Pasi Kryeministri Rama e theksoi edhe një herë sot se Lezha është një nga Bashkitë e cila duhet marrë shembull pasi ka një mirëorganizim për menaxhimin e mbetjeve, e mori fjalën kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili rrëfeu eksperiencën e tij.
"Ne jemi munduar për të bërë një menaxhim që e kemi aplikuar për herë të parë vitin e kaluar. Vetëm 20 punonjës të më paguajë qeveria, për mua është e kryer ajo punë. Nëse një fshat apo lagje nuk paguan taksa ne nuk do t'i kryejmë asnjë shërbim", tha Ndreu.
Lajmi kryesor:
Rama mbledh kryebashkiakë e prefektë: Zero lekë pa pastrim! Gjoba të larta për ata që ndotin! Ka bashki që lejojnë bizneset të hedhin plehra në pika të paautorizuara! (VIDEO)










