Mero Baze: Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviçin

Mero Baze: Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviçin

Albin Kurti

Viola Von Cramon, eurodeputetja që njihet si një nga mbështetëset e mëdha të Kosovës u filmua duke u përballur me policinë e Kosovës që ka rrethuar godinat e komunave në Veri të Kosovës duke I pyetur “Çfarë dreqin bëni këtu”? 

Skena e saj duke folur me policin shqiptar të Kosovës ka ngjallur debate të mëdha në Kosovë dhe siç mund te kuptohet ka mobilizuar trushpëlarët e Albin Kurtit ta anatemonojnë atë si antishqiptare. Në të vërtet pyetja e sinqertë  e eurodeputetes Von Cramon, duhet të jetë pyetja që çdo politikan I përgjegjshëm I Kosovës duhet ti bëj sot vetes para se të flas dhe të marrë qëndrim për atë që ndodh në veri. 

Dhe këtu e kam fjalën për politikanët e opozitës në Kosovë, ata që të kompleksuar nga “patriotizmi” I Albin Kurtit nuk kanë asnjë qëndrim serioz që të ngjall besim në Perëndim se Kosova nuk është në duar të aventurierëve por ka njerëz që dinë ti dalin zot asaj si shtet demokratik properëndimor, arsye për të cilën është krijuar nga Perëndimi. 

Disa gjëra duhen thënë hapur dhe pa asnjë kompleks. E para që duhet thënë është se kryetarët shqiptarë të Komunave në Veri, nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit në Veri të Kosovës që është shumicë serbe dhe janë të zgjedhur nga një pakicë që përbën 3 për qind të listës së votuesve.  

Thjeshtë janë kukullat e Albin Kurtit që po përdoren  për të destabilizuar Kosovën. Ata mund të shërbejnë si persona teknikë deri në bërjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe palën serbe, duke I qetësuar ata se shqiptarët nuk po shkojnë aty si pushtues, por si mbartës të një procesi teknik të krijuar nga anomalitë politike. 

Opozita duhet ta artikulojë qartë këtë qëndrim, ndryshe është bashkëfajtore në atë që ndodh në Veri.  Së dyti duhet kuptuar qart se Kosova mund të mbijetoj vetëm si shtet demokratik dhe jo si shtet represiv sidomos në raport me pakicat. Demokracia është embrioni I shtetit të ri të Kosovës dhe jo nacionalkomunizmi I Albin Kurtit. 

Në Mars të vitit 1989, Kur Serbia po I hiqte dhe atë pak autonomi që i kishte mbetur Kosovës, Ibrahim Rugova në atë kohë shkrimtar I paangazhuar në poltikë, I tha shtypit perëndimor se këta që po vendosin, nuk e përfaqësojnë Kosovën dhe ne nuk do ti konsiderojmë. Ne do ta zgjidhim problemin tonë përmes demokracisë dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve në demokraci. 

Duket si një fjali e thjeshtë e thënë në fund të komunizmit jugosllav, por në fakt orientimi I Kosovës drejt demokracisë dhe përfaqësimi politik I shqiptarëve përmes LDK u njoh nga Perëndimi për dhjet vite resht edhe pse nuk u njoh shteti I Kosovës deri sa ja dolën në vitin 1999. 

Albin Kurti dhe asnjë politikan në Kosovë nuk mund tua emëroj serbëve përfaqësuesit në pushtetin vendor. Ata mund të caktojnë persona teknik, mund të bëjnë marrëveshje politike për të tejkaluar krizat e besimit, por nuk mund të ruaj kryetarët nga populli, me policë.  

Policia nuk është për të ruajtur kukullat e Albin Kurtit por rendin dhe qetësinë në Kosovë. Veriu kërkon zgjidhje politike një orë e më parë dhe jo zgjidhje policore. Dhe zgjidhja politike vjen nga krijimi I një klime besimi mes dy palëve për të shkuar drejt marrëveshjes finale dhe jo duke shkuar drejt luftës finale. Kosova ose e fiton këtë beteje si shtet demokratik, ose humbet dhe shtetin e saj. 
Së fundmi duhet të jetë e qartë se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë themeluesit e shtetit të Kosovës, mbrojtësit e saj  dhe mbi të gjitha të vetmit që po luftojnë për mbijetesën e Kosovës në këto ditë të vështira. Ata nuk duhen lënë vetëm.  

Krekosjet e Albin Kurtit dhe çetave trushpëlara të tij, nuk I hyjnë në punë njeriu. Ato janë më zi se çetat pa tru të Milosheviqit me ndryshimin se janë trima vetëm me fjalë, pasi ata të Milosheviqit edhe të vrisnin.  
Opozita në Kosovë duhet të dëshmoj se Kosova është një projekt serioz shtetëror, dhe se do të jetë një shtet demokratik, bazuar në standardet e perëndimit. Duket se liderët e opozitës janë të kompleksuar dhe pse jo të frustruar politikisht nga ideja se Kurti mund të bëhet njeri popullor si zjarrvënës. Është një iluzion nga I cili duhet të çlirohen. 

Albin Kurti më shumë se Kosovën do karrigen e tij dhe ka për ti turpëruar këta liderët e opozitës kur pas këtij inskenimi lufte në veri, të ulet e tu jap serbëve me shumë se sa kërkojnë, vetëm të siguroj karrigen e vet. Ai është një aventurier që krijoi një teatër lufte, vetëm e vetëm që të jetë ai I vetmi me të cilin të bisedohet. Ai thjesht do të justifikoj pazarin që do bëj me serbët në fund, pasi po ja bën deri në fund nderin Aleksandër Vuçiq, të cilit po I gjendet pranë në ditë të vështira si president i akuzuar për një sër skandalesh. 

Ndërkohë deri atëherë ai mund ta dëmtoj Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, mund të thyej besimin e perëndimit tek ajo, mund të anuloj liberalizmin e vizave, dhe hapa të tjerë prapa. Për të kompensuar këto do ti duhet pastaj të lëshojë jo vetëm godinat në Veri të Kosovës por dhe selinë në mes të Prishtinës. 

Ndaj tij duhet qëndruar sot si opozitë properëndimore çka është në të vërtet identiteti shtetëror i Kosovës. Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviqin e Serbisë. Milosheviqi ynë nuk e ngjall dot më. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 30/05/2023 11:08

    Ça mbjellë e korrë sa lufton aq fiton në Kosovë vetëm 30 % e popullit u angazha në çlirimin e saj kurse 70% ishte kundër sakrificës për liri dhe frenuesit kryesorë në mobilizimin e shqiptarëve në ish Jugosllavi për të jetuar në liri dhe të barabartë dhe një nga ata që edhe sotë mbështeste politikën e shkluqjes në bythë dmth neve ndejmë e flejmë e tjerët të vinë të vriten për mua dhe pastaj unë të hipi në fronë kështu e deshti Kosova dhe kështu e ka situatën

    Përgjigju
  • vlonjati: 30/05/2023 09:32

    Besoj qe ju kujtohen zgjedhjet e 2019 tek ne dhe Rama dhe OSBE-ja i njohen megjithese nuk votuan me shume se 15%, kurse sot i bejne thirrje kosovareve qe nuk duhet te futen ne shtepine e tyre pa lejen e Vuciqit.

    Përgjigju
  • Gaci: 30/05/2023 07:31

    Po sikur serbet i bojkotuan zgjedhjet? Pra nuk morren pjese ne to. Si mund te kryen zgjedhje te reja kur nje pale refuzon?

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/05/2023 06:09

    Vullnetin e cilit populli e ke fjalèn more Ymer,,kur bèn llogarira me hamendèsime prej 3% qè paskan votuar nè veri? Serbèt, nuk u privuan nga e drejta e zgjedhjes. Ata, vendosèn pèr tè kundèrtèn sepse dikush nè Beograd, i kish bèrè llogaritè pa hanxhinè. Tani qè po shohin se gjithçka po u del nga duart,,,edhe simbolet e Serbisè nga ndèrtesat biles,,,tani hedhin vallen e ujqve tè tredhur,,,bashkè me Edi Ramèn dhe Ymerèt e tij. Njè politikan si Albin Kurti,,nuk ka pasur skena shqiptare. Ai, èshtè jo vetèm problem i pazgjidhur i serbève sepse qèndron i palèkundur nè atè pozicion qè duhet tè jetè dikush nè atè zyrè. Ai, nuk shantazhohet dot nga askush, sepse NUK VJEDH,,NUK KA VESE DROGAXHINJSH,,,NUK KA GJYSMÈN E KABINETIT MINISTROR NÈ BURG PÈR HAJDUTÈRI. Kaq e thjeshtè èshtè. E sa pèr atè llogarinè e votave nè veri,,,le ta shtrojmè pyetjen ndryshe? Cilin vullnet politik pèrfaqèson Edi Rama? Atè tè 50% tè popullsisè sè degdisur rrugève tè botès,,,QÈ NUK KA TÈ DREJTÈ VOTE? Apo tè atyre 25% brènda vèndit qè nuk votuan fare? Mbeten 25% tè tjerè. Nga ato vota,,,diçka mè shumè se gjysma paska shkuar pèr Ramèn. Kaposhi njè thelè, Ymer? Shumica, pakica, batica, Jorgjica. Ju qè e kini mè kollaj tè bèni avokatin e Vuçiç sesa atè qè èshtè morale, mbrojtjen e interesit kombètar,,jini njè zgjatim i asaj qè historia shqiptare,,ka patur nè histori. Njèra palè ishte KOMBÈTARE,,,tjetra ZUZARE qè kènaqej me mullixhinè serb apo grek. Asgjè nuk ka ndryshuar. Ndaj jetojmè nè 5 shtete dhe jemi i vetmi komb, qè kufizohet me shqiptarè,,,nè çdo drejtim qè kèrkon tè shohèsh.

    Përgjigju
  • Dice: 30/05/2023 00:27

    "Pas një loje në vitin 1988, tha B., ai dhe grupi i tij dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ata shkuan “për të gjuajtur” shqiptarët në Beograd pas një loje, me shpresën se do të thyenin disa dyqane dhe t'u jepnin një mësim shqiptarëve. Ata përfunduan në një sherr në rrugë. “Presidenti Vuçiq ishte gjithashtu në këtë”, tha B.. "Dhe duhet t'ju them, nuk më pëlqen tani, por ai ishte trim, trim në luftë." (Zëdhënësit e Vuçiqit nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura për koment.)" "Nëse stadiumi i futbollit formësoi karakterin e Vuçiqit, lufta ishte vendi ku ai mësoi politikën. I sapo mbaruar shkollën juridike në vitin 1991, ai u bë nxënës pranë një politikani serb të ekstremit të djathtë të quajtur Vojisllav Sheshel. Ishte në të njëjtin vit kur Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë e tyre, duke shkaktuar konflikte të përhershme dhe brutale që do ta copëtonin Jugosllavinë në shtete. Shesheli, një ithtar i spastrimit etnik, ishte një fletë e dobishme për Millosheviçin, i cili mund ta tregonte atë si provë se disa serbë ishin edhe më ekstremë se ai. Partia Radikale e Sheshelj rekrutoi një milici që u bë e njohur për tërbimet e saj në Serbi, Bosnje dhe Kroacinë lindore, ku ata grabitën, torturuan, vranë dhe dëbuan civilë joserbë. Shesheli një herë tha se njerëzit e tij do të përdornin lugë të ndryshkur për të hequr sytë e armiqve të tyre, megjithëse më vonë ai pretendoi se ky ishte humor i zi. Vuçiq ishte një mbështetës entuziast i partisë së Sheshelit dhe ai shpejt u bë anëtari më i ri i Parlamentit të Serbisë. Në vitin 1995, disa ditë pas masakrës së gati 8,000 myslimanëve boshnjakë rreth Srebrenicës, Vuçiç mbajti një fjalim në të cilin deklaroi: "Nëse na bombardoni, nëse vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë". Në dekadat që nga ajo kohë, Vuçiç nuk ka kërkuar kurrë falje plotësisht për krimet e kryera në emër të Serbisë apo për retorikën e tij. Ai i ka trajtuar si heronj disa kriminelë të dënuar lufte në lirimin e tyre nga burgjet jashtë vendit. Në vitin 1998, Vuçiq u bë ministër i informacionit nën Millosheviçin, pozicioni i tij i parë i pushtetit real. Ai kryesoi një goditje historike ndaj shtypit, duke vendosur gjoba të mëdha për organizatat që kritikonin qeverinë. Ishte fillimi i një preokupimi me median që do të ndihmonte në përcaktimin e karrierës politike të Vuçiqit." https://pulitzercenter.org/stories/president-soccer-hooligans-and-underworld-house-horrors?fbclid=IwAR0VQrMg9QknbrWuUAc9W1Tb_uw4X3ODnNGk8zoOpOU6vvvsK6rW_EkPg-Q

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot