Mero Baze: SHBA dhe BE e veçoi sot presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria

Mero Baze: SHBA dhe BE e veçoi sot presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria

Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta identifikuar veten me vullnetin e popullit perballë qëndrimeve agresive kunder tij, te SHBA dhe BE, dhe për këtë evokoi referendumin për Kushtetutë më 22 nëntor të vitit 1998.

Ilir Meta ka një keqkuptim me popullin dhe fuqinë e tij politike. Nëse gjithë politikanët kur duan të marrin fuqi dalin dhe i bashkohen popullit, ky kërkon që populli të shkojë t’i mbrojë pushtetin këtij.

Së pari, analiza mbi referendumin nuk ishte reale, pasi ai referendum, ashtu si zgjedhjet e 30 qershorit, janë të vetmet zgjedhje në Shqipëri të bojkotuara nga opozita. Dhe në të dy rastet, opozita është Partia Demokratike.

Referendumi i 22 nëntorit nuk arriti të bëhet gjithëpërfshirës, siç pretendon Ilir Meta, dhe as i besueshëm. Dy drejtuesit e Komisionit të Kushtetutës, ishin dy përfaqësues anti-opozitarë, ose “paterica të qeverisë”, siç i quante Berisha.

Këta opozitarët e sotëm në Parlament, kanë më shumë dinjitet, se janë aty për shkak të listës së PD, kurse Arben Imami dhe Sabri Godo ishin në krye të Komisionit të Kushtetutës, si dy armiq të PD, dhe jo si të zgjedhur të PD.

Kështu që përpjekja për të evokuar një referendum pa opozitën, nuk është ndonjë mëkat, por është një argument që forcon 30 qershorin, kur opozita u çmend përsëri dhe nuk mori pjesë në zgjedhje.

Besoj që duhet të jetë nxituar kur bëri këtë krahasim, ose ja kanë shkruar fjalimin këshilltarët që atëhere mund të kenë qenë në çerdhe me biberon.

Po të paktën të ishte konsultuar me Berishën, se ai e mban mend akoma. U betua që nuk do ta njihte atë Kushtetutë dhe derisa e ndryshoi me 2008, nuk gjeti rehat.

Ndaj kur Meta përmendi 2008 dhe ndryshimet kushtetuese nga Rama dhe ca palaço të tjerë, mirë ishte ta thoshte dhe emrin e Berishes.

Së dyti, përpjekja e Ilir Metës për t’iu kundërvënë SHBA dhe Bashkimit Europian në emër të sovranitit, duke ju referuar popullit shqiptar, ngjan më shumë një përpjekje për të fituar imunitet, se sa një përpjekje për sovranitet.

Njeriu që ka penguar popullin të votojë, nuk mund të kërkojë tani popullin ta mbrojë.

Jo se është e ndaluar të kërkojë ndihmë nga populli, por populli nuk të mbron me armë, por me votë. Dhe ky njeri tentoi t’i ndalojë shqiptarët të votojnë.

Shqiptarët nuk ju bindën këtij, por SHBA dhe BE, që iu thanë shkoni të votoni më 30 qershor.

Ky ishte referendumi i fundit i Ilir Metës, të cilin e humbi. Tani nëse do një të ri, të dalë në rrugë, të bëjë parti të re, po të dojë dhe naziste, meqënëse përshëndeti si Hitleri në fund, dhe të fitojë vota kundër SHBA e BE.

Së fundmi, Ilir Meta është sot qartazi i vetëm në betejën përballë SHBA dhe Bashkimit Europian, jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa tërësisht personale dhe familjare.

Ai i shikon ata si armiq, se janë ideatorë dhe mbështetës të reformës në drejtësi, nga e cila ai ka panik dhe po kalon në gjendje psiqike të vajtueshme.

Beteja mes tij dhe SHBA-BE, nuk është betejë e Shqipërisë, as e shqiptarëve. Biles duket qartë që nuk është as betejë e opozitës.

Është betejë e një njeriu që kërkon të përdorë pushtetin e presidentit për të sabotuar reformën në hapat e fundit të saj, nga makthi që ka prej drejtësisë së re.

SHBA dhe BE e kanë kuptuar këtë. Ata e siguruan sot Shqipërinë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë, pavarësisht qëndrimeve të presidentit.

SHBA dhe BE e ndau sot presidentin nga shqiptarët dhe Shqipëria. Zgjodhën të jenë me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Ai popull që kërkon Ilir Meta ta mbrojë nga SHBA dhe BE është me SHBA, BE dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Historia e tij ka mbaruar. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më i qetë do të jetë, aq më të shëndetshme do ta ketë jetën tani e tutje.

Dhe aq më pak skena qesharake si kjo e sotme do të ketë për shqiptarët.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tili: 24/11/2019 12:22

    Mero eshte STAFI i ERTV

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 22/11/2019 23:14

    Meta te shkoj te shplahet ne ujin Kristal te Lumit Lana aty e ka vendin

    Përgjigju
  • O tej: 22/11/2019 23:09

    SHBA dhe BE e dhjene ne koke Presileshin tone kokevici nga Skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja