Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte

Prokuroria e Lezhës ka dyshime se urdhri për favorizimin e djalit të Tom Doshit, James Doshi, pas aksidentit në datën 17 mars, kur goditi makinën e biznesmenit Viktor Jushi dhe bashkëshortes, u dha nga krerë të policisë vendore. Për këtë, si pjesë e hetimeve të procedimit penal regjistruar për këtë arsye, të martën e 23 prillit, Report Tv mëson se në prokurori është marrë në pyetje kryepolici i Lezhës, Alfred Elezi.

Drejtori Elezi mësohet se ka dhënë shpjegime para prokurorit Sabri Kastrati dhe 2 oficerëve të policisë gjyqësore për rreth 2 orë. Organi i akuzës ka dyshime se ka qenë pikërisht Elezi, drejtuesi që përmes një telefonate ka ndërhyrë te shefi i qarkullimit Ismet Sula, për të favorizuar djalin e Tom Doshit, por kjo pritet të vërtetohet ose të hidhet poshtë edhe pas ekzaminimeve të tabulateve telefonike.

Krahas procedimit për shpërdorim detyre, pritet të regjistrohet dhe akuza e ndikimit të paligjshëm, kjo në varësi të vijimësisë së hetimeve dhe provave që prokuroria do të arrij të sigurojë për rastin.

Ndërkohë, burime pranë akuzës Lezhë bëjnë me dije se me vendim të prokurorit është vënë në sekuestro edhe makina tip "Lexus" e James Doshit, me të cilën shkaktoi aksidentin në datën 17 mars. 24-vjeçari po lëvizte me makinën e tij në superstradën Lezhë-Laç, kur goditi nga mbrapa makinën tip “Benz” të çiftit të bashkëshortëve Jushi, duke i shkaktuar dëmtime Lize Jushit.

Pas kësaj, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Doshi është favorizuar nga shefi i qarkullimit Ismet Sula, i cili e la të largohet nga vendi i ngjarjes. Pas hetimeve, Sula u pezullua me vendim të Gjykatës së Lezhës, ndërsa më pas nisi hetim disiplinor edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin Lila: 24/04/2024 16:05

    Fred elezi esht hajdut xhepash zot e merr vesht sesi esht katapultu drjetor policie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë