Mero Baze: Nuk 'Jemi Një' me ju

Mero Baze: Nuk 'Jemi Një' me ju

Protesta e djeshme e veprimtarëve të Albin Kurtit para ndërtesës së qeverisë në Tiranë, e gjitha me 50 deri 70 vetë, ishte në shumicë dërmuese me njerëz të Vetëvendosjes nga Prishtina dhe disa nga dega e VV në Tiranë, të cilët janë dhe mbështetësit më fanatikë të Albin Kurtit. Pra ishin tmerrësisht pak, tmerrësisht agresivë dhe thuajse të gjithë të importuar me autobusë nga Prishtina në Tiranë.

Për fat të mirë Tirana dhe Shqipëria në përgjithësi e injoron këtë dimensionin e karshillëkut të Albin Kurtit kundër Shqipërisë. E pat injoruar dhe kur organizonte protesta kundër Edi Ramës më 2018, pse Rama kishte marrë dy ministra kosovarë në qeveri, të cilët kishin “tradhtuar” Albin Kurtin, pastaj më 2021, kur ju bashkua opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës për të rrëzuar Edi Ramën dhe ku mori 0,0005 për qind, dhe tani që dërgon autobusë nga Prishtina për të protestuar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Dhe fakti që Shqipëria e injoron pa mëri këtë gjë, i jep fund këtij debati. 

E vetmja gjë që më bën përshtypje është se këta njerëz shtiren si patriotë apo sikur duan bashkimin kombëtar dhe marrin autobusat nga Prishtina dhe vijnë protestojnë para godinës së qeverisë në Tiranë. I pashë në bluzat e tyre që i kishin stampuar enkas për protestë, ku shkruanin sloganin “Jemi Një”!

Si mund të thuash “Jemi një” dhe nisesh nga shtëpia jote, shkon para oborrit të shtëpisë së tjetrit dhe e gjuan me gurë. Çfarë është kjo shprehje “uniteti” përmes dhunës? 

Si qenkemi “Një”, kur Shqipëria është vendi që mbështet Kosovën si një shtet i qytetarëve pro perëndimorë, ndërsa ju disa falanga talibane, që kërkoni të zboni Perëndimin nga Kosova dhe ta ktheni atë në një territor të paadministrueshëm, ku natyrisht e drejta do anojë nga më të fortët, që nuk jemi ne.

Si qenkemi “Një” me një tufë falangash që kërkojnë të heqim dorë nga NATO, të heqim dorë nga SHBA dhe anëtarësimi në BE dhe të mbështesim Albin Kurtin, një nga udhëheqësit e vetëm në historinë e Kosovës që ka bërë gjeste dhune kundër Shqipërisë, pse ajo nuk mbështet axhendën anti-perëndimore të tij?

Si qenkemi “Një” me një tufë falangash që mbështesin Albin Kurtin dhe duhet të jemi kundër partisë së Ibrahim Rugovës, babait të Kosovës moderne, kundër partisë së Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK, që justifikuan ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë?

Si mund të jemi “Një” me ata që linçojnë shoqërinë civile dhe shtypin në Kosovë dhe vijnë me autousë si mercenarë të na japin leksione demokracie në Tiranë?

Si mund të jemi “Një” me ata, që kur lexojnë shkrime të gazetarëve të Shqipërisë, kritikë me Kurtin, gjënë e parë që të shkruajnë e të shajnë është: “Pse po përziheni në punët e Kosovës (janë po këta që thonë “Jemi Një”? Mund ti verifikoni tek komentet.

Si duhet të jemi “Një” me një tufë falangash që nuk përfaqësojnë Kosovën, por disa numra në Kosovë që janë llumi i shtetit të Kosovës, pjesa më e paarsimuar, më injorante, më anadollake dhe mbi të gjitha, pa asnjë vetëdije kombëtare, por thjesht ushtarë të një populisti të lig, që kërkon të zhbëjë historinë e Kosovës për të krijuar një histori të tij duke përdorur Kosovën.

Nuk jemi “Një” me ju. Ju mund të vini çdo ditë me autobusë deri në Tiranë, të shani, të qëlloni me gurë e të ikni, pasi nuk jemi shpellarë, por ua tolerojmë kaq gjë, kurse ju nuk toleroni as t’u kritikosh liderin. 

“Por nuk jemi “Një” me ju, se ju nuk jeni Kosova, jeni - llumi i Kosovës, regresi i Kosovës, një gur i rëndë në qafë të Kosovës, që kërkoni ta zhysni atë në ujëra të turbullta e ta mbysni aty.

Nuk jemi “Një” me ju, se ju nuk jeni Kosova, jo vetëm se jeni pak dhe të gjithë ushtarë të “Njëshit” tuaj Albin Kurti, por se ju nuk kini asnjë kontribut për shtetin e Kosovës. I vetmi kontribut i juaj është si ta zhbëni atë që është bërë deri më sot.

Ndaj nuk “Jemi Një” me ju, por “Jemi Një” me Kosovën, e cila do të mbetet me Perëndimin, edhe pasi pushteti juaj të perëndojë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoi: 18/06/2023 10:34

    VV ESHTE NJE SEKT POLITIK ME TIPARE KOMUNISTE,FASHISTE E FETARE KU IDIOTE SI VALTERI JANE ANETARE TE SAJ DHE KU UDHEHEQESI I TYRE ALBIN KURTI ESHTE NJE DON KISHOT I KOHERAVE MODERNE. JU PA AMERIKEN PERENDIMIN E ME PAK SHQIPERINE DO TE ISHIT KRAHINE E SERBISE E ALTINI PATRIOTI I MADH ME GRUA TE HUAJ DO TE ISHTE NE BURG. VESI ME I POSHTER ESHTE MOSMIRENJOHJA DHE JU JENI TE TILLE. URREJTJA JUAJ NDAJ SHQIPERISE FRYMEZOHET NGA UDHEHEQESI ALBIN QE DO TE JETE I PARI MBI DHE, I PARI EDHE MBI SHQIPERINE POR NESE O DEBIL E KE LEXUAR FABULEN E PESHKUT TE ARTE PAS CA KOHE DO TE KTHEHET NE ORIGJINE OSE NE BURG OSE ME SSKTE NE CMENDINE KU E KA VENDIN.

    Përgjigju
  • Mer'rot: 18/06/2023 10:12

    Mero: Ne Nuk 'Jemi Një' me ju. ---}- Albini: por ju jeni një me Ne.

    Përgjigju
  • SPAK: 18/06/2023 10:04

    Kuptimi "Jemi nje"? VV dhe Albini jane mesjetare ne mendime! Me nje inteligjence prej fshatari dhe me nje urrejtje prej Kosovari!

    Përgjigju
  • Valter: 18/06/2023 09:08

    Fat shume i madhe i Kosoves dhe kosovarve qe ne fitin 1999 ne qeveri ka qene Pandeli Majko dhe qeveria e ti shqiptare dhe se lufta shekullore me armikun srbosllav ka shkue ne favorin e Kosoves.Koha dhe faktet e shumte kan tregue se per maredhenje Kosove-Shqiperi Edvin Kristaq Rama i votuar nga shqiptaret dhe jo kosovaret eshte shume me i demshem dhe tradhetar se vete Serbia.Me te gjith kryeministrat dhe presidente te Kosoves sillet si kapadahi dhe arrogance,me Mustafen,Haradinajne,Hotin,Kurtin,Osmanin dhe me Thaqin per "Srbosllavine e hapur"..madje ka shkue aqe large sa qe Haradinajne ka que ne gjykat..me shume kohe ban ne Beograd dhe me Vuqiq per per keto 10 vite se me gjith pushtetin ne Kosove,kesi tradhetari nuk ka nevoj Kosova dhe eshte i padeshiruar ne Kosove

    Përgjigju
    • Alniku: 18/06/2023 10:45

      Fatkeqësia e Kombit tonë është se komunikimi është zero dhe ju adhurues të Kurtoviçit nuk e kuptoni se me këtë qëndrim po i boni gropën vetes as z.Rama dhe as Shqipërisë por vetfundosjes që mos o zot kthimin e Kosovës në varësi të Serbisë.

  • Gerdeci: 18/06/2023 01:03

    Fort bukur z. Mero!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant