Rikthehen parkimet me pagesë, policia bashkiake vendosi rreth 300 gjoba për shoferët që nuk zbatuan rregullat. Gentian Vocaj, shef i sektorit të qarkullimit në policinë bashkiake i bën apel qytetarëve të respektojnë vendparkimet pasi tashmë me lehtësimin e masave kufizuese nuk do të ketë tolerime.

Me lirimin e fashave orare dhe duke parë që trafiku i mjeteve në rrugë dhe i njerëzve u shtua, atëherë policia bashkiake në bashkëpunim me bashkinë Tiranë vendosi të ushtrojë kontrolle edhe në parkimet me pagesë. Kryesisht në parkimet me pagesë në rrugët kryesore por dalëngadalë edhe në zonat rezidenciale.

Puna ka filluar ka 2 ditë dhe deri tani janë vendosur rreth 200-300 masa administrative. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të parkojë në duke zbatuar sinjalistikën rrugore, kryesisht edhe në parkimet me pagesë nëse i kanë përdorur këto 2 muaj pa pagesë sot e mbrapa duhet të kryejnë pagesën”- u shpreh shefi i sektorit të qarkullimit në policinë bashkiake.

Nga ana tjetër krahas mbarëvajtjes së vendeve të parkimit në kryeqytet policia bashkiake është angazhuar edhe në kontrollin e masave parandaluese të marra nga shërbimet taksi për parandalimin e Covid19.