Mero Baze: Një vendim për të marrë peng PD

Mero Baze: Një vendim për të marrë peng PD

Sali Berisha ka bërë një hap përpara duke përfshirë në konflikt me SHBA, Partinë Demokratike. Sot në mbasdite ai njoftoi se ka angazhuar një avokat francez, për të ngritur padi ndaj Sekretarit të Shtetit Blinket, të cilin e akuzon se I ka fyer dinjitetin dhe personalitetin e tij, një rast I pandodhur ndonjëherë në historinë e qëndrimeve të SHBA ndaj liderve të goditur prej saj.

Gjesti I Sali Berishës, I cili në finale mund të përfundoj në një mashtrim, sa për tu dhënë zemër mbështetësve të tij, më shumë se sa të pastroj dinjitetin e vet, një përpjekje që të mbaj të mbërthyer Partinë Demorkatike në konflikt me SHBA, në rrugë zyrtare.

Ky qëndrim I cili në thelb është një mashtrim, synon të justifikoj mos dorzimin e mandatit si deputet si dhe të kthej në studjo avokatie, Partinë Demokratike, jo atë avokatin francez.

Duke mbajtur mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur peng të tij Lulzim Bashën, duke  e detyruar atë, ose të bëhet avokat real I Sali Berishës, ose të zbohet nga selia e partisë si tradhëtar I tij.

Ai nuk ka lënë asnjë vend për mëdyshje, siç shpreson Basha ta shtyj këtë konflikt, duke bërë sikur është, edhe me Berishën, edhe me SHBA. Berisha ngriti stekën e betejës me SHBA, në atë pikë, që Basha ose do hyj në luftë për të mbrojtur Berishën nga SHBA, ose do hyj në betejë për të mbrojtur SHBA nga Berisha. Nuk ka rrugë tjetër.

Lajmërimi I një procesi gjyqësor ndaj SHBA përveçse është diçka qesharake në aspektin juridik, është një gjë shumë serioze në aspketin politik, pasi kërkon të nis PD, si repart ushtarak në luftë me SHBA për interesa të tij.

Ndërkohë derisa të sqarohet se ky nuk ka për të hapur ndonjë gjyq, militantët trushpëlarë të tij, janë më të qetë, se Franca do ti marr hakun Doktorit ndaj SHBA.

Nga ana tjetër alibia e tij se Sekretari I Shtetit Antoni Blinken duhet ti jap fakte këtij, përse e ka futur në listë të zezë familjarisht, është një absurditet. Sekretari Blinken është furnizuar me fakte dhe është bindur të marr vendimin në bazë të interesave të SHBA, jo të Sali Berishës. Ai nuk e ka marrë këtë vendim për të bindur Sali Berishën, por për të bindur shtetin e tij, se ky person dëmton interesat amerikane dhe parimet e demokracisë amerikane në Shqipëri. Dhe për këtë ai jep llogari para shtetit të vet, jo para Sali Berishës.  Sa I përket fakteve, ata mund ti vijnë në ndihmë drejtësisë shqiptare kur ti hapi procese gjyqësore Sali Berishës. Faktet e tyre nuk janë për tu përgojuar nga Sali Berisha, tek qytetari digital, por për tu futur në dosje penale.

Sali Berish aështë nën akuzë se ka minuar demokracinë, se ka përdorur pushtetin për përfitime personale e familjare , dhe se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të mbrojtur familjarë dhe aleatë të tij politikë.

Minimi I demokracisë është një akuzë fatale, pasi është një akuzë që dëshmon një proces të gjatë 30 vjeçarë kundër ëndrës së shqiptarëve. Minimi I demokracisë ka filluar me minimin e zgjedhjeve të lira, me destabilizimin e Shqipërisë më 1997, me përpjekjet e dhunshme për të marrë pushtetin, me dhunim të sistemit gjyqësor duke shpallur kryeprokuroren që po I hetonte djalin dhe vajzën, si “lavire”, me dhunim të institucionit presidentit, duke e shpallur puçist përse nuk I doli në krah si vrasës më 21 janar, me dhunim të shtypit të lirë dhe burgosjes e dhunës mbi gazetër, në emër të familje së tij, dhe dhjetra akte të tjera.

Qysh në vitin 1997 Sali Berisha është shpallur nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, si një nga dhjetë “armiqtë e shtypit” në botë, së bashku me Miloshevicin, dhe liderët komunist të Kores, Kubës, Kinës, Bjellorusisë etj.

Biografia e Sali Berishës është ilustrimi më I mire i minimit të demokracisë dhe gjendjes ku jemi sot. Ndaj ai është I vetmi udhëheqës I Ballkanit që ka marrë këtë ndëshkim shembullor pas Miloshevciot. Autokrat dhe hajdut të tjerë në Ballkan ka pas plot, por jo në nivelin e Sali Berishës. Ky I ka rekrodet të njëjta me Sllobodan Milosheviqin, përvec akoma një gjyqi për krime ndaj njerëzimit, që nuk është se nuk ka lëndë edhe për atë.

Për Sali Berishën nuk mungojnë fakte, mungojnë gjyqet.

Ky ndëshkim shembullor, ndoshta do të çel derën e tyre. Atëhere Berisha do të ketë shanse të njihet dhe me fakte, që nuk janë si serverat e 21 janarit që fshihen.

Ai vendosi sot të kthej Partinë Demokratike në studjo ligjore për të mbrojtur të ardhmen e tij. Ky është i vetmi kuptim I qëndrimit të tij .

Tani ky është problem mes tij dhe PD, jo mes tij dhe shqiptarëve. Nëse PD do të bëhet studjo ligjore e Berishës le të bëhet, por do katandiset sa ata 20 vetët që e prisnin tek dera e Rognerit.

Në këtë betejë shqiptarët janë në anën e SHBA, jo në anën e Berishës. Ai ka rival vetëm Ilir Metën në përpjekje për të udhëhequr partinë e parë antiamerikne në Shqipëri. Dhe në raport me Ilir Metën I takon këtij posti I kryetarit, pasi ai u dorzua dhe u tregua I gatshëm të vritet në Malin me Gropa. Kurse ky po I gjuan me raketë nga Parisi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim