Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar menjëherë pas sulmit të ish kryeministrit Sali Berisha duke e cilësuar atë si 'tentakul mafioze e narkoshtetit mbi mediat'. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shkruan se fatmirësisht nuk ka vrarë njeri dhe se është mësuar me sulmet politike ndër vite që i kanë bërë.

Qenka mërzit Berisha pse kam sulmuar dje shkuarjen e Ramës tek televizioni shtëpisë tij. Dhe qenka hedh në sulm duke publikuar fotot e fëmijëve të mi duke i përfshirë dhe ata si “mafiozë të shtypit” meqë e kanë babain gazetarë. Ata janë rritur duke vuajtur problemet e babait të tyre me politikën dhe për fat janë shkolluar mirë dhe janë në punë të tyre . Mua ma kanë bërë më të lehtë jetën ndryshe nga Saliut, që përveç të vrarëve të vet duhet të numërojë dhe 26 të djalit. Dhe jetën private e kanë më të mirë. Së paku deri tani s’më janë martuar me ndonjë kushërirë, apo rrospie hotelesh”, nënvizon Baze.

Sulmi i ish kryeministrit erdhi pas një shkrimi kritik të gazetarit lidhur me investimin të jashtëligjshëm që ka bërë familja “Berisha” në një portal dhe televizion të ri i cili pavarësisht se ka derdhur shuma të majme parash nuk ka deklaruar kurrë burimin e tyre.