Mero Baze: Vetingu duhet të jetë iniciativë e Partisë Demokratike

Mero Baze: Vetingu duhet të jetë iniciativë e Partisë Demokratike

Selia e PD

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe sot OSBE, kanë bashkuar thirrjen që Kuvendi I Shqipërisë të zgjasë afatin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, me qëllim që procesi të ruaj integritetin e vet dhe të ketë një standard për gjithë trupën e drejtësisë në Shqipëri.

Vonesat në Veting të cilat janë kryesisht vonesa që kanë ardhur për arsye logjistike dhe burimeve njerëzore të pamjaftueshme, nuk janë vonesa të cilat i ka prodhuar.

Por nëse afati i Vetingut nuk shtyhet, atëhere procesi I mëtejshëm i vetingut kthehet në betejë politike mes Berishës e Metës nga një anë, dhe Partisë Demokratike nga ana tjetër.

Partia Socialiste del e fituar, pasi në rast dështimi vetingu është kopetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy institucione ku politika ka më shumë ndikim se sa tek Komisionet e Vetingut, ku prania ndërkombëtare është vendimtare.

Partia Demokratike e cila po përjeton krizën e ndarjes së saj nga Sali Berisha dhe antiamerikanizmi i tij, ka aktualisht vetëm një ideologji të sajën, me të cilën po bën betejë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe ajo është qënia në një gjatësi vale me perëndimin, pra me SHBA dhe BE në politikat e saj.

Nuk jam shumë I bindur se socialistët janë të lumtur që po shtyhet vetingu, por sic ka ndodhur dhe herë të tjera, Edi Rama e ka aftësinë që të nxjerrë gështenjat me duart e tjë tjerëve dhe vet të ruaj kohezionin me SHBA e BE.

Në këtë rast Partia Demokratike duhet të lërë mënjan komplekset e saj nga akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe duhet ta udhëheqë këtë proces vetë. PD është në luftë me çiftin Berisha Meta pikërisht për raportet me Perëndimin, dhe është alogjike, që tani Perëndimi të dal me thirrje për ti mbushur mendjen shumicës në parlament të votojë vetingun. Kur perëndimi del me thirrje si kjo e dy ditëve të fundit, ata i adresohen Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pasi Berisha-Meta janë të qartë dhe të sinqert në këtë betejë. Ata kanë deklaruar votën kundër qëndrimit të perndimit për Vetingun.

Sic ndodh në këto raste Edi Rama thotë jam dakord por flisni me PD, duke larë duart nga përgjegjësia e tij.

Partia Demokratike duhet ta trajtojë sfidën për Vetingun, jo si e kompleksuar nga çifti Berisha-Meta, por nga e kundërta, për ti sfiduar ata.

Kjo është ndarja reale në PD, dhe nëse PD humbet votat në këtë proces, thjesht ka humbur disa deputetë të tjerë në raport me Sali Berishën. Kjo është betejë që tregon vijën ndarëse me  perndimin në politikën shqiptare. Kush ngelet matan vijës, është në llogoren e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që për hire të së vërtetës janë të qartë dhe pa komplekse në këtë betejë.

Është kjo arsyeja që këtë proces duhet ta udhëheq Partia Dmeorkatike dhe ta diktojë si provokim ndaj çiftit Berisha Meta,  dhe jo të bëj sikur e udhëheq PS dhe këta ti shkojnë pas. Partia Socialiste në të vërtet ka më shumë interes që vetingu të kaloj në KLP apo KLGj, ndërsa PD që ka disa muaj që kërkon të demaskoj Berishën si antiamerikan, tani që Berisha del hapur në qëndrimin e tij kundër SHBA, hezitojnë. Pra tani që ata duhet ti tregonin shqiptarëve me gisht Berishën, fshehen, ndërsa kanë muaj që lodhen tu thonë shqiptarëve se Berisha nuk e ka me Bashën por me SHBA.

Vetingu dhe reforma në drejtësi, janë kauza të Perëndimit në Shqipëri, dhe është qesharake që me Berishën e Metën, Partia Demokratike të ndahet për shkak të SHBA dhe me SHBA e BE të ndahet për shkak se nuk del dot kundër Berishës dhe Metës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni