Mëngjesin e sotëm ka marrë flakë një makinë. Ngjarja ka ndodhur në në bulevardin "Ismail Qemali" të Vlorës.

Makina ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj, duke lëshuar disa shllunga tymi.  

Sipas informacioneve paraprake, djegia e makinës ka qenë në mënyrë aksidentale.

Zjarrfikësja ka arritur në vendngjarje dhe ka arritur që të shuajë flakët.