Mero Baze: Kosova nuk duhet ta trajtojë betejën e Edi Ramës si betejë e një shoku të Hashim Thaçit

Mero Baze: Kosova nuk duhet ta trajtojë betejën e Edi Ramës si betejë e një shoku të Hashim Thaçit

Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Fjalimi i Edi Ramës në Nju Jork është një akt politik i Shqipërisë ndaj Kosovës. Shqipëria ka marrë përsipër në një moment të vështirë për Kosovën të demontojë një proces politik ndërkombëtar ndaj Kosovës, i cili nuk ka çuar ashtu siç pritej në zbardhjen e krimeve ndaj serbëve, por dhe në një degradim të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Fjalimi është një peshë e rëndë për Shqipërinë, sidomos po të shikoje përpjekjen e kryeministrit për ta ndërthurur “vënien në qoshe” të Kosovës përmes një procesi politik, në një botë të trazuar nga Rusia, ku ndarja lindje- perëndim kërkon vëmendje ndaj rreziqeve reale dhe jo atyre imagjinare, siç është shpikur rreziku nga komandantët e luftës në Kosovë.

Por sidoqoftë ai fjalim tani është një akt politik publik në emër të Shqipërisë. Është një akt që zgjon plot trazime dhe në Perëndim, ku askush nuk ka qejf të vënë në dyshim drejtësinë, po ashtu dhe kulisa diplomatike që kanë çuar tek ai proces.

Në këtë histori Shqipëria mund të krijojë plot hezitime tek partnerët evropianë dhe të krijojë probleme dhe në vet procesin aq shumë të mbështetur po nga Edi Rama, i quajtur “Ballkan i Hapur”.

Por kjo është pjesë e rreziqeve që ka çdo e vërtetë në Ballkan.

Ajo që bën përshtypje në këtë histori, është se beteja e Edi Ramës po përcillet në Kosovë si betejë e tij për Hashim Thaçin. Të vetmit që e kanë përshëndetur deri tani janë liderët e PDK në Kosovë, a thua se kryeministri i Shqipërisë po punon si zyrë avokatie për një klient të tij në Kosovë. Udhëheqësit kryesor të Kosovës, presidentja dhe kryeministri, thuajse e kanë injoruar Rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martin, duke e quajtur atë “pa vlerë juridike”, siç¸u shpreh presidentja Osmani.

Natyrisht pa vlerë juridike është dhe fjalimi i sotëm, pasi Shqipëria nuk vendos dot për fatet e botës, por mund të bëjë akte politike për të mbrojtur fatin e Kosovës.

Institucionet e Kosovës duhet të poziconohen rreth këtij akti politik, nëse duan edhe kundër, por nuk mund ta lënë Shqipërinë të vetme në një betejë për fatin e Kosovës, pasi kështu ajo mund të trajtohet nga kundërshtarët e Kosovës si betejë klienteliste e Edi Ramës për disa miq të tij politikanë të Kosovës.

Dhe kjo e rëndon dy herë Shqipërinë, një herë për peshën politike që merr fjalimi i Edi Ramës në Perëndim, dhe që natyrisht nuk janë gati ta duartrokasin, dhe një herë me shpërfilljen e atyre që duhet të mbanin këtë fjalim dhe Edi Rama t’i duartrokiste.

Mëritë personale, lufta politike dhe betejat për pushtet do jenë të përjetshme, por në sytë e botës lypset të jene në një gjatësi vale sa i përket çështjeve që dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

Degradimi i historisë me raportin e Dick Martit nuk është më një trillim. Raporti i tij po rezulton një trillim dhe kjo është një çështje që duhet mbrojtur.

Dhe fatkeqësisht në vend që Kosova të kërkonte mbrojtje nga Shqipëria për këtë çështje, tani jemi në fazën që Shqipëria po kërkon mbështetje nga Kosova për këtë çështje. Madje se disa udhëheqës të shtetit aty, duan ta trajtojnë këtë si aksion të Edi Ramës për shokun e tij Hashim Thaçi. Që në mendjen e tyre përkthehet për “armikun” e tyre.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr Shiko: 25/09/2022 19:01

    Shpallja e krereve te UCK si faktor do ndikonte qe Serbia te pretendonte per ta konsideruar shpalljen e pavarsis te Kosoves si te pavler dhe lufta qe eshte duke ber per mohimin e raportit famekeq eshte luft per shtetsi te Kosoves dhe te vlerave te UCK dhe gjithe kombetar .

    Përgjigju
  • Mala: 25/09/2022 09:16

    Jo te nje "shoku"-vellai,se po frigohemi nga Albini me thene vella.Rama ka obligim Kushtetues e kombetar te kujdeset e te flet,sic po kujdeset dhe po flet per gjitha hapesirat shqiptare dhe shqiparet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/09/2022 20:50

    Edvin shkjau shqipfolës e ka betej për Vucicin o shkurtpamës…!!!

    Përgjigju
    • Tironsi: 25/09/2022 00:43

      Arberor dhe Selim e paskeni trurin sa te zogut. Qenkeni antishqiptare te thekur.

    • Selim: 24/09/2022 21:23

      Nuk e kuptova mire cka ke shkrue. Po thu qe Rama kerkon te rrezoje raportin e Dick Martit per ti bere nder Vucicit?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër