Mero Baze: 'Kurum'-i i shpartallon opozitës, kauzën e mbetjeve toksike

Mero Baze: 'Kurum'-i i shpartallon opozitës, kauzën e mbetjeve toksike

Sali Berisha

Ka një konfuzion brenda opozitës se si të sillen me skandalin e mbetjeve toksike të mbetura në det të hapur, tani që skandali u bë publik dhe që operatori përgjegjës duket qartazi me prova shkencore që është kompania “Kurum” dhe partnerët e saj, që duket që kanë krijuar këtë shteg abuzimi me ligjet.

I pari që e braktisi frontin e luftës ishte Berisha, i cili ditën e parë e nisi revolucionin me një ekran gjigand ku publikonte deklaratat e “Kurum” kundër qeverisë për rastin dhe sot e përfundoi duke mbrojtur “Kurum”-in nga sqarimet e qeverisë. 

Gazment Bardhi po ashtu e nisi me shumë vrull, këkrkoi komision hetimor, por pastaj u kujtua që një nga shefat e fushatë s së tij është administrator i “Kurum”, dhe sikur e harroi dhe ai.

Bujar Leskaj që e pa që këta po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek “Kurum”, është treguar i vëmendshëm në këtë rast dhe i ka futur një fletërrufe qeverisë, duke bërë edhe sikur nuk e di ça problemi ka me “Kurum”. Me këtë rast ka shpresë që dhe mund ta sqarojnë.

Edhe Tritan Shehu që e ka zanat rolin e shejtan budallait, lëshon nga një deklaratë pa adresë që ta “sqarojnë” dhe atë.

Gjithë beteja tani ka ngelur në dorë të aktorëve periferikë të opozitës që thonë gjëra të përgjithshme, të tipit “jemi vend mafioz”, “jemi eksportues plehrash” etj. Gjithmonë pa folur për “Kurum”.

Dhe i gjithë është një siklet i shkaktuar nga nxitimi i ditës së parë. Nuk është se këtu nuk ka vend për betejë politike, edhe pse është “Kurum”-i autor. Opozita mund të kërkojë plot gjëra në këtë drejtim, si ka qenë kjo praktikë më parë, si janë ekspertuar dherat, çpo bëhet me hetimin, cila është përgjegjësia e agjencive ligj zbatuese etj.

Por të gjitha këto janë harruar. Dhe arsyeja është konkrete.

Kryetari real i PD tani nuk është Sali Berisha, por Shkëlzen Berisha. Ai e mban në këmbë PD, ai e paguan, ai bën mitingjet çdo ditë dhe i paguan, dhe atij i kanë mbetur shumë pak sponsorë si “Kurum”, me të cilin ka lidh vëllazëri me zinxhirin e katër hidrocentraleve më 2013, që i blenë me lekët e prapambetura të TVSH së “Kurum”-it.

Gjithë kush paguhet në PD dhe ka punë konkrete të varur prej tij natyrisht nuk mund të flasi dot për “Kurum”. Kanë leje vetëm të thonë që kompanisë “Sokoloj” i ka dhënë leje eksporti ministria e Kumbaros. 

Po patjetër i ka dhënë, ndaj dhe është përgjegjëse si partnere e “Kurum”-it në këtë histori. Se leja jepet që të jetë e qartë përgjegjësia. 

Sonte në mbrëmje Berisha majë penxheres, dukej i tërbuar pse faji ju la “Kurum”-it dhe po përpiqej të shpikte procedura që të provonte se kishte dhe qeveria faj për dhënien e autorizimit për lëndët toksike.

Problemi është siç e thotë dhe “Kurum”, në deklaratën e tij, që ato nuk janë deklaruar lëndë toksike, por dhera të parrezikshëm. Dhe këtu qëndron gjithë problemi i mashtrimit të “Kurum”. 

Puna është si tek ai skeçi i Canes, të cilit i vodhën lopën: Po ai që vodhi lopën o Cane nuk ka faje fare?

Dhe ai është “Kurum” në këtë rast./Tema/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 25/08/2024 13:15

    Mero i paska gjetur autoret. Kutumin. Ndersa dy binat e Rames ne dheklaraten e tyre menderojne qe po presin hetimet dhe ftojne publikun, duke akuzuar medhiatoret qe sduan te miren, si rasti i Meros qe "nuk pret hetimin" si te paudhe. Ah Mero i paudhi!

    Përgjigju
    • Beso: 25/08/2024 18:34

      Për "Kurum" ka të drejtë ??? Nëse po,mbyll gojën. ..

  • MISHA: 25/08/2024 13:14

    O lodhe Mero! U lodhe! Fillo , te cfletosh artikujt e tu te pas 90.Do te shohesh , qe ke ndryshuar, jo pak...Qe, mbas 90, ky popull " i kuq" eshte vjedhur, kjo nuk ka nevoje per komentet e tuaja...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion