Mero Baze: Pse Edi Rama dukej i kënaqur me tri opozitat e Komisionit

Mero Baze: Pse Edi Rama dukej i kënaqur me tri opozitat e Komisionit

Kryeministri Edi Rama

Do të ishte një punë e mençur që dhe Edi Ramën ta mbanin sa më pak në Komisionin Hetimor. Mund ti bënin katër pese pyetje thelbësore dhe ta përcillnin. Kjo do të ishte në dobi të opozitës. Por me sa duket dëshira për protagonizëm I mundi të tri opozitat e Kuvendit, përballë objektivit për të mundur Edi Ramën.

Problemi që kanë shumë politikanë apo gazetarë, kur përballen me Edi Ramën, është pikërisht se duan të impostohen që ta përballojnë atë, duke menduar të bëjnë batuta ose të jenë agresivë. Në fakt e vetmja mënyrë e thjeshtë të përballesh me të, është të jesh vetvetja, pasi në një betejë 8 orëshe si ajo e sotmja, nuk bëhesh dot 8 orë aktorë dhe harron edhe këshillat.

Dhe në këtë kurth ranë sot të trija opozitat e Komisionit.

Jorida  Tabaku, dukej se  kishte bërë prova se si mund ta nervozonte Edi Ramën duke I thënë “të lutem qetësohu”. Problemi është, se dukej aq qart që ishte skenar për nervozizëm, sa nuk mund të mos e kuptonte Edi Rama që e ka zanat atë punë. Dhe kaq I duhej të mbante ekranin 8 orë bllokuar, duke I nervozuar të gjithë kundërshtarët, përfshi dhe kryetaren e Komisionit.

Belind Këlliçi, po ashtu kërkoi të kompesojë “Foltoren” duke I marrë kohën Tabakut dhe duke komunikuar vet direkt me Edi Ramën. Nuk ja kaluan keq me njëri tjetrin dhe dukej se më I kënaqur ishte që “Foltorja” po merrte pjesën e vet të protagonizmit që i takon si opozitë, se sa që po zbulonte ndonjë gjë të re tek Edi Rama.

Helidon Bushati, pala e tretë brenda opozitës, që së bashku me Alfred Rushën janë mbi dy palët e tjera, po ashtu u përpoq të tregonte se është një deputet që merr vesh nga tenderat, dhe përsëriti dhe ai pyetjet e veta, të cilat Edi Rama mezi  I priste.

Në fakt të tri opozitat në Kuvend, në finale I dhanë shansin Edi Ramës të përsëriste tre herë argumentet e tij, të çmontonte shifrat e vitit 2047, që I faturohen vitit 2017 dhe të bënte humor mjaftueshëm për tu kuptuar pse ishte aq I vendosur të rrinte 8 orë para kamerave pa lëvizur.

E gjithë kjo erdhi vetëm nga fakti se të tri opozitat e Kuvendit, duke llogaritur dhe opozitën mbi palët, shpresonin të përdornin ekranin më shumë për promovim dhe garë ndaj njëri tjetrit,  se sa për hetim serioz të çështjes së inceneratorëve përmes pyetjeve për kryeministrin.

Nuk është se dolën keq secila palë, përveç fillimit emocional. Problemi është se shumëzuan me 3, kohën që I dhanë Edi Ramës për tu shfajësuar dhe për ta kthyer në gallatë këtë histori.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 24/02/2022 06:49

    Si i squte qe eshte Mero, na thote qe vertete qe Rama eshte nje Lupin, por ama opozita ta kishte pyt me pak. Po ca beni more. Si nuk keni nje fije ndershmerie dhe integriteti. Ca shkrun prralla. Ke kellqe shkruj per Lupinin. Vemje.

    Përgjigju
    • Shkodra: 24/02/2022 10:42

      Lupin gjthmone fiton ????

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet

Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet