Mero Baze: Përse PD është larg Partisë së Punës, së qershorit 1991

Mero Baze: Përse PD është larg Partisë së Punës, së qershorit 1991

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha

Më 12 qershor 1991, Partia e Punës së Shqipërisë organizoi Kongresin e fundit të saj, i cili pati një moment dramatik. Shkrimtari ynë i shquar Driteroi Agolli, doli në tribunë përballë një salle fanatikësh të trembur që po iknin nga pushteti dhe u tha se jeta e tyre ka qenë një keqkuptim dhe se Enver Hoxha ka bërë krime.

Ne që e mbajmë mend reagimin e sallës, e kemi të qartë që atë mund ta bënte vetëm Dritero Agolli. Ishin gati ta shqyenin.

Ai nuk u mërzit shumë. E vazhdoi deri në fund fjalimin, mes të sharave e pështymave, dhe shkoi i qetë në vendin e tij në kafenenë e Pallatit të Kongreseve.

Dy ditë më pas, kur Partia e Punës së Shqipërisë kishte një emër të ri dhe ekip të ri profesorësh, shumica e të cilëve pa asnjë lidhje me komunizmin, Dritero Agolli ishte njeriu më popullor i tyre dhe mbeti deri në fund të jetës, njeriu me autoritet moral më të lartë dhe më të fortë mbi atë parti, përfshi dhe mbi enveristët që e gjuanin me këpucë.

Partia Demokratike sot është në këtë pikë halli, por s’ka asnjë autoritet moral.

Të gjithë flasin sikur kanë arra në gojë, pasi kanë frikë Sali Berishën. Asnjë personalitet i PD nuk është distancuar prej tij. Natyrisht në PD nuk ka ndonjë personalitet si Dritero Agolli, që të jetë dhe me PD, dhe shkrimtar.

I ngjashëm nga detyrat, por jo i njëjtë nga përmasat, është Besnik Mustafaj, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm i PD. Ai është aq larg asaj që ka bërë Agolli më 1991, sa e ka kaluar këtë problem nga një gjë tragjike për PD dhe Berishën, në një gjë komike, pasi paska deklaruar në Korçë që “nuk flet dot për këtë çështje, se është në Gjykatë”.

Në fakt, çështja nuk është në gjykatë dhe as ka për të qenë në ndonjë gjykatë, por është në Departamentin e Shtetit dhe është dosja e zezë që do mbajë peng ndryshimin e PD, nëse ajo parti e lidh fatin me Sali Berishën.

Kështu që PD nuk e ka fuqinë dhe energjinë që gjeti Partia e Punës më 1991 për të ndryshuar duke u distancuar nga Enveri i saj, dhe arsyeja është se ka një shkretëtirë personalitesh të keqpërdorur nga Sali Berisha, që as guxojnë t’u thonë të vërtetën demokratëve, por u bëjnë iso gënjeshtrave të tij.

E them këtë, pasi dëgjova rivalin kryesor për postin e kryetarit të PD, Agron Shehaj, i cili së paku është një hap më paërpara. Ai tha nuk bëj koment, por jo për shkak të asaj broçkullës së Gjykatës në Francë, por për shkak të etikës së garës.

Ai ishte një sinjal se ai nuk ka ndërmend të bëjë betejë për të mbrojtur Sali Berishën nga SHBA. Duke mos pranuar të bëjë koment për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Shehaj ka hedhur hapin e parë të distancimit nga Berisha, hap, i cili është shumë larg betejës ndaj Berishizmit, që ka nevojë ajo parti.

Ky është fakti që bën diferencën e tij me Bashën.Tiparet e tjera që ai tha për Bashën si një lider humbës dhe i korruptuar janë retorikë politike.

Ne ende nuk dimë nëse Shehaj është një fitues dhe nëse nuk do të korruptohet nga pushteti. Por ne dimë që Shehaj nuk ka ndërmend të mbrojë Berishën. Kjo tregon se ka shenja pavarësie ndaj tij, më shumë se çdokush deri tani.

Për ta parë më gjerë këtë histori, do të na duhet dhe qëndrimi i tri kandidatëve të tjerë për këtë çështje.

Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e ambasadores së SHBA për të dalë krah saj në stërvitjen ushtarake amerikane në Tiranë, çka lexohet si solidaritet me Berishën kundër SHBA.

Kadilli ka dhënë sinjale se është gati të distancohet nga Berisha, ndërsa Harxhi ka hyrë në garë, për t’i treguar Berishës se e ka gabim që ai është me Bashën dhe jo me atë që e do më shumë.

Pas disa muajsh, kur të shikojnë që nuk ka gjyq që e mbron Berishën, por mund të ketë gjyqe që mund ta dënojnë, gara do të jetë kush ka thënë ndonjë llaf kundër Berishës këtë javë.

Do ta kenë të vështirë të gjejnë diçka për të qenë, për t’u dukur sikur kanë qenë kundër tij me kohë. E vetmja shpresë, është të bëhen qesharakë, e të thonë nuk flisnim dot se ndikonim tek vendimi i Gjykatës në Francë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Molla e dijes: 24/05/2021 23:07

    A I DI DASH KËTO QË KA THËNË I.DEMALIA NË 2020 PËR M.BAZEN? NËSE KËTO JANË TË VËRTETA, A DUHET TË SHPALLET NON GRATA KY MERCENAR MEDIATIK? Me topuzë ç’drejtësie të vjetër nuk bëhet drejtësi e re Nga Gazeta Telegraf, 10 gusht 2020  - Nga Ilir Demalia Mero Baze prodhim i kujt është? Dje  kishte një shkrim me titull, “Ylli Ndroqi është më pak fajtor prej secili prej shokëve te tij politikanë, në këtë histori”. Sëpari me gjykimin e Ylli Ndroqit, le të merret drejtësia, në qoftë se do të kemi drejtësi?!! Fillimi le shumë për të deshiruar si fillim i dukshëm selektiv dhe politik nga njerëz qe e kanë përdorur drejtësinë në funksion te klaneve politike në pushtet dhe krimit te lidhur me pushtetin, duke u pasuruar në abuzimin që i lejonte pushteti për shërbimin. Në qofte se do të kemi drejtësi duhet të hetohet edhe Tema e Mero Bazes, nga i ka të ardhurat dhe kush ja jep, si ja jep financimet? Gojët e liga thonë se i ka në 40 mijë Euro në muaj financimet. Mero Baze, nuk dihet se si në fillimet e 90′ i ardhur nga Tepelena student në Gjeologji Miniera, gjindet si gazetar i “Alternativës” se Partisë Social Demokrate të Gjinushit. Më pas kalon si gazetar i Rilindjes së Kosovës. Më pas, si dhe qysh… fillon korespondent i VOA në Albanian Service si korespondent nga Tirana. Në të njëjtën kohë në kundërshtim me kontratën dhe politikën e VOA, shkruante me pseudonim artikuj pro qeverisë Berisha në gazetën Albania të Berishës. Më pas me informacionet dërguar VOA për gazetarin Mero Baze, nga Charls Walsh, njeriu CIA në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Mero Bazen e largojnë nga VOA. Prej vitit 1992 e deri në 2005 kur ju prishën pazaret me Berishën, ka qenë njeriu më i afërt i Berishës sa që hynte në zyrën e tij pa i marre leje kujtë. Ai quhej atë kohë djali madh i Berishës, i cili kishte ndikim te madh në të gjitha prapaskenat dhe vendimet e tij. Ishte më i rëndësishëm se vetë ministrat dhe vetë shefi SHIK-ut Bashkim Gazidede. Dhe jo vetëm, por ministrat dhe Gazidede rrinin si pula para djalit të madh të Saliut. Mero bënte dhe listat për deputetë dhe modeli listave ishte para 2008 në Partinë Demokratike. Ato i dinin vetëm Saliu dhe Mero deri min e fundit. Më rënien e skemave piramidale dhe rënien e Berishës dhe ardhjen në fuqi të socialistëve me Fatos Nanon, në vitin 1997 Mero Baze, shkruan librin “Realitete Shqiptaro Amerikane” që me humor nga gazetarët e Tiranës quhej “Rreziku Anglo-Amerikan” i Enver Hoxhës. Mero nuk e përmend më këtë libër, por sigurisht, Ambasada Amerikane e ka më librarinë e saj dhe Ambasadorja Yuri Kim, mund ti hedhë ndonjë sy për të kuptuar realitet shqiptare. Po ky Mero Baze, do ti nxirrte më vonë Edi Ramës, faksimilet e ndarjes me bashkëshorten Matilda Makoçi, ku Edvin Rama, mohonte atësinë dhe ja ngarkonte atë Kristaq Ramës. Më vonë Rama, do ta përsëriste disa herë duke ju drejtuar Berishës dhe demokratëve për këtë përbindëshmiri, dhe me të drejtë, se Sali Berisha, me demoratët me autor Mero Bazen, ma kanë shkatërruar dhe tmerruar djalin, sa që futej poshtë krevatit kur hyja në shtëpi. Personalisht kam shkruar shkrim në atë kohë kundër këtij pislliku të paparecedent. Sot Rama-Baze janë miq dhe bashkëpunojnë dhe Rama e ndihmon dhe financiarisht me qeverinë e tij. Ish miku armikut të Ramës, është sot miku Ramës dhe armiku i ish-mikut. Ajo çka SPAK duhet të hetojë ke Mero: Si bëri pastrim paraje me Beson e Tajvanit që ja shiti gazetën Tema për 500 mij Euro dhe ja bleu pas 3 muajsh për 50 mij Euro? Kush janë lidhjet e Temës së Meros, me Sandër Josifin këshilltarin e ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka? Kush janë lidhjet e Sandër Josifit me Olsi Ramën në skandalin e paradokohëshëm me kompanitë piramidale si pastrim parash ruso-ukrainase? Çfarë roli luan nëna e Sandër Josit, Pranvera (Josifi) Strakoshka si kryetare e Shërbimit Civil sot pranë qeverisë Rama? Ish zv/kryetare e Gjykatës Tiranës, ish anëtare e KLD-së. Kush janë lidhjet e Mero Bazes me Erion Veliaj dhe a ka konflikt interesi punësimi i djalit të Meros në Bashkinë e Veliajt? Mund të vazhdohet pafund me bëmat e Meros, por sa e ndjen veten Mero fajtor si prodhim i kësal politike 30 vjeçare dhe në funksion të bandave politike në fuqi? Barazia para ligjit është themeli i drejtësisë në shtetin e së drejtës.

    Përgjigju
  • Mondi: 24/05/2021 22:17

    Po z.baze enveri kishte 5 vjet vdekur edhe dheu e kish tretur Saliu eshte akoma gjalle dhe te vret Cte bej besniku I varfer berisha e ka lincuar nja dy tre here

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë

Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë