Mero Baze: Opozita pret që Berisha e Meta t'i shpëtojë nga Rama, ata presin që populli t'i shpëtojë nga SHBA

Mero Baze: Opozita pret që Berisha e Meta t'i shpëtojë nga Rama, ata presin që populli t'i shpëtojë nga SHBA

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ilir Meta u kërkoi sot qytetarëve shqiptarë të ngrihen në revoltë popullore për të përmbysur mbështetjen perëndimore ndaj qeverisë së Edi Ramës në emër të popullit shqiptar. Duke  u përpjekur tu shpjegoj mbështetësve të tij në Vlorë, problemin që ai dhe Sali Berisha kanë me mungesën e mbështetjes nga perëndimi, Ilir Meta tha se e vetmja mënyrë që SHBA dhe Evropa të bëhet me ta, është që populli të ngrihet në revolta masive. Për të ilustruar zgjidhjen e tij magjike, ai përmendi regjime si ai i Markosit Somozës apo Noriegës që edhe pse dikur i ka mbështetur SHBA janë rrëzuar me revolta. 

Deklaratat e Ilir Metës janë në fakt shpjegimi i parë i sinqertë, se përse u duhen revoltat popullore Sali Berishës dhe Ilir Metës. Në shpjegimin e tij Ilir Meta së pari pranon se problemi i opozitës është konflikti që ai dhe Sali Berisha kanë me perëndimin. Për ta tejkaluar këtë problem sipas tij, perëndimi duhet vënë para faktit të kryer të përmbysjes së qeverisë aktuale me revolta me qëllim që SHBA dhe BE të detyrohet të bëhet me ta.

Dhe i për ta banalizuar deri në fund dhe këtë “ide” të tij, i drejtohet klisheve të vjetra se si SHBA mbështet narkotrafikant ndërkombëtar si Noriega, Markosi etj. Kjo është deklarata më e rënd që ndonjë politikan shqiptar në liri ka bërë për SHBA që nga viti 1990 dhe është e ngjashme me konceptin që ka pasur për Imperializmin amerikan Enver Hoxha, që e trajtonte si një xhandar të popujve të botës që mbante në fuqi diktatorë dhe rrëzonte demokraci.

Ilir Meta ka bërë të njëjtën “tablo sinoptike” të imperializmit amerikan sot në botë dhe Shqipëri. Sipas tij populli shqiptar duhet të shpëtonte Shqipërinë duke marrë fatin në duart e veta, duke i treguar vendin SHBA dhe Evropës si e vetmja mënyrë që opozita të vinte në pushtet. Natyrisht që deklarata është shumë dëshpëruese për opozitën, pasi opozita pret të rrëzoj qeverinë për hallet e saj dhe jo për hallin e Metës dhe Berishës. Por kur dëgjon nga goja e një opozitari se çfarë beteje të madhe e pret opozitën që bashkë me Edi Ramën ti ul kokën dhe SHBA dhe Evropës, e kupton se kostua e betejës opozitare është dhjetëfishuar nga zaptimi i saj prej Sali Berishës dhe Ilir Metës. 

Dhe në këto raste çdo opozitar me mend në kokë, mund të bëj llogarit më thjesht se Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ata thjesht mund të llogarisin forcat vetëm për të mundur Edi Ramën jo dhe SHBA e BE. SHBA e BE nuk janë halli i shqiptarëve por halli i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kështu që opozita nuk ka pse bën betejë të shpëtoj Berishën e Metën nga SHBA dhe Evropa, por të bëj betejë për ndryshimin e pushtetit në Shqipëri. Dhe kostua më e lirë e tyre është të mos kenë punë në betejën e tyre me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ata le të marrin avokat kundër SHBA dhe BE, për hallet e tyre. Opozita i ka aleatë dhe s’ka nevojë të bëj luftë me ta. Mjafton të shkëpusin betejën e tyre nga halli i Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe opozita lehtësohet nga një barrë e rënd që e mban me dhunë mbi supe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb