Mero Baze: Të 'respektuarit' e Panairit

Mero Baze: Të 'respektuarit' e Panairit

Ismail Kadare

Ismail Kadareja kishte ditën për të shkuar në panair të nënshkruante libra për lexuesit e vet.

Makina e la në sheshin e poshtëm të Pallatit të Kongreseve. Mezi zbret. I duhet të ngjisë disa shkallë deri tek dera kryesore. Botuesi i tij e mban nga krahu derisa sa sigurohet që u ngjit.

Pak më tutje ca kamera që presin në shi. Nuk e shqetësojnë. Askush nuk e kthen objektivin drejt tij.

Pastaj sa hyn brenda dhe ndryshon gjithçka. Rrethohet nga lexues dhe njerëz që duan ta prekin si shenjt, t’i marrin firmën dhe t’i blejnë librat. Ulet në një qoshe të Panairit ku ka stendën “Onufri” dhe fillon firmos libra për lexues që përpijnë çdo gërmë dhe fjalë të folur të tij. Duket si i rinuar, kur të rinjtë i kërkojnë autografe. Madje ka gjasa që ka shkelur dhe betimin se “nuk do të shkruaj më”, vetëm për shkak të tyre.

Pas tij, në sheshin para Pallatit të Kongreseve mbërrijnë tre vetura luksoze. E para “Range Rover”. Nuk ndalojnë në sheshin poshtë ku zbriti Kadareja, por në sheshin e shkallëve para derës.

Rreth 12 kamera e presin në shi, dhe ndizen prozhektorët. Një tufë gazetarësh i sulen ta pyesin, si e vlerëson panairin e Librit, çfarë do të blejë, çfarë lexon, çfarë preferencash ka…Njerëzit e partisë që kanë mbërritur para tij aty, i bëjnë shoqëri si “qytetarë të rastësishëm”.

Nuk ka ndonjë përgjigje të qartë. Gruaja e ka porositur të blejë një libër dashurie me fund të lumtur. Nuk di pse e do patjetër fundin të lumtur. Me sa duket ka makth nga ndonjë fund tjetër. Vetë u mendua pak se çfarë i pëlqente dhe pastaj tha “Arbëreshët i kam pasion”. Dhe shtoi se i paska takuar kur qenë president.

-Po libra, çfarë librash,- ngulnin këmbë gazetarët.

-Po ja, këto me histori tha dhe u nis drejt një stende që kishte rreshtuar një libër me kopertinë bardh e zi. E shfletoi pa mendje disa herë të njëjtin titull, duke menduar se po shfletonte libra të ndryshëm. Pastaj porositi disa, duke i treguar me gisht sipas ngjyrave dhe një sekretare bionde i mblidhte.

Gazetarët e shoqëronin pas duke shkaktuar rrëmujë nëpër panair. Më në fund vendosi të dilte. Tek shkallët e priste makina luksoze. Filloi të flasë përsëri për librat dhe nevojën që ka shoqëria për to.

Ndërkohë tre makinat luksoze parkuar para derës së panairit, u ndezën dhe eskorta e Ilir Metës, u largua. Kamerat u mblodhën dhe u nisën pas tij.

…Tej në qoshe, Ismail Kadare vazhdonte firmoste libra. Nuk e shqetësonin kamerat. As ky tipi. I vetmi merak ishte shiu dhe breshëri që binte jashtë dhe herë pas here, pyeste Bujarin, botuesin e tij, se si do hipte tek vetura kur të iknin. Ishte pak e vështirë, pasi Bujari duhet të kujdesej për të dy, plus të mbante çadrën.

Tani të paktën kishte më pak rrëmujë, kur shkrimtari i madh të dilte për të zbritur i vetëm shkallët. Vetura e vizitorit të rëndësishëm që kishte zënë hyrjen e Pallatit të Kongreseve ishte larguar.

Dhe kjo na bënte të kishim më pak turp edhe ne, që shikonim këtë skenë, në një qoshe të Panairit. Dikë që ka bërë të njohur Shqipërinë në botë me librat e tij, dhe dikë tjetër që ka bërë të njohur Shqipërinë, me bllokun e tij.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 21/11/2022 04:03

    Ku është problemi? Po të ndodhte ndryshe do të habitesha. Ka 35 vjet që respektohet antivlera, prostitucioni, kurrupsioni, krimi. Nuk i duhet njeriu mëndja, paratë duhen, nuk ka rëndësi se nga vijnë. Këtë Shqipëri "demokratike,, ndërtuam të ba rrojë.

    Përgjigju
  • Halit: 20/11/2022 23:05

    Meta ka eskorte si ish president. Shyqyr thuaj qe nuk i ra nder mend Rames e te ulte allopranin mu para deres se Baromit...

    Përgjigju
  • Haha: 20/11/2022 20:01

    Ilir Metmuti hajduti i bllokut be dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër