Pesë vjet pas miratimit të dokumentit themelor të Reformës në Drejtësi, ka ende vullnet politik për ta quajtur atë të dështuar, biles dhe shkatërruese për të ardhmen e vendit. Ka plot detaje që mund të ilustrojnë një disfatizëm të tillë.
Dikush përmend vonesën në ngritjen e institucioneve, dikush përmend gafa të Vetingut që janë të pashmangshme, dikush përmend ndonjë hajdut që ka depërtuar në institucionet e larta të Vetingut, të tjerë përmendin vonesën e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha, të gjithë përmendin zhgënjimin që kanë nga pritshmëria e lartë e ndëshkueshmërisë.
Por për të gjithë të zhgënjyerit nga reforma, nëse e kanë sinqerisht, kam dy shembuj se si Reforma ka transformuar dy personazhet më të mëdha të politikës shqiptare ende pa filluar të zbatohet.
Është fjala për Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Shikojini si janë katandisur.
Sali Berisha, njeriu i plotëpushtetshëm i tridhjetë viteve, që e ka prodhuar me dorë të tij sistemin e korruptuar të drejtësisë shqiptare, është kthyer në një kufomë shëtitëse, në një personazh aluçinant, që flet me armiq imagjinarë, në një hije që endet mes kufomave të veta, në një njeri banal sikur e ka nxjerr dikush nga një shkollë nate ku demaskonin intelektualët, dhe mbi të gjitha, në një njeri të frikësuar prej krimeve të veta.
E shikoni portretin e tij si ka ndryshuar për dy vjet, qyshkur e humbi betejën për ta ndalur reformën në drejtësi. Është si një fantazmë e ngritur nga varri që shëtit rrugëve dhe mallkon njerëzinë, si disa personazhe të çmendur në Bllok, që e nisin ditën çdo mëngjes duke mbajtur fjalime ku i referohen Departamentit të Shtetit, Bushit, Klintonit e Obamës.
E ka të gjithë nga Reforma në Drejtësi, nga frika e zbatimit të saj, nga pamundësia për ta ndalur atë. Ajo e ka vrarë atë siç të vret afshi i ciklonit ende pa mbërritur tek ty.
Shikoni Ilir Metën. Të thuash është çmendur fyen të çmendurit. Ka ditë të tëra që është zhdukur dhe për të fshehur gjurmët poston foto si Robinson Kruzo vetëm nëpër ishuj, me mollë tek cicat, me shpresë se do t’i rriten, pastaj poston video si zhytet në ujë, dhe të gjithë këto, pasi i ka treguar SHBA-së vendin se ku duhet ta vrasin në Malin me Gropa, si Allenden.
Çdo marrëzi që mund t’i shkojë në mendje njeriut, ai e ka bërë. Tani dikush thotë ka ik fshehurazi në SHBA, dikush thotë është fshehur në plazhet e Jugut, por e vërteta është se ai na ka lënë shëndenë me kohë.
Të gjithë e ka nga Reforma në Drejtësi, nga fryma e saj, nga furtuna që po afron.
Pa atë atij nuk do t’i kishte ndodhur asgjë, nuk do të ishte çmendur, nuk do të ishte bërë qesharak, nuk do të kishte humbur.
Mjafton t’i shikosh këto dy personazhe të paprekshme, që vranë më 21 Janar dhe qeshnin mbi kufoma duke i quajtur kokëpalarë, për të kuptuar se çfarë është Reforma në Drejtësi.
Çfarë prisni të jetë më shumë, se sa një frymë, një erë që po vjen, një stuhi që i çmend viktimat e saj ende pa arritur!
Çfarë do t’i bënte më keq burgu Sali Berishës dhe Ilir Metës se sa u ka bërë frika nga burgu?
Asgjë. Biles burgu mund t’i bënte heronj. Kjo i ka bërë banal, budallenj, vulgarë, aluçinanatë, mediokër, qesharakë, paranojakë.. .Ashtu siç janë në të vërtetë.
funderrinat e kombit sali e ilir meta me compani duhen patjeter te amballazhohen ne kazanet publike ku vete populli duhet ti hedhe ata vete me doren e tyre dhe tia mbylle koken perjete qe as fara mos ti u mbire me qenerit e pabese
Përgjigju