Merr fund tensioni politik mes Italisë dhe Francës

Merr fund tensioni politik mes Italisë dhe Francës

Kryministri italian Giuseppe Conte me Presidentin francez Emmanuel Macron

Duket se ka marrë fund tensioni politik i ditëve të fundit mes Italisë e Francës për shkak të vendimit të marrë nga Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini për mbylljen e porteve italiane ndaj emigrantëve që cdo ditë kapërcejnë Mesdheun.

Kryministri italian Giuseppe Conte është takuar sot në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Në qëndër të këtij takimi pune është tema e përballimit të krizës së emigrantëve dhe rishikimi i reformës së Traktatit të Dublinit.

Burime nga kryeminisria italiane informojnë se Kryeminstri Conte do t'i propozoj Presidentit Macron ngritjen e qëndrave hotpot për emigrantët në vendet e tyre të origjinës, fakt që do të ndihmoj në mbylljen e rrugës së Mesdheut, e në sigurinë e jetës së emigrantëve.

Qëndrat e emigrantëve do të propozohen të ngrihen jo vetëm në Libi por dhe në vendet afrikante sahariane sic është Niger.

Reforma e Traktatit të Dublinit, mjaft e kërkuar nga qeveria italiane është një tjetër temë kyce e këtij takimi,

Pasdite pritet një konferencë shtypi e dy krerëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli