Merr fund odisea,Kolegji rrëzon PD 
për Kurbinin: S’përsëriten zgjedhjet

Merr fund odisea,Kolegji rrëzon PD <br />për Kurbinin: S’përsëriten zgjedhjet
TIRANË - Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund maratonës së zgjedhjeve për bashkinë e Kurbinit duke vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Dmokratike që kërkoi pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë njësi vendore.

Partia Demokratike iu drejtua Kolegjit më kërkesën për rrëzimin e vendimit të KQZ për Kurbinin si dhe shpalljen të pavlefshme e përsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Kurbinit. Përfaqësuesi ligjor i PD tha se gjithë procesi është administruar në shkelje të Kodit Zgjedhor ndërsa KQZ ka marrë vendime të pabazuara. KQZ dhe PS në këtë proces i kërkuan Kolegjit rrëzimin e kësaj kërkese.

Maratona e ankimimit të procesit zgjedhor në bashkinë e Kurbinit nisi që në momentin kur kandidati i PD Altin Biba dha dorëheqjen nga gara e ndërsa gjatë procesit ankimues nuk u pranua as nga KQZ e as nga Kolegji kërkesa për zëvendësimin e kandidatit të së djathtës. Pas zgjedhjeve demokratët ankimuan sërish procesin në Kurbin duke pretenduar se aty janë faktuar parregullsi dhe shkelje ligjore të cilat nuk kanë të bëjnë me procese zgjedhor dhe garë në këto zgjedhje.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve