Mero Baze: Shkëlzen Berisha përballë drejtësisë perëndimore dhe asaj shqiptare

Mero Baze: Shkëlzen Berisha përballë drejtësisë perëndimore dhe asaj shqiptare

Shkëlzen Berisha në SPAK

Në vitin 2010 një nga televizionet më të shikuara në botë, Al Jazera, realizoi një dokumentar mbi tragjedinë e Gërdecit. Ky është dokumentari i parë në një media të njohur botërore që përmend Shkëlzen Berishën si njeriu që qëndron pas biznesit të demontimit në Gërdec. Pasi dokumentari u shfaq, Berisha nisi presionet.

Kolegia jonë Ilva Tare, që ishte bashkëpunëtorja kryesore e produksionit, u vu nën akuza nga më të pështirat prej vet Berishës, ndërsa Shkëlzen Berisha përmes një prej studiove më të njohura të avokatisë në Britani të Madhe, Old Bailey, kërcënoi televizionin Al Jazera, duke kërkuar dëmshpërblim financiar, kërkim falje, si dhe heqjen e dokumentarit nga ëebsite i Al Jazeras .

Avokatët e Al Jazeras e shqyrtuan padinë dhe kuptuan se ai po luante bllofin. Dhe thjesht ju përgjigjën “see you in court” (shihemi në gjykatë). Pas kësaj, Shkëlzeni dhe avokatët e tij e tërhoqën akuzën. Dokumentari është ende online. Një prej prokurorëve me të cilët biseduan gazetarët ishte dhe Altin Dumani, sot drejtues i SPAK. Të njëjtën skemë Shkëlzeni e përdori dhe ndaj botuesve amerikanë të librit mbi historinë tjetër korruptive të tij në Gërdec, që u shoqërua me vdekjen misterioze të Kosta Trebickës dhe burgosjen e partnerëve të tij amerikanë.

Atyre u kërkoi 60 milionë euro, por jo vetëm që humbi gjyqin, duke i mbetur të pahedhura poshtë akuzat ndaj tij nga shtypi amerikan, por gjyqi zbuloi dhe dëshmi të reja si ajo e vajzës së Kosta Trebickës, që dyshon se babi i saj është zhdukur prej grupit të tij. Po i risjell këto dy histori për të treguar standardin perëndimor me të cilin gjykohen Berishët si hajdutë dhe vrasës, dhe standardin shqiptar ku janë ende të paprekshëm.

Me standardin e SHBA, atë gjyqësor të privuar nga vet Shkëlzen Berisha, atij i mbeten në kurriz gjithë akuzat që i ka bërë Neë York Times dhe autori i librit për Gërdecin, të cilët e kanë akuzuar si njeri kryesor pas asaj afere. Me standardin shqiptar ai thirret për herë të parë pas 15 vitesh në gjykatë. Me standardin britanik të drejtësisë, ai as guxon të shkojë në gjykatë të mbrohet nga akuzat, nga një dokumentar që dëshmon se ai qëndron pas historisë gjakatare të Gërdecit, kurse me standardin shqiptar ai për 15 vite investon paratë e vjedhura mes të tjerash dhe në Gërdec, dhe i ri-investon formalisht në mënyrë cinike në Gërdec, afër 26 varreve që ka hapur.

Do të mjaftonin vetëm këto dy raste të mënyrës se si drejtësia perëndimore sillet me një të inkriminuar si Shkëlzen Berisha dhe mënyrës se si e lë të livadhisë drejtësia shqiptare, për të kuptuar çfarë ka që është çmendur Sali Berisha këto ditë. Akoma më shumë vlen për t’u kuptuar përse Berishët janë “non grata” në SHBA dhe Britani të Madhe. Jo nga lobimi i Gon Nezës, por nga përballja me drejtësinë e atyre vendeve, të cilat kanë pas rastin të gjykojnë pse ai nuk mund të jetë i pafajshëm në Gërdec.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 28/01/2023 08:33

    Dhe eshte per kete aresye qe sot SPAKU dhe kur them SPAKU nenkuptoj zotin Altin Dumani dhe jo prokurore te kapur si Kraja,Kajani e ndonje tjeter, ka rastin te ngrere autoritetin e ketij organi te financuar e mbeshtetur fuqimisht edhe nga amerikanet; ka rastin qe te coje perpara drejtesise kriminelet politikane me jaka te bardha e me llogari te fuqishme bankare te krijuara nga grabitja e ketij vendi dhe ketij populli,nga vrasja,kercenimi e shantazhimi i kujtdo qe u ka dale perpara dhe ka kerkuar drejtesi ne kete vend si ne rastin e prokurorit te ndershem Xhevat Hana,te Remzi Hoxhes,Dritan Priftit etj etj.O sot o kurre,sepse nese zhgenjehemi dhe nga zoti Dumani,vetem anijet e autobuzat per te emigruar jashte vendit mbetet si alternative dhe ti dorezohet ky vend Berishes,SPIONIT METAJ e Co.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë