Mero Baze: Të gjithë e duan Gridën te 'Doktori'

Mero Baze: Të gjithë e duan Gridën te 'Doktori'

Sali Berisha dhe Grida Duma

Në moshën e tretë të tij, Berisha po provon atë që s'ka mundur ta bëjë në gjithë jetën e tij, t'i vardiset një gruaje, vetëm që të mos ndjehet i braktisur. Nuk është vardisje erotike, edhe pse e ka brenda një lloj vaniteti malësor, ku personazh nuk janë yjet e Hollivudit, por një grua e dalë nga legjendat e tre shekujve më parë, për të cilën nuk kemi fotografi, por vetëm përshkrime. 

Në vardisjen e tij, ka plot elementë komikë por pa dyshim eedhe një element të fortë njerëzor. Në moshën 78 vjeçare, ai po ndjehet i braktisur nga familja e tij politike dhe për gati një vit, nuk ka mundur ende të çajë digën që e mban atë larg grupit parlamentar. Për këtë po bën gjithçka. Burrat po i josh me poste, por meqë gratë nuk po i afrohen, ka vendosur t'i vardiset asaj që i duket më e lehte po ti bësh komplimente, Gridës. 

Në fakt ajo nuk po joshet nga komplimentet, por nga ideja se po i ofrohet “paja” e vajzës së vetme që mund të kalojë nga fronti armik në anën e tij. Dhe për këtë Doktori po bën gjithçka. Ka harruar sulmet e saj dhe të tij kundër saj. Ka harruar poshtërimin që ajo i ka bërë si politikan, si mashkull dhe si burrë në moshë. Është gati të harrojë dhe kacafytjen e tij para PD më 8 Janar, ku pas dështimit, shigjetat më të hidhura i erdhën prej saj. Do t'i tregojë të gjithëve se është gati t'i falë dhe atë, ndaj të tjerët nuk do të kenë probleme. 
Njeriu që është konsideruar burrë i hekurt në PD, për shkak të autoritetit të tij dhe distancës me bashkëpunëtorët, tani është gati të duket dhe si “plak kurvar", vetëm e vetëm që të paktën një grua të ikë nga kampi i Lulit e të shkojë tek ai. 

Nuk është ndonjë rol që i shkon, por halli çfarë s’të bën. Dhe Grida po e shijon shumë këtë moment. Dhe duhet ta shijojë deri në fund. Duhet të shkojë tek Doktori, ta lumturojë atë, ta bëjë të ndjehet plak i realizuar, t'i lexoj poezi të Esenninit dhe pastaj.. 

Pastaj, problem është se kush do jetë gruaja e dytë që do të joshë. Është pak problem, pasi shumica e grave që ju bashkuan “Foltores”, ju bashkuan jo aq shumë nga dashuria për Doktorin, pro nga qejfi që Grida nuk do ishte afër tij. Ishin te lehtësuara nga mungesa e saj. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 17/10/2022 08:50

    Patjeter, sepse askush nuk deshiron ndonje Spiropaliste apo Xhackiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore