Mero Baze: Përse fushata elektorale e Berishës, filloi si fushatë kundër SHBA

Mero Baze: Përse fushata elektorale e Berishës, filloi si fushatë kundër SHBA

Ish kryeministri, Berisha

Për të dytën ditë radhazi, Sali Berisha dhe mbështetësit e vet janë angazhuar në fushatë elektorale jo kundër Edi Ramës, por kundër SHBA. Në fillim Sali Berish pastaj sejmenë të tij, sulmuan me një fjalor rruge ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza të pështira, për korrupsion, prona të paligjshme, “këste pagesash” etj., të cilat dëshmojnë dhe standardin e të “vërtetave” të Sali Berishës.

Sulmet pasuan një intervistë të ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila u bëri thirrje shqiptarëve të mos votonin politikanë dhe kandidatë që SHBA i ka dizajnuar si “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ajo përmendi me emër Sali Berishën, si simboli i politikanit që nuk duhet votuar por nga ana tjetër paralajmëroi dhe politikanë të tjerë “non grata”, afër pushtetit, që po mbështesin të afërm të tyre në këtë fushatë.

Po përse gjithë kjo egërsi e Berishës ndaj SHBA?

Së pari Sali Berisha mendon se beteja me SHBA i unifikon mbështetësit e tij, duke i bërë më radikal dhe më të pandikueshëm në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar. Duke qenë një politikan pa perspektivë politike për pushtet në Shqipëri, e vetmja shpresë e Sali Berishës, është të formoj një elektorat që është armiqësor me perëndimin që të mos ndikohet prej tij.

Dhe prova për këtë është beteja me ambasadorin e radhës së SHBA, siç ka qenë me të gjithë ambasadorët e mëparshëm të SHBA në Tiranë.

Kushdo që jep prova se është gati ta sulmoj ambasadoren e SHBA në këto momente, ka perspektivë të jetë afër tij dhe në të ardhmen pasi është një inkriminim bashkëpunëtorësh kundër SHBA, që i jep atij qetësinë e duhur.

Është kjo arsyeja që ata njerëzit më pa të ardhme brenda grupit të Berishës dalin vullnetarë kundër ambasadores për të hedhur një gur që të jenë të besuar të Berishës.

Së dyti beteja me SHBA pak nga pak përgatiti dhe alibinë e humbjes së thellë të Berishës dhe Metës në këto zgjedhje. Duke e nisur fushatën me polemika të ashpra me SHBA, shumë herë më të egra se sa me Edi Ramën, Berisha dhe Meta, janë duke përgatitur alibinë e rezultatit negativ të 14 Majit duke lënë të kuptohet se kanë humbur prej SHBA.

Kështu në rreshtimin arsyeve që ata do të bëjnë për humbjen, duke akuzuar Ramën se u “ka vjedhur zgjedhjet” do të përdorin si alibi faktin që ata u përfshin në betejë me SHBA dhe kjo favorizoi pushtetin.

Së treti fushata me SHBA është dhe një paralajmërim për kandidatët laramanë të opozitës të cilëve nuk u pëlqen kjo betejë. 

Belind Këllici në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër e ndonjë tjetër, nuk është se janë të lumtur që partia e tyre e ka nisur fushatën me SHBA, para se ta nis me Edi Ramën. 

Thellë thellë ata nuk janë aty si besnikë të Berishës por të përdorin votat e Berishës për të marrë mundësisht një cop pushteti. Dhe Berisha e di mirë këtë ndaj pret që dhe ata të zgjedhin, ose me SHBA, ose me atë. Ndryshe kur të humbasin nuk do kenë as alibi SHBA.

Nga ana tjetër dhe vet SHBA ka qartësuar deri në fund gjuhën ndaj Berishës, si një kundërshtar i SHBA në Shqipëri. Dhe SHBA nuk kompleksohet nëse Berisha fiton apo humbet vota nga kjo betejë me SHBA. SHBA nuke ka betejën me Berishën por ka aleancën me Shqipërinë si prioritet. Dhe duke pasur aleancën me Shqipërinë si prioritet ajoi thjesht është duke paralajmëruar shqiptarët për rreziqet ndaj vendit të tyre nëse votojnë Berishën dhe shokët e tij dhe jo për rreziqet që ka SHBA prej tyre. SHBA as i llogarit që janë gjallë ata që ka dizajnuar si “non grata” në Ballkan. Ajo i shikon ata thjesht si problem të Ballkanit. Siç shikon Rusinë e Putinit

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 06/04/2023 11:52

    SEPSE SAHALEIU ESHTE BANDIT I REGJUR DHE AMERIKA EDHE PSE E VONUAR E D A M K O S I SI DUHET....

    Përgjigju
  • Braqe: 06/04/2023 09:37

    Sepse Shba asht shtet terrorist dhe anti demokratik.

    Përgjigju
  • Noci: 05/04/2023 22:33

    Ne rresht sot, per nji dhe te gjithe kunder armikut Sali! Kaq te mjere saka ku te veje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit