Mero Baze: Në pritje për një 'amnisti' për patatet e Shishtavecit

Mero Baze: Në pritje për një 'amnisti' për patatet e Shishtavecit

Flamuri shqiptar dhe kosovar

Për të kuptuar sa të ngrira janë raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës këto 22 vite të lirisë së saj, mjafton deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama që premton se do të heq tarifat doganore me Kosovën. Në pamje të parë duket një sakrificë e madhe e kryeministrit, por realisht është vetëm një segment i mallrave ushqimorë që importohen nga Kosova . Ato kanë tarifë doganore të vendosur në mënyrë bilaterale mes dy vendeve për të mbrojtur tregun ndaj njëra tjetrës.

Përtej kësaj Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e CEFTA, ku gjashtë vendet prej kohësh kanë rënë dakord të heqin tarifat doganore me njëra tjetrën.

Të vetmet tarifa janë ato që Shqipëria dhe Kosova i kanë vendosur njëra tjetrës për ushqimet, patatet apo rrushin, si dhe tarifat administrative si plumbosje, peshim, parkim ne dogana.

Kjo në fakt tregon dramën reale të raporteve mes dy vendeve.

Tregu i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë politika mbrojtëse ndaj njëri tjetrit dhe jo politika shkrirje me njëri tjetrin, çka tregon se politika ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një strategji e ndërtuar nga politika që deklarohet por nga faktorët ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë që duan të mbrojnë tregjet e tyre.

E thënë në mënyrë më pezhorative, “oligarkët” e Shqipërisë dhe Kosovës kanë diktuar deri më sot raportet tregtare përmes politikës doganore prej vitesh. Ka pasur zëra dhe më parë, sa herë bëheshin mbledhjet patetike mes dy qeverive se heqja e tarifave doganore në fushën e industrisë ushqimore pengohet nga tregtarët e mëdhenj dhe duket që ka qenë e vërtet.

Ndioshta për këtë arsye shumë njerëz në Kosovë janë bërë nervoz pse Edi Rama ka vizituar kompaninë “Devolli”, pasi, pas këtij vendimi ajo është favorite në tregun e Shqipërisë, dhe e mbrojtur në tregun e Kosovës, nëse Kosova nuk na i heq tarifat. Ndërkohë ajo është e privilegjuar në Serbi nga ku importon shumicën e artikujve. I shoqëruar dhe nga Ministrja e Bujqësisë, duke takuar biznese të industrisë ushqimore në Kosovë,  Edi Rama ngjante më shumë sikur po ndante fonde AZHBR dhe në Kosovë dhe po i trajton ato tani si biznese të tregut të Shqipërisë.

Hapi i njëanshëm i qeverisë së Tiranës  është një hap pozitiv, por nuk është një vendim që synon të ndihmojë Kosovën, por një vendim që synon të mos e persekutoj në kuadrin e Ballkanit të Hapur. Shpjegimi i Edi Ramës që këtë privilegj do ta kenë dhe vendet e tjera që janë në kuadrin e Ballkanit të Hapur, si Maqedonia, Serbia apo Mali i Zi, ndoshta mund t’ia shtoj inatin Qeverisë së Kosovës të mos i heq ajo tarifat doganore për Shqipërinë. Kjo pastaj do të jetë një eksperiment fiskal në natyrë, për të parë se si do riformatohen tregjet në Ballkan pas këtij hapi.

Por në finale ky vendim tregon se sa vonë dhe pa vizion është politika e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri Kosovë dhe sa e rrezikshme është që Kosova të izolohet nga ri formatimi i tregut rajonal për shkak të politikave  të reja fiskale në kuadrin e një iniciative politike.

Deri më sot Kosova dhe Shqipëria kanë gënjyer njëra tjetrën në mbledhje qeverie pompoze, ku më shumë është harxhuar për dekorin dhe drekat se sa për ekonominë dhe bashkëpunimin.

Ky është vendimi i parë që mund ti bëj nervoze mbledhjet e qeverive, ose mund ti shkatërroj fare, pasi është një akt që ka ndikim të drejtpërdrejt në tregun e dy vendeve. Në rastin konkret, ky vendim ndihmon tregun e Kosovës të depërtoj në Shqipëri , pra është një lajm i mirë për Kosovën.

Nëse Kosova nuk e bën të njëjtën gjë për Shqipërinë por e mbron tregun e saj me tarfia doganore nga mallrat ushqimore të Shqipërisë, është duke mbrojtur “oligarkët” e saj, nga konkurrenca e Shqipërisë. Por dhe ashtu ne nuk është se kemi shumë mallra ushqimorë që çojmë në Kosovë përveç produkteve sezonale, shalqinjtë e Bubullimës siç u thotë Frida, mandarinat e Xarrës dhe patatet e Shishtavecit . Gjë tjetër nuk çojmë në Kosovë. Ah po dhe këta këshilltarët e Vetvendosjes.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë