Mero Baze: Për të kuptuar turravrapin e Berishës mbi Alibeajn

Mero Baze: Për të kuptuar turravrapin e Berishës mbi Alibeajn

Sali Berisha shtyn Enkelejd Alibeajn në Kuvend

Përplasja fizike e Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit, nuk është përpjekje për t’u dukur i fortë. Për fat, as Alibeaj nuk u përpoq të tregonte muskujt, pasi tani do të ishim “duke qarë”, se si mund të hiqet zvarrë një plak i moshuar.

Turravrapi i Sali Berishës drejt foltores ku ishte Enkelejd Alibeaj në të drejtën e tij për të folur, është instinkti më i vjetër i Sali Berishës, kur shikon që  dikush i shfaqet si sfidues dhe rrezik për karrigen e tij. 

Për herë të parë kjo skenë është shfaqur në shtator të vitit 1991 në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha u sfidua nga një grup kundërshtar, me kandidaturën e Neritan Cekës. Ajo ende nuk ishte bërë zyrtare, por ishte bërë e ditur.

Preç Zogaj si përfaqësues i këtij grupi sfidues ishte duke folur në Foltoren e Kuvendit me atë gjuhën e tij të butë dhe çoroditëse për ushtrinë e Berishës, që i do gjërat bardhë e zi. Nuk kuptohej qartë, a ishte me Doktorin a kundër tij. Sali Berisha po rrinte në lozhën e Kuvendit i ulur në krah me njeriun më paqësor të botës, Ibrahim Rugovën.

Befas u ngrit në këmbë, ngriti gishtat, u tërhoq nga karrigia e tij dhe filloi të dalë nga lozha duke shkaktuar rrëmujë.

-Ku po shkon,- e pyeti Ibrahim Rugova i hutuar? Por askush nuk kishte kohë t’i kthente përgjigje. Turma poshtë kuptoi se udhëheqësi u nis për luftë dhe filloi të brohorasë.

Për punë sekondash ai mbërriti para foltores ku fliste Preç Zogaj. Ishte identike skena e sotme në Kuvend, me ndryshimin që Zogaj e priti me qetësi dhe bëri një hap pas, ta lejonte t’i ndërpriste fjalën.

Pastaj gjithçka ishte e qartë. Turma kuptoi se njeriu që po fliste dhe ata që përfaqësonte, të cilët donin ta sfidonin udhëheqësin e tyre, ishin “njerëz të Ramiz Alisë”, që duheshin nxjerr jashtë. Dhe turma nisi të bërtasë, “jashtë tradhtarët, jashtë spiunët”.

Kjo skenë nuk ka ndryshuar për 31 vjet në atë parti. Prej atij Kuvendi e deri më sot, Enkelejd Alibeaj është sfiduesi i dytë real i Sali Berishës, që po përballet me të sy më sy, që po ja thotë në fytyrë se je “non grata” dhe i përjashtuar nga PD, dhe se nuk do të pranohet kurrë bashkëjetesa me të.

Sali Berisha sapo hyri në sallë në Kuvend pa Enkelejd Alibeajn në foltore dhe u nis drejt saj. Nuk shkoi ta dhunonte. As të përleshej me të. Madje dhe sikur ta ndalje në mes të rrugës e t’i thoshe: “Ku po shkon Sali”, siç pyeti qetësisht i tmerruar Ibrahim Rugova më 1991, ai as vetë nuk e dinte se ku po shkonte.

Instinkti i tij shtazor kur dikush i rrezikon karrigen, është i pakontrollueshëm. Thjesht atij ju shfaq imazhi i njeriut që po e sfidon përditë dhe vrapoi t’i tregojë turmës së tij, se ai nuk ka vdekur që t’ia marrin podiumin.

Ai nuk e duron dot që njerëzit të identifikojnë PD me Enkelejd Alibeajn, që e ka sfiduar këtë. 

Që nga vitit 1991, ai nuk ka lejuar asnjë garë në Partinë Demokratike, asnjë sfidues real. Prej atij momenti në shtator 1991, kur ai shkoi tek podiumi dhe i ndërpreu fjalën  Preç Zogajt, e deri sot, 31 vjet më pas, ky është rasti i dytë që ai shikon tek foltorja fantazmën e armikut të tij të paqartë. 

Më 1991 e ushqeu turmën me idenë se sfidanti i tij ishte njeri i Ramiz Alisë. Sot siç lexohet qartë dhe tek këshilltarët e tij në shtyp, po ushqen turmën me idenë se sfiduesi i tij është njeri i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Ndryshimi është se sot ai ju turr foltores së Kuvendit e cila ka rregullat e saj dhe jo të PD, për të folur. Të gjithë bien dakord se Enkelejd Alibeaj ishte në të radhën e tij dhe të drejtën e tij për të folur.

Sali Berisha nuk shpjegonte dot asgjë para gazetarëve pse e dhunoi foltoren dhe pse për pak mund të shkaktonte skandal, nëse dhe ai tjetri humbiste qetësinë dhe e flakte si leckë. 

Thjesht kjo është hera e dytë e tij në 31 vjet që ndjehet i sfiduar. Të parët i zhduku nga PD brenda muajit, këta te dytët pretendon se i ka zhdukur, por nuk po i heq dot qafe.

Ndaj mos kërkoni shpjegime etike, ligjore, apo akoma më keq kod mirësjelljeje në atë që ndodhi. Ai është Sali Berisha i vërtetë, i sëmurë nga ideja se dikush po i merr pronën e tij, dhe mbi të gjitha i zhytur në makthin e sfidës së përditshme që një grup deputetësh të rinj të PD i bëjnë, duke e trajtuar herë-herë dhe si budalla që qëllon me gurë mbledhjen e partisë.

Këtë ai nuk e përballon dot. Është një moment kur atij i erren sytë dhe shndërrohet në përbindësh brenda sekondave.

Ibrahim Rugova nuk e kuptoi dot kurrë atë skenë të vitit 1991 kur ai i iku befas nga duart “si i luajtur mendsh”. Po ta shikonte këtë skenën e sotme mund ta kuptonte pas 31 vjetësh.

Siç e kuptojmë ne, që ai për këtë nuk është gati vetëm të shtyjë, të zaptojë foltore, por dhe të vrasë. Është kthyer në origjinën e tij dhe nuk komandohet më nga logjika, por nga instinktet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bani: 22/04/2022 02:06

    Krimineli SALI BERISHA E KA VENDIN NE BURGIM TE PERJETSHEM,,,KURSE ALIBEAJ E MERITON VENDIN E KRYETARIT TE PD..

    Përgjigju
  • TEMO: 21/04/2022 20:23

    E tmerrshme këto që shohim me S.Berishën e shpallur non grara nga DASH.Nuk është e para herë që Ai dhe horrat e tij bllokojnë foltoren e Kuvëndit.Ai provokon për sherr,kërcënim,luftë..Si Përbindëshi më i madh planet.Moxhoranca po e toleron shumë,Pasi SPAK ka lindur i vdekur. Në të ardhmen priten ditë më të vështira me S.Berishën.Atij ja bën me sy Vuçiç,Putin..që të dali kundër SHBA,BE..deri në luftë civile si në 97,98.. Nëse nuk arrestohet Sb ky vënd do të jetë në destabilizim derisa Sb të Jet mbi dheeee..!

    Përgjigju
  • emigranti: 21/04/2022 20:01

    Shtaza shpelare me instikte cnjerezore vicidolase me fytyre njeriu dhe trushplaret qe i ngjiten pas si rrodhe...per pushtet,prona e pasuri dhe qe jane te adte te shkelin dhe mbi kufoma per te arritur qellimet e tyre.

    Përgjigju
  • Bobo: 21/04/2022 19:37

    Spriti fare ky, tak fap qe vllai artikullin. Ne sekonde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë