Mero Baze: KQZ e ka detyrim ligjor të ndalojë përfshirjen e Berishës në fushatë

Mero Baze: KQZ e ka detyrim ligjor të ndalojë përfshirjen e Berishës në fushatë

Sali Berisha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rregjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” bazuar në ligjin që u njeh të drejtën e formimit të koalicioneve subjekteve politike të rregjistruara si të tilla. Për këtë arsye vendosi që koalicioni në fjalë të përbëhet nga LSI dhe PDK e Nard Ndokës.

Por në kërkesën për rregjistrimin e këtij koalicioni, ekziston një marrëveshje koalicioni në të cilën është si palë e ashtuquajtura PD (Komisioni i Rithemelimit), një subjekt ilegal i Sali Berishës.

KQZ ka marrë një vendim të drejtë, duke rregjistruar koalicionin e përbërë nga LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës, por KQZ duhet të hedhë hapin e dytë ligjor, atë të kërkesës për të depozituar pranë KQZ dhe marrëveshjen formale të koalicionit, të cilin e ka detyrim ligjor.

Aktualisht nuk ka një marrëveshje ligjore vetëm mes LSI dhe PDK, por ata mund ta depozitojnë atë dhe me vonesë duke e ribërë.

Ky është problemi teknik që duhet të zgjidhet.

Problemi politik që duhet të zgjidhet është që KQZ duhet t’i ndalojë Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit të marrin pjesë në fushatë elektorale, si subjekt zyrtar, pasi ata nuk janë pjesë e këtyre zgjedhjeve.

KQZ duhet të marrë vendim për këtë çështje. Ajo duhet të ndalojë jo vetëm pjesëmarrjen në fushatë të Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, por ndalimin e pasqyrimit të veprimtarisë së tyre në media për llogari të këtij koalicioni të rregjistruar, ku ata nuk bëjnë pjesë.

Kjo buron nga detyrimi që ka KQZ për të mbrojtur zgjedhësit nga çoroditja elektorale, pasi Sali Berisha nuk është pjesë e këtyre zgjedhjeve. Kandidatët që ai ka zgjedhur dhe ja ka dhënë hua Ilir Metës dhe Nard Ndokës janë një veprim në mirëbesim që ai kë bërë ndaj tyre, por jo ndaj zgjedhësve. Për zgjedhësit ata janë kandiatët e Ilir Metës dhe Nard Ndokës.

Duke qenë se marrëveshja e koalicionit është dokument zgjedhor, ajo nuk mund të rrijë e depozituar në KQZ ashtu siç është dorëzuar dhe akoma më shumë nuk mund të rrihet pa reaguar ndaj saj ligjërisht, duke ndaluar pjesëmarrjen në fushatë të Sali Berishës.

Ky është një detyrim ligjor formal i KQZ, të cilit Berisha duhet t’i nënshtrohet. Imazhi publik i këtij koalicioni është Ilir Meta dhe Nard Ndoka. Sali Berisha ka të drejtë të jetë vetëm votues i tij, por jo pjesë e fushatës.

Si votues i Ilir Metës dhe Nard Ndokës duhet respektuar. Le të zgjedhë kë të dojë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fari slabinja: 04/02/2022 21:37

    O z.Baze ! Salhe,Like e Ndokë më mirë të dalin të tre në fushatë nën siglën bordello e lirisë si për herë të fundit se në fund të gjatin e të gjatit do hanë të tre këta trimat e halesë të lirisë.

    Përgjigju
  • Leonard: 04/02/2022 19:41

    O Mero na hape barkun deri dje mburrje saliun tani qe u prishe e shan.nga ta hedhin kocken vete ti

    Përgjigju
  • Yjfj: 04/02/2022 19:00

    Hajde logjike moniste hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë