“Do të ngremë një transport urban model, duke respektuar oraret e pritjes, si dhe do të rehabilitohen stacionet e qëndrimit. Në standardet cilësore të transportit, do të gjejnë veten pensionistët, shtresat në nevojë dhe çdo njeri që shfrytëzon këtë shërbim".- kështu u shpreh kandidati i djathtë për bashkinë e Korçës Gjergj Mero në një takim me banorët e lagjes së francezëve.

Në hapje të takimit kandidati Mero vuri në dukje se korçarët ashtu sikurse çdo shqiptar, vuajnë krizën e madhe për shkak të keqqeverisjes qëndrore  dhe braktisjes së Bashkisë.

“Do të ngremë një transport urban model, duke respektuar oraret e pritjes, si dhe do të rehabilitohen stacionet e qëndrimit.  Në standardet cilësore të transportit,  do të gjejnë veten pensionistët, shtresat  në nevojë dhe çdo njeri  që shfrytëzon këtë shërbim. Njëherësh, tha kandidati Mero, do të mundësojmë zgjidhje për uljen e çmimit të aboneve, për shtresat në nevojë, si dhe për të rinjtë  në kuadrin e zbatimit të Kartës së Studentëve- u shpreh Mero në fjalën e tij me këta banorë.

Kandidati Mero tha se premtimet  boshe të qeverisë dhe kandidatëve të majtë, vijojnë ende të mashtrojnë publikun, i cili kësaj radhe nuk mund të manipulohet më.

Duke vijuar me shtjellimin e programit, kandidati Mero iu përgjigj dhe pyetjeve specifike të pjesëmarrësve të cilët më së shumti këmbëngulën në zgjidhjen e mungesës së punësimit. Një temë e mprehtë sociale e qytetit është dhe trajtimi i të moshuarve të vetmuar çështje për të cilën, kandidati Mero tha se do të mendohet ngritja e një azili social me mbështetjen nga të ardhurat e bashkisë, por dhe projekteve sociale  të shoqatave joqeveritare.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)