Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar

Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar

Dashamir Shehi

Dashamir Shehi ka bërë thirrje që të gjitha partitë opozitare, që e ndiejnë veten të ndara nga dyshja Berisha-Meta, të bashkohen në një listë për zgjedhjet e 11 Majit, me qëllim që t’i japin shans opozitës së re të jetë në parlament.

Shehi, i cili duket se deri tani ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit me Alibeajn, kërkon një format të ri të bashkimit të opozitës, që tejkalon pozicionet politike të grupimeve të reja dhe kërkon që ato të bashkohen taktikisht si një opozitë e re.

Teknikisht, partitë e bashkuara në një listë mund të shmangin problemin e listës së mbyllur; secili drejtues partie vendos emrin në listën e hapur dhe bën betejë për emrin e tij. Në këtë mënyrë, ata mund të shmangin rivalitetet për vendet në lista dhe të shmangin debatin rreth delireve për rezultatin e pritshëm.

Bashkimi në një listë ka disa të mira:

Së pari shmang përçarjen e opozitës së re

Deri tani, përçarja është defekti më i madh i saj. Gjuha toksike kundër njëri-tjetrit dhe akuzat banale i bëjnë ata të bezdisshëm për opinionin publik. Duke qenë në një listë, këto debate mbyllen dhe energjitë përqendrohen te suksesi i listës.

Unifikon qëndrimin e tyre

Duke u bashkuar në një listë, ata mbajnë një pozicion të përbashkët si kundër qeverisë, ashtu edhe kundër dyshes Berisha-Meta, që përfaqësojnë opozitën anti-perëndimore të Shqipërisë. Kjo u jep shansin të thithin çdo votë të mërzitur opozitare, e cila refuzon dyshen Berisha-Meta.

Zhvlerëson monopolin e pretenduar të Berishës

Një koalicion i gjerë i partive të reja opozitare zbërthen retorikën e Berishës për “monopolin e opozitës” që ai pretendon se ka, duke rrëmbyer vulën e PD-së. Vetëm ideja e bashkimit të gjithë partive në një listë e zhvlerëson automatikisht këtë gënjeshtër.

Kultivon ndjenjën e bashkëpunimit

Një listë e përbashkët opozitare shmang papjekuritë politike të aktorëve të rinj, të cilët në shumë deklarata dhe premtime sillen si parti anti-sistem, jo si forca të reja politike me objektiva serioze. Duke qenë bashkë, ulin egot personale dhe fokusohen në programe më serioze.

Lehtëson administrimin e procesit zgjedhor

Infrastruktura e votimit në Shqipëri është një sfidë më vete. Energjetika e harxhuar nga secila parti e vogël, po të dalin veçmas, shkon dëm, pasi nuk arrijnë të gjejnë njerëz të mjaftueshëm për infrastrukturën e ditës së votimit. Të gjithë bashkë do ta kenë më të lehtë këtë histori.

Duhet pasur parasysh se, pavarësisht hapësirës që kanë në media dhe rrjetet sociale, dy javët e fundit të fushatës votuesi shqiptar priret nga partitë tradicionale, dhe vëmendja për partitë e reja tretet përballë presionit të tyre. Duke qenë të gjithë në një listë, mund t’i rezistojnë më shumë këtij presioni dhe mund t’i mbijetojnë fushatës.

Mbi të gjitha, bashkimi dëshmon pjekuri politike, meqenëse asnjëri prej tyre nuk është më i shquar se tjetri (përveç ndonjërit që vuan nga deliri i madhështisë ende pa u provuar).

Nuk di sa do të mund të realizohet, por e sigurt është që as Berisha e Meta dhe as Rama nuk i duan bashkë. Ndaj, nëse nuk ia dalin të bëhen bashkë, të mos thonë pastaj se janë kundër dy të mëdhenjve. Ata i duan kështu siç janë: copa-copa.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton Fadil Gjoleka: 19/01/2025 08:40

    O Mero Baze po ça opozite e re serjoze me pijanec si Dash mre jahu i dopjo. Po jo mor burr nuk bohet opozita me xhaketa tē vjetra tē kthyme. Jo duhen vetēm rini figura tē reja tē pa konsumuar. Sbohet shqipria me wc si sali bajga e pijanec si Dashi Havas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nesër ceremonia e inaugurimit brenda Kapitol si Regan para 40 vitesh! Do betohet me Biblën e nënës së tij

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nesër ceremonia e inaugurimit brenda Kapitol si Regan para 40 vitesh! Do betohet me Biblën e nënës së tij