Mero Baze: “Primaret”, ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh

Mero Baze: “Primaret”, ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh

Sali Berisha

Në historinë e Partisë Demokratike, ka pasur një moment, kur u tentua që kandidatët të përzgjidheshin nga baza e partisë. Kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit 2000, për bashki dhe komuna, para të cilave Partia Demokratike hyri në një proces përzgjedhje me votim nga strukturat e partisë. Për kushtet në të cilat ndodhi, kur PD vinte pas traumës së vitit 1997, ishte një proces që nxiste interesin për të kandiduar, por që prodhoi truama të forta ndarjesh dhe klanesh brenda PD. Aq të forta ishin traumat, sa Berisha nuk e përsëriti më, sa ishte në krye të asaj partie.

Kjo ndodhi se procesi ishte real, por kultura e zgjedhjeve ishte dëmtuar nga mënyra se si PD kishte shkatërruar një herë zgjedhjet kombëtare në vitin 1996.

Kjo që po ndodh sot është një karikaturë edhe e zgjedhjeve edhe e kandidatëve.

Është një karikaturë e zgjedhjeve pasi nuk është ndonjë proces zgjedhjesh, por një votim i pjesshëm fiktiv, sa për të ilustruar idenë e premtuar në fushatën kundër Partisë Demokratike. Zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard, nuk kanë asnjë trupë të përcaktuar votuesish, por është pak a shumë si votimi i 11 Dhjetorit në stadium, ku kishte të drejtë të votonte çdo kush që i binte rruga nga stadiumi, por në fund as ato vota nuk numëroheshin.

Nga ana tjetër, ky proces është dhe një karikaturë për ata që “përzgjidhen” si kandidatë, pasi në fakt ata janë të përzgjedhur paraprakisht dhe vetëm sa kanë gjetur ca shokë të justifikojnë votimet.

Përveçse lista e gjashtë kandidatëve, ishte e paracaktuar, ajo që bie në sy, është fakti se të gjashtë kandidatët janë emra të skalionit të fundit të cilët nuk i ka pas marrë askush në konsideratë deri më sot. Disa prej tyre janë kandidatë të përjetshëm të PD, nga ata që s’kualifikoheshin qysh tek lista e parë e përfoljes, kryesisht si “idiotë” ose njerëz që s’kishin lidhje me PD. Të tjerë janë emra që në kushte normale PD nuk i zgjidhte as komisionerë.

Për këtë arsye më shumë se sa krizë zgjedhjesh, kjo është krizë përzgjedhjeje, pasi realisht mbështetësit e Berishës, nuk janë thirrur të zgjedhin alternativa, por të krijojnë idenë se kanë kandidatë për zgjedhje. Në fakt gjeja që i diskrediton më shumë ata, janë pikërisht emrat e kandidatëve, të cilët nuk i thonë asgjë elektoratit.

Si i tillë procesi i “primareve” të Berishës, është një proces ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh, përveç Berishës. I vetmi kuptim i këtij procesi, është t’i jepet mbështetje partisë së re të Berishës, e cila problemin më të madh deri pasnesër e ka si do të regjistrohet në zgjedhje: si një listë me kandidatë të pavarur, apo do t’i japë këta emrat hua për LSI, dhe do thotë në publik që janë edhe tanët. Afati për të kandiduar të pavarur, është deri pasnesër. Prej datës 1 shkurt, nëse nuk regjistrohen si të pavarur, ata kanë vetëm një shans të futen në zgjedhje si kandidatë të përbashkët me LSI. Ai i Dibrës e plotëson një kusht, se e ka mbiemrin Kryemadhi, por këta të tjerët duhet ta justifikojnë mbështetjen e Ilir Metës, vetëm si kandidatë të partisë së re “sovraniste”, Meta-Berisha si parti antiamerikane. Është e vetmja e ardhme që i pret.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 31/01/2022 03:16

    Ja dhe dallkauku u oborrit. Primaret i quan bosh kirse listat e surogatit te tij Rama i quan demokraci. Hajde gazetar po komplet katunar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë