Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'

Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'

Komisioni hetimor i Shëndetësisë

Për 48 orë, Ilir Beqaj, një ish-ministër nën hetim, ende i padënuar, është linçuar publikisht duke u çuar i lidhur me pranga në duar në Kuvendin e Shqipërisë dhe me mbrojtje speciale, a thua se ai e kishte këtë një rast për arratisje, ndërkohë që ka respektuar çdo masë arresti të dhënë ndaj tij, pa thyer asnjë pikë të ndonjë neni të Kodit të Procedurës Penale.

Skenat e shëmtuara me pranga në duar dhe mbrojtje të afërt, duke e kapur për krahu, u shoqëruan për 48 orë me një linçim barbar nga drejtuesja e Komisionit Hetimor të Sterilizmit, Albana Vokshi, e cila provoi se nuk e kishte thirrur për ta dëgjuar, por për të plotësuar skenarin e linçimit publik ndaj tij.

Duhet të kujtojmë se Ilir Beqaj nuk është arrestuar për çështjen e sterilizimit. Për të ka një akuzë për shpërdorim detyre, lehtësisht të rrëzueshme, dhe ka një masë arresti detyrim paraqitje. Ai është në burg me një masë të re arresti, për implikimin e një ndihmësi të tij, në dyshimet se ka çuar për drekë në një restorant që dyshohet se ka qenë pronë e Beqajt, pjesëmarrësit në një konferencë të ftuar nga institucioni që drejtonte Beqaj. Por nuk po merremi me paragjykimin e akuzës, por me linçimin publik të tij për shkak të ndërhyrjes nga drejtësia.

Është e njëjta opozitë që nuk pranon drejtësinë kur veprohet ndaj udhëheqësve të saj dhe gëzohet, madje kthehet në linçuese për kundërshtarët e saj, kur i bindën të njëjtës drejtësi. Janë këto fytyra që ngritën Shqipërinë në këmbë, pse u arrestua dhunshëm Ilir Meta dhe kërkonin shkarkimin e ministrit të Brendshëm, dhe tani sillen më me arrogancë se vetë policët që zbatojnë një urdhër, me një kundërshtar të tyre politik. Ndërsa në rastin e parë vajtonin për Ilir Metën, në rastin e dytë bullizonin Ilir Beqajn, pse e sollën me pranga në duar në Kuvend.

Sikur të mosmjaftonte kjo, e lanë 48 orë të sillej në korridore, duke e fyer publikisht pa i dhënë fjalën, vetëm pse ai ishte përgatitur të mbrohej dhe të hidhte poshtë akuzat e tyre.

Natyrisht, nëse unë do të isha në vend të Ilir Beqajt, do të refuzoja, do të kërkoja të kthehesha në burg dhe do ta kisha më lehtë të merrja një dënim të ri për refuzim të paraqitjes në Komision, sesa të bëhesha objekt linçimi nga një femër që dëshmon se i mjafton kaq pak pushtet për të qenë një përbindësh.

Të njëjtat fytyra sot në Kuvend, pasi e panë që e shndërruan Ilir Beqajn në viktimë, u përpoqën të ngrinin një tymnajë, se gjoja ai i kërcënoi dhe u ndjenë të rrezikuar në dy të natës, pasi në mënyrë cinike e urdhëruan të kthehej në burg, sepse nuk u duhej dëshmia e tij.

D.m.th, e morën, e ekspozuan dy ditë me pranga në duar, e lanë në korridore, duke e detyruar të shihej në TV si e bullizonin dhe pastaj protestonin për të pse po e linçonin, dhe e paraqisnin si kërcënim.

Nuk mjaftoi kaq, por Albana Vokshi kishte gjetur një metaforë për ta bullizuar Ilir Beqajn si zotëria "dy metra i gjatë", pa ia përmendur emrin, a thua se zonja "dy metra e gjerë" ka vlerë tek përmasat horizontale, kurse ai tek përmasat vertikale.

Nuk di se sa e kërcënuar ndjehet Albana Vokshi nga protesta e një njeriu të linçuar në orën 2 të natës, apo sa e turbulluar ndjehet zonja Zhupa nga tundja e gishtit të Beqajt, por është e sigurt se asnjë oficer sigurimi në kohën e Enver Hoxhës dhe asnjë grua naziste në kohën e Hitlerit, nuk është sjellë dhe as ka guxuar të sillet me njerëz që i kanë dorëzuar drejtësisë, ashtu si ato janë sjellë publikisht me një ish-kolegun e tyre.

Të njëjtat që presin gojëhapur stërkalat e pështymave që dalin nga goja e Berishës poshtë penxheres, me shpresë se marrin prej tij energji të reja, nga një njeri nën akuzë për vrasje dhe vjedhje, linçojnë dikë që i është dorëzuar drejtësisë shqiptare, për akuzat thuajse banale krahasuar me krimet e Sali Berishës.

Ato natyrisht nuk janë të rrezikuara nga Ilir Beqaj, por janë të rrezikuara dhe do të jenë të përçmuara nga opinioni publik, jo si femra "dy metra të gjera" apo "dy metra të mangëta", por si dy shembuj se si nuk duhet të jetë së pari një femër, pastaj një nënë, një deputete apo një ligjvënëse shqiptare. /Tema/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 15/11/2024 18:34

    Mos mashtro se nuk është 2m e gjerë, është vetëm 1.5m e gjerë.

    Përgjigju
  • vlonjati: 15/11/2024 08:25

    Turpi i parlamentit shqiptar,zonja dy metra e gjere dhe bjondja,qe i ka hyre vetja ne qejf prej disa vitesh,qe kujton se eshte e ardhmja e bandes se madhe demo-n-kratikase do e marrin pergjigjen ne zgjedhjet e ardheshme. Zonja "dy metra e gjere",epitet qe i pershtatet me se miri, i ka shpetuar akuzes per blerje votash me presion politik dhe sepse ne ate kohe SPAKU ishte ne hapat e para.Harroi zonja "dy metra e gjere" se u kap e u akuzua se shperndante thase me miell ne kembim te votes ne fushate elektorale dhe ky krim elektoral i saj eshte dhe me i rende se krimi per te cilin akuzohet zoti Beqja.Por zoti Beqja iu neneshtrua drejtesise dhe partia socialiste nuk e mbrojti ate politikisht,ne kundershtim me traditen banditeske te me nder partise se ashtuquajtur demokratikase=partia antidemokratike,qe ashtu si per banditin kryetar te saj tek kati i tete,edhe per Vokshin dy metra te gjere,Salianjin e te tjerete ketij lloji versulet me terbim kunder SPAKUT e prokurorise apo gjykates,duke e shumezuar veprimtarine e tyre me zero.

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/11/2024 07:36

    Kjo femër "dy metra e gjere"i ben keto gjera te shëmtuara per ti hyr ne qef Sali qen Berishës,ashtu si te gjithe grupi me ne krye Mulin,Sa te jete gjalle Sali qen krimineli keta kështu bejne,po bejne lufte te madhe per karriket ne parlament se i thone 5 milion lek ne muaj,e kete e ka ne dore Sali qen ,krimineli ,hajduti,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bora e parë zbardh Korçën, turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit

Bora e parë zbardh Korçën, turistë të huaj dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit