Mero Baze: Sali mos u nxito me Agim Zeqon! Të ka paguar ndërhyrjen mjekësore në Vjenë dhe e ka treguar vetë

Mero Baze: Sali mos u nxito me Agim Zeqon! Të ka paguar ndërhyrjen mjekësore në Vjenë dhe e ka treguar vetë

Sali Berisha

Sali Berisha ka mohuar sot se djali i tij, Shkëlzeni, fshihet pas  kullës që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Berisha për herë të parë nuk akuzoi kryeministrin Edi Rama, por akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve.

Ndërkohë që herë të parë foli edhe për ndërtuesit e kullës, Agim Zeqon dhe Ilir Shtufin, dyke thënë se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për foltoren.

"Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren", tha Berisha.

Por gazetari Mero Baze, njohës i mirë i kulisave politike ka "këshilluar" Berishën të mos nxitohet në deklarata për Agim Zeqon. Baze nënkupton që ky sipërmarrës i ka paguar Berishës një ndërhyrje mjekësore në Vjenë dhe se po vetë e ka treguar këtë gjithandej.

"Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej", shkruan me ironi Mero Baze në Facebook./ Tema

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdar: 20/08/2023 07:31

    Mero naze eshte gazetari me tipik dhe nje ndertues artificjal teper i zgjuar ne perpilimin re genjeshtres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja