Mero Baze: Përse nuk po gëzon dot Berisha nga dorëheqjet e rivalëve të PD?

Mero Baze: Përse nuk po gëzon dot Berisha nga dorëheqjet e rivalëve të PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha

Berisha arriti t’i tërheqë dhe shantazhojë disa nga kandidatët e vendosur nga Enkelejd Alibeaj për kryetar bashkie, edhe ashtu të paktë në numër, për shkak të dy qëndrimeve brenda Kryesisë së PD. Edhe pse mbështetësit e tij, sidomos në shtyp, u bën entuziastë, Berisha nuk duket aq i gëzuar.

Ai sot përsëri akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për këtë përçarje të PD. Në fakt Berisha ka ende përballë vetëm 13 kandidatë nga 61 bashki gjithsej. Edhe këta 13 janë kandidatë në bashki jo të rëndësishme për PD, të cilat ajo edhe ashtu nuk i fiton. Pra asnjë prej 13 kandidatëve të Alibeaj nuk do të jetë shkak për humbjen e kandidatit të Berishës. Praktikisht Berisha e ka fushën bosh në garën për kryetarët e bashkive, por përsëri nxin e turfullon duke sharë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj. Po përse nuk po gëzon dot?

Së pari, se tani, ndryshe nga dy- tre javë më pare, kur PD zotohej se do nxirrte 61 kandidatë, ai nuk ka më alibi për humbjen më 14 maj. Tani i ka thuajse gjithë kryetarët pa rivalë, dhe kandidatët e paktë të PD nuk do të jenë arsye për humbjen e kandidatëve të Foltores.

Për këtë arsye, sa më shumë ai e shikon se nuk ka shanse të fitojë bashkitë, aq më shumë po përpiqet të krijojë idenë sikur PD po garon kundër tij për ta shkatërruar. Në fakt, PD praktikisht nuk po garon. Ata kandidatë që janë, përfaqësojnë më shumë frymën anti Berishë dhe janë aty simbolikisht për t’i thënë elektoratit anti Berishë të mos dëshpërohet, por të votojë siglën e PD, e cila Berishës nuk i duhet se ka siglën e Ilir Metës.

Së dyti, Berisha ndjehet i dëshpëruar pasi e shikon që PD po arrin ta mbajë ndezur frymën kundër tij. Nuk ka më rëndësia  e personazheve që e artikulojnë, por elektorati anti Berishë e ka një alternativë në fletë votimi dhe ai e ndjen se me apo pa kandidatë, njerëzit që janë me PD nuk do t’i japin atij votën.

Dhe ky është dënim pa alibi i tij. Së treti, Berisha nuk po gëzon dot, pasi ai po shikon se votat e kandidatëve të tij janë të lidhura ngushtësisht me elektoratin e tij, në të gjitha sondazhet. Edhe pse është përpjekur të bëjë një aleancë të gjerë, duke futur brenda dhe Marko Dajtin si komunist që mbështet Këlliçin, ai e kupton se asnjë shtresë gri e shoqërisë dhe asnjë opozitar i pavarur i qeverisë nuk ja jep më votën atij.

Dhe dëshpërimi i lexohet gjithandej. Këtej akuzon Alibeaj se ka “bashkëpunuar” me Taulant Ballën për ligjin e dosjeve, këtej dërgon Flamur Nokën të firmos për Marko Dajtin, kryetarin e fundit të një partie komuniste në Shqipëri. Ai po dëshmon se nuk ka asnjë moral në aleancat që bën dhe përsëri nuk po ja del dot.

Ndaj nuk i bëjnë pune tërheqjet e disa kandidatëve të Alibeaj. Aq më pak i bëjnë punë ata që ka në koalicion. Të gjithë bashkë më shumë zvogëlohen se rriten. Aleanca “Bashkë Fitojmë” në të vërtetë duhet lexuar “Bashkë Firojmë”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja