'Merrni pjesë masivisht', Cakaj thirrje shqiptarëve të Bujanocit për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare

'Merrni pjesë masivisht', Cakaj thirrje shqiptarëve të Bujanocit për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një shënimi në 'facebook', iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Bujanocit të marrin pjesë në masë në zgjedhjet që do përsëriten në këtë zonë. Komisioni Zgjedhor Republikan (KZR) miratoi të premten aktvendim për rivotim në 9 njësi zgjedhore në komunën e Bujanocit për zgjedhjet parlamentare, pa dhënë ndonjë shpjegim detajues.

Cakaj thotë që me 1 korrik, në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, duhet të ketë një dalje masive në votime dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar.

"Një thirrje publike dhe një lajm i mirë për shqiptarët në Luginë.

Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar. Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve!

Për më shumë, pas vizitës së fuakndit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t'u bërë.

Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë.

Shihemi shumë shpejt me masa konkrete institucionale, natyrisht,"-shkruan Cakaj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja