Qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! ASA nuk funksiononte, gjetëm shkelje ligjore! Senati i institucionit: Vendim politik

Sot qeveria ka miratuar projektvendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave ku do të funksionojnë sërish si autonome.

Në një dalje për mediat, pas vendimit të qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi disa prej arsyeve që kishin çuar në marrjen e këtij vendimi ku mes tyre nënvizoi faktin që gjetjet pas kontrollit të bërë Akademinë e Studimeve Albanalogjike tregonin se ky institucion kishte kryer shkelje të rënda ligjore duke mos funksionuar si institucion i arsimit të lartë.

Kushi tha se ASA nuk kishte asnjë fakultet, në kundërshtim me atë që kërkon ligji për arsimin e lartë dhe gjithashtu se prej 8 vitesh asnjë student nuk ishte regjistruar në këtë institucion dhe nuk ishte e akredituar.

“ASA edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore. Si të fushës së strukturës ashtu edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta. Është e paakredituar, nuk është akredituar asnjëherë ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga 2 apo 3 herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.

Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave”-tha ministrja.

Sa i takon kundërshtimeve ndaj vendimit të qeverisë, Kushi tha se pjesa më e madhe e akademikëve ishin pro, ndërsa ata të cilët kanë dalë kundër janë disa prej shkaqeve përse ASA nuk funksionon si institucion i arsimit të lartë.

Vendimi u mirëprit nga Akademia e Shkencave që tha se kjo do të focojë statusin e punonjësve shkencorë për zhvillimin në nivel të ri të shkencave albanalogjike. Nga ana tjetër, senati i ASA-s e cilësoi si një vendim plotësisht politik që godet shkencën e albanalogjisë në Shqipëri. 

DItën e sotme 12 antropologë të Universitetit të Prishtinës dërguan një ‘notë proteste’ për projektvendimin e qeverisë me argumentin se transferimi i këtyre instituteve do të rezultonte në një dëm të madh për të gjithë studiuesit shqiptarë të në fushën e kërkimit shkencor dhe se shkelen një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të firmosura me institucionet e vendeve të huaja.  Ndërsa më herët janë mbajtur edhe protesta ndaj këtij projektvendimi që do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në fletoren zyrtare.

Sipas projektvendimit, të gjitha asetet dhe studiuesit e ASA-s do t’i transferohen Akademisë së Shkencave brenda muajit dhjetor. Nga ana tjetër, senati i Akademisë së Studimeve Albanalogjike ka konesntuar këtë vendim duke bërë të qartë se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për mos ta lejuar.

Sipas tyre Neni 29 i Ligjit 80 Për Arsimin, që ju jep kompetencat për ta propozuar mbylljen e ASA-s apo së paku për të qenë të lajmëruar një muaj më parë nga Ministria e Arsimit nuk është zbatuar. Ndonëse lëvizjet e fundit të saj, kanë qenë paralajmëruese, përmes një auditi bërë rishtazi në Akademinë Albanologjike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Qeveria miratoi transferimin tek Akademia e Shkencave, reagon senati i ASA-s: Vendim politik, godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri

1685183324_2555315514488839714528664468003925900354821n.jpg

Senati i Akademisë së Studimeve Albanalogjike ka deklaruar se është kundër vendimit të marrë sot nga Këshillit të ministrave duke e cilësuar këtë si vendim politik që godet shkencën e albanalogjisë në Shqipëri.

Deklarata e Akademisë së Studimeve Albanalogjike:

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:

Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;

Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;

Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.

Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.

Ora 13:32
Akademia e Shkencave: Bashkimi me Studimet Albanalogjike, mundësi për zhvillimin në nivel të ri

1685174074_akademiaeshkencave.JPG

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për bashkimin e saj me Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke e konsideruar atë si një vendim që u jep të dy institucioneve mundësinë dhe përgjegjësinë për zhvillimin në një nivel të ri të shkencave albanologjike.

Në reagim thuhet se statusi i ri që u jepet instituteve shkencore të albanologjisë si pjesë elitare e sistemit të kërkimit shkencor, pas një periudhe veprimtarie jo në përputhje me ligjet në fuqi, do të forcojë dukshëm edhe vetë statusin e punonjësve shkencorë.

“Ky vendim shpreh rritjen e interesit e të angazhimit të qeverisjes për të rritur dhe evidencuar financimin dhe investimet për kërkimin shkencor, ashtu siç po vepron me mbështetjen për tri projektet madhore në albanologji e për ngritjen e njësive të reja kërkimore-shkencore me impakt kombëtar”-thuhet mes të tjerash në reagim.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ton: 31/05/2023 15:47

    Nuk funksiononte? Po e fusnit ne funksion pa e shkrire...pse ja ulni nivelin Albanologjise...rrogat e atyre jane sa nje fluturim I te madhit me air albania

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 31/05/2023 13:01

    Politika e mbrapsht 32 vjeçare ka pergjegjesine e shkaterrimit te gjithçkaje pozitive te arritur me mund,djerse dhe jetë nen nje diktature te pashembullt. Kjo politike 32 vjeçare nen flamurin e lirise e demokracise shkaterroj ne gjithçka te arritur nga shoqeria shqiptare,deri ne qelize me qellim per tu pasuruar padrejtesisht dhe qendruar ne pushtet. Ky makabritet ja kalon periudhes 45 vjeçare te diktatures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë