Merrnin ryshfet për targat, dërgohet
për gjykim dosja për 3 punonjësit

TIRANE- Dosja e tre zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor të cilët i merrnin para qytetarëve me qëllim targimin e automjeteve, tashmë është dërguar për gjykim. Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria ka çuar në Gjykatë dosjen për Altin Shehun, punonjës në Sektorin e Kontrollit Fizik të Automjetit; Feride Kateshi, punonjëse pranë një Kompanie Sigurimi në Tiranë; dhe Marash Dema ish-zyrtar i Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë. Të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në këmbim të shumës së parave ata kryenin targimin e automjeteve në mënyrë të paligjshme.
 
Dyshohet se përgjatë ushtrimit të detyrës këta shtetas kanë abuzuar, në drejtim të targimit të mjete kundrejt një përfitimi në prej 50.000 deri ne 80.000 lekësh. Gjatë arrestimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave prej 200.000 mijë lekësh, si dhe 500 euro.
 
Të tre këta persona u arrestuan në 25 qershor 2014, pas një procedimi të regjistruar rreth 6 muaj më parë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 te Kodit Penal.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita zonat e thella