Mero Baze: Rekomandime nga një vrasës i lirisë së vet

Mero Baze: Rekomandime nga një vrasës i lirisë së vet

Ilir Meta

Ilir Meta ka filluar e flet për lirinë në Shqipëri. Nuk ka rëndësi se çfarë shembuj merr si pozitiv apo negativ se në të dyja rastet I bie më qafë njerëzve. Kur lavdëron dikë natyrisht e bën më pis se sa duhet, dhe kur sulmon dikë natyrisht I bën më shumë nder se sa duhet.

Ndaj nuk po merrem me emra, por me përpjekjen e njeriut që mungesa e lirisë brenda vetes këto 32 vite të rekrutimit të tij, e ka shpërtfyruar duke e kthyer në një lodër në duart e uzurpatorëve të demokracisë shqiptare pas vitit 1990.

Sa u përket rekomandimeve të tij për modelin e gazetarisë statistika është shumë e qartë. Ilir Meta po përpiqet të paraqes si model gazetarinë që heshti dhe mbrojti duke e relativizuar dosjen e bashkëpunimit ë tij me Sigurimin e shtetit. Njeriu që për 30 vite është në politikën shqiptare I diktuar nga mungesa e lirisë brenda vetes dhe pengmarrja e Sigurimit të Shtetit, ka filluar rekomandon si model gazetarie ata që heshtin për mungesën e lirisë së tij.

I ka vënë në resht dhe dita ditës përpiqen ta relativizojnë dosjen e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, herë duke thënë që nuk ka qenë agjent, herë duke thënë që nuk ka qenë ai po një tjetër dhe mbi të gjitha duke përdorur periudhën 30 vjeçare të lulëzimit ë tij si bashkëpuntor i sigurimi. Nuk ka lajm më të keq për lirinë e shtypit se sa propagandistët që përpiqen të mbrojnë të shkuarën e një bashkëpunëtori sigurimi që na ka diktuar 30 vjet Dhe akoma më keq kur na e bëjnë këtë në emër të së djathtës shqiptare apo të persekutuarve të regjimit komunist.

I vetmi zë I besueshëm I Ilir Metës, kur flet për diktaturën e sotme është Agim Nesho, njeriu numër 2 I partisë së tij, me emër të ri dhe huqe të vjetra. Ai është I vetmi që ka të drejt ta konsideroj regjimin e sotëm në Shqipëri si diktaturë. Duke qenë djali I Sekretarit të Enver Hoxhës dhe familje me lidhje të shumfishta politike në bllok, që dhe jetën personale, e kurdiste në varësi të grupeve armiqësore, ai nuk ka asnjë arsye ta konsideroj liri këtë që jetojmë sot. Ai parajsën e lirisë e ka pasur deri në vitin 1990 në bllok. Asgjë nuk ja zëvendëson dot më atë liri dhe atë standard jetese që ka pasur atëherë. Normalisht çdo gjë tjetër përfshi dhe këtë standard lirie që ka sot shoqëria ai ka të drejt ta quaj diktaturë, pasi atij ja ka prishur parajsën e tij. 

Vetëm se Ilir Meta pas kësaj duhet të na sqaroj se çfarë lirie kërkon të na rikthej, lirinë e Agim Neshos në diktaturë, apo lirinë që po gëzojnë shqiptarët në demokraci.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/08/2022 21:19

    O Mero Baze ke jashtëzskonisht të drejt po Agim Muti na falni na shkau gau Nesho që qelbet er mut ska faj ai është mësuar nga bllokmen na u bë humbamen shok i ngusht me like sigurimin që Agim Nesho siguron ktë timin. O Zot çpo na shohin syt e çpo na digjojn veshët. Agim Nesho që qelbet era mut u bo super demokrat. Mjer Shqipria Agim Nesho nga klyshi Enverit na u bë dylberi Ilirit e kodosh i Monika kaposh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit