Mero Baze: Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë!

Mero Baze: Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë!

Sali Berisha

Ajo që po ndodh me reagimin e PD pas humbjes dërrmuese në Himarë, tregon se Sali Berisha mban të bllokuar debatin për të ardhmen e PD, duke u përpjekur ta zëvendësojë atë me kontestimin e rezultatit, siç ka bërë në çdo palë zgjedhje të humbura këto 33 vjet.

Humbja në Himarë është e pastër dhe thuajse në shumicën e kutive të votimit, përjashto dy kutitë e qytetit të Himarës.

Dhe ai rezultat ka brenda peshën e shumë vendimeve politike të PD.

E para, është unifikimi i PD me krahun e Agimit të Artë dhe pozimin e udhëheqësve të PD para portretit të Spiromilos, një udhëheqës gjakatar ndaj shqiptarëve, gjurmët e urëve të zjarrit të të cilit gjenden nga Bregdeti deri në Përmet, Gllavë dhe Kurvelesh.

Çdo popull ka heronjtë e vet në histori, dhe në kohë të errëta, ai që për një palë është hero, për palën tjetër është kriminel. 

Tani që jemi në paqe, identifikimi me kriminelë antishqiptarë i një partie të madhe shqiptare si PD, do të thotë që ajo të ketë predispozicion të fusë në luftë popullin e vet me pakicën greke, duke u kujtuar plagët e vjetra ku janë shkuar gra në bajonetë dhe janë pjekur fëmijë të gjallë.

Identifikimi i PD me një kandidaturë nacionaliste greke, vë në siklet mbështetësit e PD në Himarë, të cilët për shkak të profilit të PD më 1990, janë kryesisht patriotë shqiptarë, që nuk kanë asnjë pikë bashkimi me nacionalistët grekë. Më e pakta që u bën atyre njerëzve, i turpëron. 

Rasti i Pilurit është më ilustruesi në atë zonë, pasi një fshat që ka mbështetur PD dhe që ka një profil nacionalist shqiptar, ka votuar për PS.

Mos të flasim pastaj për Lumin e Vlorës, se ajo është histori e rëndë, pasi gjysmat e këngëve që këndojnë, i kanë kundër Spiromilos.

Gabimi i dytë i rëndë, është kthimi në shtesë të PBDNJ, a thua se PBDNJ është parti e parë në atë Bashki. Pa votat e PD, PBDNj, është një parti pakicash në Himarë, që nuk fiton kurrë. Dhe në këtë rast, meqë ishin në koalicion, të paktën të diktonin kandidatin.

Së fundmi, PD e orientoi gjithë betejën në Himarë tek shpresa se do fuste në konflikt qeverinë shqiptare me atë greke. Nuk është se nuk e futi, por puna është se nuk dëmtoi qeverinë shqiptare. Madje më shumë dëmtoi në këtë betejë qeverinë greke. Brukseli dhe SHBA u rreshtuan në anën e Shqipërisë, dhe jo Greqisë.

I gjithë aksioni i PD në Himarë, rezultoi me vota të humbura për PD, me prestigj të humbur dhe me një fundosje dhe më të madhe politike, pas marrjes së vulës dhe logos aq shumë të ëndërruar.

Përpjekja e Berishës për ta bllokuar këtë debat dhe për të bërë thirrje donkishoteske për revolta, mos njohje zgjedhjesh etj, janë thjeshtë përpjekje për të mos dhënë llogari për humbjen dhe degradimin e PD tani që ai është në krye.

Në një farë mënyre, demokratët e PD tani i ka gjetur një hall më i madh se më parë kur humbisnin me Bashën. Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë. Se të paktën kur ishte Basha, humbisnin e fillonin shanin ca muaj.

Tani mirë që janë rrahur po aq keq, por janë të detyruar të qajnë fshehurazi nga Berisha, se ai nuk i lë as të qajnë. / Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës