Mero Baze: Pse u përgjysmua protesta e Korrikut?

Mero Baze: Pse u përgjysmua protesta e Korrikut?

Sali Berisha dhe Ilir Meta në protestë

Debati për shifrat me mitingjet e Berishës është harxhim kohe por duke parë sipërfaqet, e rralluara të bulevardit, është e qartë se protestuesit shkojnë deri tek dy kullat binjake dhe më pas deri tek Ura e Lanës ke njerëz që bëjnë sehir. Është as më shumë as më pak gjysma e protestës së Korrikut. Përtej kësaj, është protesta më jo entuziaste, më e pamotivuar dhe mbi të gjitha e kontrolluar me regji qendrore për të krijuar imazh të rremë.

E gjitha ka vetëm një arsye që lidhet me emrin e Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët të dy së bashku e zvogëlojnë më shumë opozitën. E zvogëlojnë pasi konsolidojnë ndarjen e Partisë Demokratike. Ilir Meta është aty për të zëvendësuar ata që refuzojnë Berishën,. Por ata që refuzojnë Berishën krahasuar me ata që besojnë Metën janë shumë herë më tepër. Ilir Meta nuk i kompenson dot. Përkundrazi i shton më shumë. E zvogëlojnë pasi protesta bëhet në kulmin e përçarjes së opozitës ndërkohë që në Korrik ishte nisur retorika e bashkimit me të cilën Berisha kërkonte ti vinte në gjumë për ti poshtëruar dhe sunduar.

E zvogëlojnë pasi prej Korrikut e deri tani Berisha është përballur me sanksione të reja ndërkombëtare si ajo e Britanisë së Madhe dhe qëndrimin e vendosur të SHBA dhe BE për ta izoluar atë. Kushdo që do pushtetin e kupton që nuk ka më të ardhme me të. E zvogëlojnë mbi të gjitha pasi retorika e tyre për korrupsion, për antikomunizëm, dhe për oligark në këtë vend shqiptarëve u kujton dy vet, Sali Berishën dhe Ilir Metën, të dy komunist, të dy oligark, të dy miliarderë.

Dhe protesta e sotme, provoi gjithçka. Provoi që Berisha e kish thirr protestën për ti treguar vendin SHBA duke e akuzuar nga tribuna e mitingut se e kishte shpallur “non grata” padrejtësisht. Më pas njësoj si Putini dje, protesta u përqendrua tek Sorosi dhe tek sulmi ndaj Perëndimit. Dhe ajo që ishte qershia mbi tortë për lirinë e shtypit dhe vizionin e opozitës ishte regjia qendrore e protestës. Ata që akuzojnë qeverinë për kaseta të gatshme, edhe protestën e sotme e kishin me regji të gatshme duke mos lejuar median ta filmonte, përveç dronëve që nuk i ndalin dot.

Mjafton kjo për të kuptuar përse në protestë mungonin njerëzit, mungonte fryma, mungonte entuziazmi dhe mbi të gjithë mungonte shpesa. Një protestë me regji, me pagesë dhe me autobuza, është shfaqje teatri por jo protestë. Protestat i shkaktojnë revoltat e popullit jo hajdutët e revoltuar. Dhe mesazhi kryesor i protestës ishte ai që tha Sali Berisha. Pa atë nuk do ketë kurrë stabilitet Shqipëria. Ishte e vetmja gjë e sinqertë e thënë në protestë. Është i vetmi premtim që ai mund të bënte. Por ai është thjeshtë një plak që nuk ngre dot brekët e veta, ndaj nuk ja ul dot pantallonat Shqipërisë. (Mund ti ul pak portofolin Zenit)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 12/11/2022 20:39

    Në të gjithë botën protestohet ditën,pse opzita shqipëtare proteston natën ? apo si hajdut me eksperienc që jan,iu pëlqen errësira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë