Mero Baze: Pse Berisha nuk bën dot bashkimin dhe rasti 'Topalli'

Mero Baze: Pse Berisha nuk bën dot bashkimin dhe rasti 'Topalli'

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli

Përpjekja e Sali Berishës për të diktuar udhëheqjen e opozitës përmes nxjerrjes së njerëzve në rrugë, “nën emrin e tij”, vlen për të bindur ata që ka me vete, por jo ata që duhet të marrë me vete në emër të opozitës. Fakti që shumë deputetë shkuan në protestën e Berishës por nuk shkojnë pas partisë së Sali Berishës, e bën dhe më të rënd problemin e lidershipit të tij pas protestës, se sa para protestës.

Arsyeja është se mbështetësit e Berishës e konsiderojnë protestën një liçensë për ta për të luftuar armiqtë e brendshëm vetëm pse ata nuk pranojnë Sali Berishën. Madje dhe ata që kanë shfaqur qoftë dhe një herë mospajtime me të.

Dhe për ta provuar këtë vlen dhe rasti më ekstrem, “rasti Jozefina Topalli”, e cila pranoi dhe rikthimin, pranoi dhe lavdërimet e Berishës për rikthimin, por nuk arriti të ri integrohet në partinë që kishte qenë dikur numri 2, si në jetën politike dhe në pushtet.

Rikthimi i dështuar i Jozefina Topallit, e cila  është e vetmja, që nuk ka ikur nga ajo parti për shkak të konflikteve me Berishën, por për shkak të ndjesisë që kishte  se Berisha e donte më pak se Lulzim Bashën, tregon se ajo nuk arriti të integrohej në partinë e re të Berishës. Edhe pse shkoi në kuvend, edhe pse qau dhe u përlot, edhe pse Berisha e kishte atë të vetmin lajm pozitiv bindës për ribashkimin e PD, në fakt nuk e integroi dot. Atë dukshëm e shoqëroi përçmimi dhe  izolimi  nga një mur i ftohtë i mbështetësve të Berishës, të cilët nuk ja falin faktin që ajo e ka sulmuar Bashën kur e donte Berisha, edhe pse tani që u bashkua me Berishën ky e shan Bashën më shumë se ajo. 

Ajo quhet e padëshiruar vetëm pse e ka sharë pa leje dikur atë që Berisha tani e urren më shumë se kushdo tjetër mbi tokë. 

Pra çeta e mbështetësve të Sali Berishës, tani është problem i gënjeshtrave të vet Sali Berishës për bashkimin e opoztës dhe arsyeja pse askush nuk troket më në atë derë.Çdo kush që do të rikthehet tek Berisha do të gjej këtë poshtërim, këtë izolim dhe mbi të gjitha trajtimin si i deklasuar. 

Ndaj Berisha nuk ka fuqi ta bashkoj opozitës. Nuk ka fuqi pasi askush që ka dinjitet dhe mendon se ka një të ardhme politike nuk ka dëshirë  të jetë nën udhëheqjen e tij si opozitar. Por dhe ata që nuk kanë më asnjë ambicie dhe që kthehen aty vetëm pse kanë pushuar arsyet përse kanë ikur nga PD, siç është rasti i zonjës Topalli, nuk i pranon më partia, pasi i shikon si njerëz që qoftë dhe një herë kanë menduar me kokën e tyre ndryshe nga Berisha. Ky gjest vazhdon të jetë krimi më i rënd në PD.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SALHE BAJGA: 12/07/2022 08:44

    ZHELEFINA spiunja e sigurimit të shtetit në kohën e kriminelit Enver është politikane më fëlliqsir e Shqipris. Kjo bëri parti të re e pa që si dha askush vot dhe u kthye të partia wc pd. PËR të kap ndonjë llokëm siç kepi kur ishte kryetare kuvëndi që sla gjë pa vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion