Mero Baze: Sa i qetë është Berisha, kur shikon Metën me ambasadoren amerikane në tavolinë?

Mero Baze: Sa i qetë është Berisha, kur shikon Metën me ambasadoren amerikane në tavolinë?

Yuri Kim takim me Ilir Metën në selinë e PL-së

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, u kërkoi sot tre forcave kryesore politike në vend të shmangin kandidatët me probleme në listat e tyre, si një shenjë e distancës që duhet të mbajnë ndaj lidhjeve të politikës me krimin.

Ajo vizitoi Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë. Dhe si për ta ilustruar seriozitetin që SHBA ka në distancimin e politikanëve problematikë, ajo natyrisht refuzoi të takojë dikë nga grupimi i atij që quhet “Grupimi i Berishës” në opozitë, për shkak se ata kanë kryetarin me probleme, jo kandidatët.

Izolimi i Berishës nga faktori ndërkombëtar është tani fakt i kryer. Por më i dhimbshëm se izolimi i tij, është fakti që partneri i tij Ilir Meta është ende i pa izoluar dhe e takojnë në vend të Berishës.

Praktikisht Ilir Meta është mbështetës zyrtar i kandidatëve të Berishës, por kjo nuk e ka penguar ambasadoren ta takojë atë. Kjo do të thotë se SHBA nuk ka problem me të tjerët, përveç Berishës, nuk ka problem me ata që kandidojnë apo partnerët e tij. SHBA ka problem konkretisht me Sali Berishën.

Tani, nëse Ilir Meta do të ishte  vërtet ashtu siç mbahet, besnik parimor ndaj Berishës, nuk kishte pse e priste zonjën Kim në seli, se në fund të fundit ai është mbulesa ligjore e Berishës në këto zgjedhje.

Ai e ka kundërshtuar shpalljen e Berishës “non grata” dhe duhet të refuzojë dhe selektimin e ambasadores brenda familjes. 

Por me sa duket ai nuk e ka fshehur dot joshjen për të pasur një privilegj më shumë në raport me Berishën brenda koalicionit me të. Dhe ky privilegj është fakti që ai ende është njeri që mund ta shpëtojë PD e Berishës, nëse i bashkohet atij, pasi ai është i pranueshëm nga ndërkombëtarët.

Nuk di sa e gëzon apo e mërzit Berishën kjo gjë, por është e qartë që Ilir Meta në një nga dy tavolinat është hipokrit, ose në tavolinë me zonjën Kim, ose në tavolinë me zotin Berisha.

Në fakt, të gjithë e dimë që është hipokrit me zonjën Kim, por ajo nuk mërzitet, se nuk ka shkuar t’i marrë besën, por t’i tregojë qëndrimin e SHBA. Problemi është se Berisha ka paranojë nga “besëprerët’.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 09/03/2023 04:46

    Pra znj. Kim ka kerkuar nga PS te nderprese kesaj radhe kandidimet e te denuarve apo trafikanteve te droges. Per sy e faqe. Shume mire eshte kjo. Arritje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI