Mero Baze: “Qeveria teknike”, alibia për mospjesëmarrjen në zgjedhje

Mero Baze: “Qeveria teknike”, alibia për mospjesëmarrjen në zgjedhje

Sali Berisha dhe momenti i vrasjes së një prej protestuesve më 21 Janar 2011

Përpjekja për të maskuar objektivin final të Berishës, që është mospjesëmarrja në zgjedhjet e pranverës, tani e ka emrin “qeveri teknike”.

Në historinë e tij politike të përpjekjes për t'u kthyer për herë të tretë, Berisha gjithmonë ka maskuar objektivat e veta.

Kur më 2021 Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, për korrupsion madhor dhe minim te demokracisë në Shqipëri, ai për t'iu kundërvënë SHBA, e maskoi luftën e vet me “betejën” për të  demokratizuar partinë, duke fajësuar Lulzim Bashën për gjithë humbjet e PD, pasi kishte munguar demokracia e brendshme dhe votat e demokratëve. Madje kishte bojkotuar zgjedhjet kundër vullnetit të Berishës.

Dhe çfarë nuk premtoi. Zgjedhje nga baza, vendime më unanime, primare etj. Madje u betua që s'do ketë më bojkot.

Pasi arriti pas dy vitesh, t'i marrë grupin parlamentar me premtime dhe pazare, ai bëri emërime direkte për nënkryetarë partie dhe funksione të tjera me emërime direkt prej tij, duke i justifikuar për hir të “unitetit”.

Tani që “bashkimi” ndodhi dhe ai e shikon se përçarja nuk u shmang, përkundrazi dekantoi një pjesë e opozitës kundër tij duke krijuar parti të reja, dhe kur e shikon se e ka të pamundur të fitojë ose t'i afrohet fitores në zgjedhjet e pranverës, ka shpikur qeverinë teknike, si kusht për të hyrë në zgjedhje.

Rezultati është shumë i sigurt. Nuk do ketë qeveri teknike dhe pas kësaj mbetet që Berisha të mbajë fjalën të mos hyjë në zgjedhje.

E dimë si përfundon kjo histori se është një film i parë.

Në fakt qeveria teknike përveçse është një alibi për të mos hyrë në zgjedhje, është dhe një mënyrë për të maskuar mos ikjen e tij nga kreu i partisë, pasi ka premtuar që kush humbet zgjedhjet duhet të largohet.

Pra e gjithë beteja për ta mbajtur tani PD peng të familjes së tij dhe halleve të tij, maskohet me një kërkesë që as ka ndërmend t'ia plotësojë kush dhe s'e realizon dot dhe sikur të rrijë 24 orë në rrugë me çetën e tij.

Ajo që ai kërkon me urgjencë këto ditë është që para se të nisë gjyqi i tij, njerëzit të ketë në rrugë, për “qeveri teknike” dhe kështu maskon dhe përdorimin e PD për hallin e tij tërësisht personal dhe familjar, i cili tani rëndohet dhe nga hapja e dosjes së 21 Janarit.

Të hënën nuk do ndodhë asgjë që nuk ka ndodhur më parë. Do vijnë tufa-tufa me autobusë, do thyejnë ndonjë xham e do hedhin ndonjë molotov, do bllokojnë ndonjë derë univeristeti apo institucioni e do kthehen nga erdhën.

Të gjithë ata që duan të keqpërdorin simbolikën e 21 janarit gabohen rëndë. Nuk ka 21 Janar pa Berishën kryeministër. 

21 Janari është ditë simbol jo se qe ditë proteste, por se u bë ditë masakre nga një kryeministër që vrau. Pjesa tjetër është proteste e zakonshme.

Nuk vret njeri më demonstrues në këtë vend, ndaj 21 Janari do ngelet njollë e Sali Berishës dhe ndëshkim i përjetshëm për të.

Të hënën dhe në ditët në vazhdim Shqipëria do përballet me grahmat e fundit të Sali Berishës për të përdorur PD për hallin e tij.

Ky nuk është as hall i shqiptarëve dhe as hall i opozitës. Është vetëm hall i tij.  

Të hënën nuk ka kush vret qytetarë. Mund të ketë vetëm vandal që provokojnë qytetarët por me ata Tirana është mësuar. Po të ishte ndryshe, Sali Berisha nuk do ishte majë penxheres duke pritur burgun, por do ishte i nderuar si një udhëheqës normal në këtë vend, duke shijuar pensionin e tij. 

Aty, në burg, e ka çuar historia e tij e dhunshme dhe profili i tij kriminal, që është një film që përsëritet për 33 vite. E hëna është një përsëritje komike e tragjedisë së tij.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasapi Derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 08/10/2024 15:11

    Ore akoma ka shqiptar qē meren me Sali Bajgēn hajdut kriminel malok. E habitsēshme ! ! !

    Përgjigju
  • Saramallo Kalloi: 07/10/2024 10:35

    Ore komonisti Sali Berisha thot mosbindje Civile, po pse se jep shēmbullin vet Salheu tē dali nga aresti nē shtēpi dhe tē udhēheqi protestusit. Pse pra se bēn vet apo vet pshuret nē brek gērdalla plak.

    Përgjigju
  • O tej: 06/10/2024 22:20

    Berisha ka me shku ne... te Sheqeres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë