GREQI-Një autobus që po transportonte shqiptarë është përfshirë nga flakët në autostradën Patras – Korinth.
 
Autobusi u përfshi nga flakët në tunelin Panagopoula, ndërsa pasagjerët të gjithë nga Shqipëria, dolën me shpejtësi duke mos u lënduar asnjëri.
 
Në autobus po udhëtonin 48 persona të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishin Athinën.
 
Në ndihmë të shqiptarëve për të shuar zjarrin shkoi shërbimi i zjarrfikëses së tunelit Panagopoula ku ndodhi ngjarja.
 
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas medieve greke gjithçka mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti. 

dy.b/shqiptarja.com