Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'

Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'

Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha

Shkëlqim Beshiri, një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës, në shumë biznese trojesh të hedhura në emër të tij, e më pas në leje ndërtimi, ka marrë së fundmi një leje ndërtimi për një kullë 65 kate në Tiranë, kulla më e lartë deri më sot në vend. 

Shoqëria e zotëruar prej tij, “Klar”, shpk ka marrë lejen e zhvillimit për ndërtimin e një objekti me funksion të përzier, banim dhe hoteleri. Struktura e emërtuar “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, do të ndërtohet në Bulevardin e Ri duke u bërë kështu ndërtesa më e madhe në Shqipëri. 

Ky është një lajm i rëndësishëm ekonomik, i cili e ngre industrinë e ndërtimit në Tiranë në një nivel të ri, por që të jemi të sigurt, ne duhet të dimë kush janë financuesit e këtij projekti kaq të madh. Shkëlqim Beshiri nuk e ka fuqinë e duhur financiare i vetëm për një investim të tillë. 
Beshiri ka filluar të bëhet i rëndësishëm në mandatin e dytë të qeverisjes së Sali Berishës pas vitit 2009, ku filloi të shfaqej si pronar tokash në bregdet, në çdo çështje që ishte konfliktuale dhe kishte pasur si zgjidhës problemesh pushtetin e Berishës, ku protagonist ishte djali i tij. Deri në atë kohë njihej si një pronar kafeneje “Segafredo”. 

Historia e tokës së Teqes së Zallit në Ksamil, e cila nuk përfundoi kurrë tek Teqeja, por pasi ju kthyen 128 hektarë, përfitues legal në finale ishte dhe Shkëlqim Beshiri dhe Selmanllari, ishte një nga rastet tipike të këtyre aferave, ku ndërmjetës ishte familja Berisha dhe toka në klering jepej në emër të këtyre personave.  

Kjo histori vazhdoi me kthimin e tokës nga kanali i Cukës tek Hotel Butrinti në Sarandë, tokave në Orikum, e më pas në historinë e tokës së përfolur në Gjirin e Lalzit që përfundoi me rrahjen e biznesmenit arab dhe rishfaqjen e Beshirit si pronar me 20 për qind kur u dha leja e ndërtimit. 

Ai u bë i rëndësishëm pas emërimit të Adriatik Llallës si Prokuror i Përgjithshëm, i cili ishte emërim direkt i djalit të Berishës dhe Beshirit. Beshiri përfundoi pronar restoranti në katin e fundit shtese mbi godinen e  Prokurorisë dhe “shef kuadri” de facto i prokurorëve, që lëvizeshin sipas interesave të tyre. 

Ndonëse Llalla u shpall “non grata” dhe u dënua, Beshiri duket se i shpëtoi hetimeve për shkak të lidhjeve me Berishën dhe frikën që ende drejtësia ka ndaj familjes Berisha. 

Rishfaqja e tij si pronar i një kulle 65 katesh në Tiranë, është një lajm i rëndësishëm, jo kundër kullës, por rreth financuesve të saj. Hetimin e burimeve financiare e ka në dorë drejtësia.  

Kjo gjë duhet të bëhet transparente, për shkak të lidhjeve okulte që ky biznesmen ka me familjen Berisha dhe konkretisht djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.  

Jo se më dhimbset fakti që paret e familjes Berisha të investohen në një kullë, ndërkohë që po hetohen për 19 pallate, por për të kuptuar nëse drejtësia e re e ka seriozisht hetimin e personave “non grata në Shqipëri.

Ky është rasti ku pas ndërtuesit të Kullës, janë tre “non grata” nga pas: Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Adratik Llalla. Po të lodhen, aq sa janë lodhur të provojnë se Ilir Beqaj, dyshohet se ka një restorant në emër të dikujt tjetër, mund t'ia dalin./ Tema

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 09/07/2024 06:40

    Ehhh te gjithe bashke jane. Zoti i ndeshkofte e uroj mos ti gezojne kurre. Duhet grushti i forte i poemes Migjenit.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASEM REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/07/2024 16:31

    O Mero Baze ti ke shum tē drejt artikulli jot ēshtē i pērkryer. Po tani pushtetin e ka Edi Rama e Edi i jep lejet. E kjo tregon qē Sali Bajga hajdut kriminel ēshtē bashk me Edi Ramēn e sy peshkaqeni xen vazhdon e peshkon nē ujrat e qelbur tē politikēs Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave