ku ska as ujë për dush, e jo salla operacioni. Por s'mund të ketë dhe përbetime që nuk e kemi me UÇK dhe nga ana tjetër të përshkruhet si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Është e vetmja gjë që nxjerr njerëzit në rrugë dhe në vend të paqes dhe qetësisë, që duhet të sjellë drejtësia për viktimat, sjellë probleme të reja. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi