Zgjedhjet e reja për kreun e SPAK, vazhdojnë ta turbullojnë Sali Berishën. Për më tepër dita-ditës e turbullon ideja që kandidati fitues ka pasur mbështetjen e SHBA. Kjo u duket fitorja më e hidhur në Shqipëri.
Dhe sot kishte vendosur ta lehtësonte dhimbjen. Kishte shpikur se edhe pse “guvernatorja” Kim, u përfshi brutalisht në garë, ajo nuk fitoi dot, por e ndihmuan lufta e klaneve brenda socialistëve. D.m.th. ja atribuon fitoren e Dumanit, luftës brenda socialistëve, të cilët kanë çuar votat tek Dumani kundër Edi Ramës.
E gjithë kjo nuk vlen si fakt, por vlen si dëshirë e Berishës. Dhe dëshira e tij është që të mos përjetësohet në kujtesën e shqiptarëve se ambasadorja e SHBA ka fituar një betejë publike në Shqipëri. Kjo jo vetëm e shqetëson, pro i duket njëmijë herë më e keqe se sa një fitore e Edi Ramës.
Është kjo arsyeja që ai po përpiqet tani ta rindërtojë garën brenda SPAK, jo si një garë mes ambasadore së SHBA dhe preferencave të krahut qeveritar, por si luftë brenda llojit. Në këtë gjendje psikologjike të rënduar që është, është gati ta quajë fitore të Edi Ramës, Erion Veliajt, Fatmir Xhafës a kujtdo tjetër , përveçse mos ta quaj fitore të Yuri Kim.
Ideja se SHBA ka autoritet mbi atë institucion, e lë pa gjumë dhe e bën shumë herë më të mërzitur se Edi Ramën, të cilin e quan të humbur në atë betejë.
Vetë Rama nuk dukej i mërzitur pas garës. Përveç Berishës, të gjithë e uruan. Berisha nuk e uronte dot si fitues i SHBA në Tiranë. Ndaj ka filluar ta ndryshojë interpretimn duke e quajtur fitues nga lufta brenda socialistëve, që të ketë mundësi të interpretojë nesër si luftë klanesh, çdo arrestim apo goditje të SPAK nga krahu qeveritar. Nuk i bën zemra t'i quajë fitore të SPAK, apo Yuri Kim dhe ato. Më mirë të jenë fitore të socialistëve se të SHBA!
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Çudit aleati i Berishës, Selami Jenishehri ankimon në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021! Ja kur hidhet shorti
13 Mars, 18:14
-
Përçarja e PD/ Rudina Hajdari e thotë qartë: Pse nuk jam në listë? Sepse i kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër dhe që të garonte një ekip i pakorruptuar!
13 Mars, 17:58
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
para votimit per kreun e SPAK ,Sala tha qe Edi Rama donte "xholin" dhe ai nuk u votua (MORI 1 VOTE) Besoj se e beri kete se pikerisht per Xholin se nuk e donte vete. Edi rama uroi kreun edhe pse nuk fitoi "Xholi" i tij Sala perseri nuk uroi Dumanin...mund te ma shpjegoje njeri lojen qe luan SB????????
Përgjigju