Mero Baze: Si Lulzim Basha çoroditi 'frontin anti-amerikan'

Mero Baze: Si Lulzim Basha çoroditi 'frontin anti-amerikan'

Lulzim Basha

Ka 24 orë që në Shqipëri nuk ka më asnjë antiamerikan. Mjaftoi një lajm i paqart rreth pareve ruse dhe Lulzim Bashës, që dy bajlozët e frontit antiaemrikan në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të linin në mes revolucionin antiamerikan të fshehur pas emrit të Luzlim Bashës dhe tani ti suleshin Lulzim Bashës të maskuar si proamerikanë.

Ka 24 orë që Berisha dhe mbështetësit e tij, janë duke zbuluar se parti e tyre ka marr ë pare ruse por ata nuk kanë ditur gjë. 

Sot parti e Ilir Metës hodhi dhe një hao më tej. Pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në KQZ, Kryemadhi u përpoq të lërë të kuptojë se Rama dhe Basha janë të dyshuar në këtë histori.

Në fakt ambasadorja duke përmendur kërcënimin që sjell  financimi i fshehtë politik rus, theksoi "rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.”

Ky paragraf më shumë se sa për Lulzim Bashën apo Edi Ramën, ngjante për Ilir Metaj dhe LSI, e cila ka së paku dy çështje në SPAK, njëra për financim fushate nga një kompani e huaj në Qipro, e padeklaruar në Tiranë dhe e dyta një çështje për pastrim paresh korrupsioni për aktivitet të LSI.  

Çështja e parë është ajo  që ka të bëj me financimin e LSi në vitin 2016 2017, lidhur me lobimet e tij në SHBA. E thënë shkurt ka një mospërputhje mes deklarimeve të tij në KQZ dhe deklarimeve në SHBA rreth shumave të paguara. Në këtë rast për llogari të LSI është paguar nga një kompani offshore nga Qipro.

Tani Ilir Meta duhet të pranojë se ka mashtruar me deklarimet në KQZ dhe për këtë duhet të marrë penalitetet e parashikuara nga ligji shqiptar, ose do të mbrohet me argumentin që nuk ka përgjegjësi për paret që një kompani qipriote paguan për LSI në SHBA, në emër të saj, por që nuk e bën dot, pasi ka kontratë pagese me këtë shoqëri nga një zyrtar i lart i LSI.

Kjo e përball Ilir Metaj edhe me mos deklarimin e sakte të financimit të fushatave, edhe me financime të huaja . Ligji shqiptar nuk lejon fiancimin e partive politike shqiptare nga organizate të huaja. 

Po ashtu në SPAK është dhe një dosje akuzash se si një i afërt i familjes Metaj, i punësuar në një vend kyç pranë një koncesionari të huaj në Shqipëri ka përfituar shuma të konsiderueshme paresh të cilat më pas janë adresuar si ndihmë për fushatën elektorale të LSI.

 Por tani kjo është çështje e drejtësisë. Çështja politike është magjia që solli ky debat. 

Brenda 24 orësh gara në Shqipëri nuk është më mes Frontit amerikan dhe partie me orientim perëndimor, por një garë se kush është më shumë pro amerikan dhe kush ja ka pas me hile Perëndimit dhe sidomos SHBA. 

Dhe gjithë këtë “mrekulli” e solli Lulzim Basha vetëm me përmendjen e emrit të tij. 

I njëjti njeri që me atë që bëri një vit më parë më 9 Shtator duke përjashtuar Sali Berishën ngriti dallgën më të madhe antiamerikane në vend, një vit më pas vetëm se ju përmend emri për keq, e fshiu si me magji antiamerikanizmin dhe sot ne kemi në radhë Berishën, Metën, Monikën, madje dhe Shkëlzenin me Tv e tij pro SHBA. Dhe hajde mos besoni tek rikthimet pastaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 16/09/2022 00:06

    1)Mori $ nga ruset per te djegur Tiranen ne 2017,...2)Shiti detin ne 2009...(edhe atje duhet te kishte ndo nje "financim",se ste falin kta... 3)Tani qe doli financimi rus,behet me e besushme akuza e ati kameramanit qe Basha i fshiu kasetat e masakres ne Kosove.... ..as hymnin nuk di ai...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite