Mero Baze: Pse Albin Kurti po detyron Perëndimin të ripushtojë Kosovën?

Mero Baze: Pse Albin Kurti po detyron Perëndimin të ripushtojë Kosovën?

Ajo që po ndodh mes Kosovës dhe Perëndimit është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur edhe Kosovës, edhe Perëndimit.

27 vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po detyrohen të rikthehen në Kosovë me trupa ushtarake, për t’i hequr nga duart pushtetin nga Veriu i Kosovës, një qeverie e cila ka prishur paktin e ekzistencës së Kosovës nën garancitë e Perëndimit.

Kjo është shumë e rëndë dhe e dhimbshme për Perëndimin, pasi Albin Kurti i detyroi ata që publikisht dhe në sytë e gjithë botës të ndjehen të penduar për çfarë bënë për Kosovën dhe të rikthehen aty pas 24 vitesh, për të shlyer gabimin e tyre.

Kjo është po ashtu shumë e rëndë për Kosovën, pasi në kohën kur kishte gjithë mundësitë dhe shanset të zhvillohej si shtet me fytyrë nga Perëndimi dhe me standardet e Perëndimit, bie nën duart e një qeverie, e cila ka bashkuar gjithë Perëndimin kundër Kosovës.

Pas 24 vitesh, sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili është personi që ka shkruar fjalimin e presidentit Klinton në mars 1999, që argumentonte “pse duhet bombarduar Serbia”, sot cilësohet si naiv nga Albin Kurti, dhe si njeri që e njeh gabim historinë e Kosovës. I thuhet kjo, njeriut që e ka bërë historinë e Kosovës me duart e tij.

Pas 24 vitesh, SHBA ka dilemën nëse Kosova do të jetë si Palestina apo si Qipro, duke shuar shpresat e saj të 24 viteve më parë, që do bëhej një shtet i qytetarëve evropianë. 

Pas 24 vitesh, SHBA dhe BE po mendojnë seriozisht për vendosjen e një protektorati “de facto” e ndoshta dhe “de jure” në Veri të Kosovës, që të mos kthehet në vatër destabilizuese në rajon, duke shuar shpresat se qeveria e shtetit të Kosovës do të vazhdonte të qeveriste vendin, bazuar në arsyet pse Kosova u bë shtet i pavarur nga SHBA dhe Perëndimi.

Siç e tha ambasadori amerikan Hovenier, “Më shumë prani e huaj në Kosovë do të thotë më pak mundësi për popullatën vendase dhe shqiptarët që të marrin vendimet e tyre”.

Tani të gjithë pyesin pse Albin Kurti ja bën këtë gjëmë Kosovës?

Disa që i bien shkurt thonë se ai është një njeri që çon ujë në mullirin e Serbisë dhe po vepron si një agjent i konservuar i tyre brenda shqiptarëve. E vërteta është se po bën ashtu siç serbët duan të veprojë një kryeministër i Kosovës, por jo si një agjent i tyre. Si një njeri më i keq se ata!

Disa të tjerë thonë e bën se është frikacak dhe meqë nuk merr dot vendime si burrë shteti, kërkon të viktimizohet, duke u rrëzuar gjithmonë nga pushteti për të mbetur gjithnjë një alternativë e parealizuar.

Personalisht, mendoj se është më keq se kaq. 

Albin Kurti është një delirant i rrezikshëm, i cili nuk do që të bëhet pjesë e historisë së Kosovës që kemi krijuar, por do që Kosova të jetë pjesë e historisë së tij si politikan. 

Ai do të rrafshojë gjithçka është bërë për Kosovën deri më sot dhe gjithë arsyet përse është bërë Kosova. Tani e tutje ai do që historia e Kosovës të nisë me historinë e tij. Ai është një lloj Neroni i cili preferon që Kosova të digjet para syve të tij dhe kjo të ngjajë si sinjal shprese për rikthimin e Mesias. 

Në fund ai shpreson që protektorati ndërkombëtar do vendoset në Veri, dhe historia nuk do shkruajë më për atë Kosovë që u bë shtet i lirë dhe i pavarur me gjakun e shqiptarëve dhe bombat e NATO, por për një Kosovë që e krijoi Albin Kurti, që nuk është më as e pavarur, as e Perëndimit, dhe as e shqiptarëve. Një krijesë apatride e Albin Kurtit, që urren gjithë çfarë kanë bërë shqiptarët dhe bota perëndimore deri më sot për Kosovën.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 07/06/2023 22:24

    o mero dakort se perendimi ka2 ne dore karroten e hurin por te shpalli njehere denoncoj nongrata ministrin e propagandes se milloshevicit se Serbia po tall menderet me perendimin 30 vjet, tani dhe me sanksionet ndaj rusit... perse e poshterojne kosoven miqte, lereni te beje shtet, te merren me vucicin se protestat i kurdis serbi, rusia nuk do ja bente serbise kete qe po I bejne miqte kosoves... pasivitet ndaj cnjohjeve! me mire kerkojuni falje serbeve per bombat e NATOs dhe fund me nder se ta ndihmosh kosoven ne lufte e japesh ne paqe sikur mban ere. po Asocacionin nga e kemi dhurate?, perendimi nuk duhej ta lejonte fare si ceshtje qe ne fillim, Ku eshte largpamesia e europes? Serbia e humbur se e humbeur eshte per perendimin se eshte vellai Vogel rusise por perendimi mund te humbe kosoven e ndoshta me tej edhe tek shqiptaret ne rajon qe do ndjehen te zhgenjyer. kurti ka te tijat por dhe perendimi si shume pas serbise!!! cfare po ndodh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!